Stop dhunës ndaj bluzave të bardha, mjekët e QSUT dhe të spitalit Shkodër në protestë

Leda Hysa

Mjeket e QSUT-se dhe ata te spitalit te Shkodres solidarizohen me kolege te tyre, kunder dhunes ndaj mjekeve.

Ne Tirane, mjkete apelojne per respekt ndaj punes qe shpeton jete.

“Spitalet tane jane ambiente qe ofrojne siguri, mbrojtje, shpetim jete. Thirrje per bashkim, per te ndaluar dhunen, thirrje per politikeberes, drejtues dhe administratore te institucioneve, per te hetuar shkaqet, faktoret qe ndikojne ne kete situate. Dhuna ne kushtet e punes duhet te marre ndeshkimin e merituar“- tha mjeku Arjan Harxhi, nga protesta te QSUT.

Ne proteste eshte edhe zv/ministria e Shëndetësisë Mira Rakacolli.

Nderkohe, ne Shkoder, mjeket po zhvillojne nje proteste perpara spitalit te Shkodres per t’i thene “ndal” dhunes ndaj bluzave te bardha dhe per te respektuar punen dhe kontributin e tyre ne sherbim te shoqerise.

“Te gjithe duhet ta mirekuptojne punen tone. Nuk eshte e vertete se kemi paga aq te larta. Ndaj nesh ka nisur nje fushate shpifjesh qe duhet te ndalet. Ne nuk mundet te heshtim dhe vetem permes protestave do te kerkojme edhe ne te drejtat tona. Nuk mund te lejojme as dhunen dhe asgje te ketij lloji. Mos te harrojme se ne 1997 te gjithe u dorezuan dhe vetem mjeket qendruan. Duhet qe te ashpersohet ligji ndaj dhunuesve dhe kjo thirrje shkon edhe per Parlamentin ashtu siç e ka kerkuar edhe ministrja”- apelojne mjeket.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Zotrinj mjeke, large duart nga xhepat e shqipetareve! Vijme tek ju per tu sheruar, ju nuk levizni nga vendi per te ndihmuar te semurin po te mos xhvasni nje shume te majme nga i semuri fatkeq qe bije ne duart tuaja. Organet ligjzbatuese te shikojne edhe kete aspekt kriminal ne veprimtarin tuaj!

  • Jam pro kunder dhunes qe protestojne mjeket.
    Por jam plotesisht nji mendje me komentin Bubullimasi mbasi ne thelbe te keti komentit bubullimasi,qendron krimi i mjekve ndaj pacienteve.
    Mjeku duhet te jete human ne cdo gjendje te shoqerise.Nuk asht aspak humanizem te cfrytezosh profesionin per te zhvatur mbi fatkeqesin e pacientit.
    Nese shoqeria e mjekve kerkojne deri me proteste ndaj qeverise per rritje paget,kesaj proteste duhet ti bashkohet i gjithe populli ne te drejten e tyre.Ne te kunderten mjeket do kalojne ne krime ndaj pacienteve.Kete duhet ta kuptojne bukurmire qeverija.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *