Stina e tërbimit

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

 

Për aq kohë sa qenëria do të livadhisë cep e më cep të vendit, rreziqet dhe pasojat janë evidente çdo ditë e çdo orë. Prania e tyre e maskuar me lëkurën e qengjit po tremb dhe terrorizon qytetarët. Çdo ditë e më shumë shtohen tufëzat e qenërisë, ku përveç grabitjeve dhe terrorit nuk mungojnë dhe viktimat. Lypset me çdo kusht të ndërhyhet me të gjitha mjetet dhe forcën e lìgjit. Të lidhet qenëria që sorollaten natë e ditë, dhe doemos të izolohen baloshët e mëdhenj. T’u dizinfektohet çerdhja tyre e uzurpuar me urdhër të ujkut plak. Ndryshe çdo tolerancë do të sjellë pasoja fatale për vendin dhe qytetarët. Tërbimi ka marrë përmasa të pafrenueshme.  Populli thotë, qenit tregoji shkopin: Ju ç’prisni më gjatë?! Preng Pjetri, Lezhë

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *