Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se ka “përshkallëzim shqetësues” të veprimtarisë ushtarake ruse në Siri.
Deklaratat e tij u bënë përpara fillimit të takimit të Ministrave të Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s.
Stoltenberg deklaroi gjithashtu se Aleanca është e gatshme të vendosë forca në Turqi, nëse është e nevojshme, pasi avionët luftarakë rusë kanë shkelur hapësirën e saj ajrore.
“Në Siri kemi parë përshkallëzim shqetësues të aktiviteteve ushtarake ruse. Ne do t’i vlerësojmë zhvillimet e fundit dhe implikimet e tyre në sigurinë e aleancës”, ka thënë Stoltenberg.