Stisje qesharake gjenetiko-psikologjike

anazapta

Është kaq qesharake që edhe pas 23 vitesh Sali Berisha e dnonjë tjetër flasin ende për “rrëzimin e komunizmit”. Cfarë tallje e madhe me problemet e sotme të shoqërisë shqiptare!

Sa idiotësi monumentale është mendimi që bijtë mund ti akuzojmë për ato që kanë bërë etërit. Në të vërtetë, është qesharake të mendohet se polarizimi i shoqërisë shqiptare në “të mirë” dhe “të ligj” mund të ketë baza gjenetike, pavarësisht se si bëhet në mendjen e njërit apo të tjetrit – PS dhe PD, komunistë dhe antikomunistë, persekutues dhe të persekutuar, kriminelë dhe viktima, të mençur dhe budallenj, shenjtorë dhe mëkatarë.

Përkundrazi, nëse do të guxonim të flitnim për influenca genesh në sjelljet dhe preferencat e këtij apo atij politikani shqiptar të sotëm, do të ishte krejt e ligjshme, për shembull, të mendonim së bijtë e familjeve komuniste janë gjenetikisht të prirur për t’u ngritur kundër vlerave në të cilat identifikoheshin baballarët e tyre e për t’u bërë antikomunistë, ashtu si baballarët u ngritën dje kundër baballarëve të tyre, dhe u bënë komunistë, duke diktuar në bazë të sjelljes së tyre një gen, si të thuash, të “rebelimit ndaj etërve”. Mirëpo historia nuk e influencon të sotmen nëpërmjet stisjeve të tilla gjenetiko-psikologjike. Ndaj budallallëqet alla Sali apo alla Jozefinë, bëhen mirë të tallen e të përcmohen në opinionin e shëndoshë qytetar. Sa për ata që thjesht militojnë dhe thonë cfarë u thonë, nuk kemi c’bëjmë.

 

Email nga adresa: [email protected]

Share This Article
1 Comment
  • Pse mendon se kan ndyshuar .Ne vitin 1941 u krijue me emrin Partia komuniste.Ne vitin 1948 u be partia e punes,cfar ndyshoj.Ne vitin 1991 perseri ndrruen emrin ne parti socialiste dhe perseri per te qendruar besnik muaren edhe gazeten zeri I popullit qe u trashigue qe nga viti 1942.Te gjitha komitetet e partis ne shqiperi komunisto punisto socialiste I mbajten.Vertet nuk e kan forcen e dikurshme per ta mbajtur me dhune sundimin,po sherri e kan perseri te forte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *