Britania e Madhe po ul ndjeshëm reputacionin e saj global për ruajtjen e aseteve historike, ku pas Liverpoolit pritet që dhe Stonehenges ti hiqet statusi i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO.
Sipas Guardian, shefat e UNESCO kritikuan qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për dështimin për të “përmbushur detyrimet e saj” për të mbrojtur bregun e lumit viktorian të Liverpoolit dhe fajësuan vitet e zhvillimit për një “humbje të pakthyeshme” të vlerës së saj historike.
Komiteti i trashëgimisë botërore i UNESCO u ka thënë ministrave se Stonehenge do të vendoset në “listën e trashëgimisë botërore në rrezik”, një hap pararendës për heqjen e statusit të tij, nëse vazhdojnë punimet për një tunel aty pranë.
Barry Joyce, një ish-nënkryetar i Këshillit Ndërkombëtar për Monumentet dhe Vendet në Mbretërinë e Bashkuar, i cili këshillon komitetin e UNESCO, tha se ishte “mjaft tronditëse” që Shapps kishte miratuar tunelin Stonehenge pavarësisht shqetësimeve serioze të inspektorëve të planifikimit.
Konventa e Trashëgimisë Botërore e UNESCO, në të cilën Mbretëria e Bashkuar është nënshkruese, inkurajon qeveritë të krijojnë fondacione kombëtare për të siguruar fonde të rrethuara për pasuritë e tyre kulturore, por MB nuk ka një organ të tillë.
o.j/dita
