Stipe Mesiç kryetar nderi i një tjetër qyteti shqiptar

Dita

Ish-presidenti i Republikës së Kroacisë, Stipe Mesiç do të shpallet qytetar nderi i komunës së Gostivarit në Seancën e Këshillit Komunal, që do të mbahet më 29 tetor.

Mesiçit, siç njoftojnë mediat, me këtë rast do t’i ndahet dokumenti për qytetar nderi i Komunës së Gostivarit.

Mesiç, i cili quhet një mik i madh i popullit shqiptar, ka qenë president i Kroacisë në dy mandate, kryeministër i parë pas zgjedhjeve shumëpartiake, kryetar i Kuvendit të Kroacisë, kryetar i Presidencës së Jugosllavisë dhe kryetar në komunën e tij Orahovicë.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *