Stolat që matin ndotjen dhe pastrojnë ajrin, risia vjen nga Polonia

Elena Tase

Minatorët e qymyrit në Jug të Polonisë janë duke luftuar me ndotjen e ajrit dhe për këtë arsye kanë krijuar stolat e veçantë. Këta stola kanë për funksion të evidentojnë dhe të pastrojnë ajrin e papastër.

Michal Kaczorek dhe Michal Szyszkowski janë dizajnuesit dhe ndërtuesit e këtyre stolave. Stolat janë të pajisura me një sensor në gjendje që të masë nivelin e grimcave të dëmshme në ajër dhe më pas të ndezë ngjyrën e kuqe, verdhë apo jeshile, në varësi të nivelit të grimcave të matura.

E kuqja i referohet një sasie të madhe ndotje, e verdha një sasie mesatare dhe jeshilja një sasie të vogël. Pasi  minatorët janë angazhuar në luftën kundër ndotjes së ajrit, tashmë kanë dalë me një produkt në gjendje të tregojë në çast cilësinë e ajrit.

Stolat mund të pastrojnë  860 metër kub ajër në një orë, që është e barabartë me ajrin në një dhomë 80 metër katrorë. Deri tani është instaluar vetëm një stol, dhe krijuesit shpresojnë që të instalojnë shumë të tjera në të gjithë Poloninë, përfshirë aeroporte, zyra, spitale dhe shkolla.

Sipas OBSH, 33 ndër 50 vendet më të ndotura të Bashkimit Europian janë në Poloni, kryesisht në jug të vendit.

e.t./dita

Share This Article
2 Comments
  • Shpikje vertet e madhe.
    Nga sot e tutje ore tutje nuk do kemi probleme me makina me karburant.Vendosim nji stol ne fund te skapamentos dhe vec pastrim te ajrit qe do e kemi qe ne embrion te tije posa te lejne mbrapa buzt e skapamentos.Do kemi gjithe hapsinen e ambinteve.

  • Zoti MH elexova me vemendje repliken tuaj shume te mencme e cila tregon njvelin e larte kulturor qe jeni i paisur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *