Stop emigracionit, FMN: Po rrezikohet ekonomia shqiptare

Leda Hysa

Në një kohë që emigracioni është kthyer në një problem të ndjeshëm për Shqipërinë, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë thirrje që të merren masa për të ulur normën e emigracionit.

Në raportin e fundit theksohet se që të arrihet një gjë e tillë është e rëndësishme të përmirësohet klima e të bërit biznes, të forcohet lufta ndaj korrupsionit dhe të përmirësohen shërbimet publike.

Emigracioni në rritje shikohet si një rrezik për ekonominë shqiptare prej Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Në raportin e fundit qeverisë shqiptare i bëhet apel që të merren masa për të ulur fenomenin.

Për të arritur këtë objektiv, sipas FMN-së është e domosdoshme që në vend të realizohen një sërë reformash duke nisur nga përmirësimi i klimës së biznesit, me theks forcimin e sundimit të ligjit.

Autoritetet, thuhet në raport, duhet të përfundojnë në mënyrë të shpejtë reformën gjyqësore dhe të zbatojnë përpjekje të forta kundër korrupsionit.

Me shqetësim shihet edhe informaliteti i cili vlerësohet të jetë shumë i përhapur në ekonominë shqiptare.

Gjithashtu sugjerohet që në vend të zbatohet një sistem i thjeshtë tatimor në mënyrë që të rritet mbledhja e taksave dhe mbi të gjitha kërkohet që qeveria të rrisë cilësinë e shërbimeve publike.

Një prioritet në këtë aspekt vlerësohet edhe mundësia për të bërë karrierë në bazë të aftësisë dhe konkurrencës.

Sipas të dhënave zyrtare, 1.5 mln shtetas shqiptarë ndodhen jashtë territorit të vendit.

INSTAT-it rendit pesë faktorë që ndikojnë në rritjen e emigracionit drejt BE-së, të cilët përfshijnë: mundësinë për të punuar jashtë vendit (84%), bashkimin familjar (4.6%), ndjekur nga papunësia në Shqipëri (4.2%), mundësinë për të studiuar jashtë vendit (3.5%) dhe faktorë të tjerë (3.6%).

Shumica e komuniteteve të emigrantëve ndodhen në vendet fqinje, Itali dhe Greqi, megjithatë me një tendencë në rritje në vendet e Bashkimit Evropian, si dhe në Amerikën e Veriut dhe në Kanada.

Arsyet e emigrimit

84% mundësi për punësim

4.6% bashkim familjar

4.2% papunësia në Shqipëri

3.5% për studime

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments
  • Keta bejne apele sikur zgjidhja do te vije nga apelet! Greqine e mbyten me triliona dollare kurse ne na bejne apele. Ku i keni parate ore? Shqiperia ju ka hapur dyert nderkombetareve dhe NATO-s dhe asnjeri nuk e zgjidh xhepin te na ndihmoje. Emigracioni ndalet me mireqenie dhe mireqenia kerkon rroga te larta dhe punesim. Shqiperia ka kaq shume fruta e perime qe mund ti konvertoje ne recelna dhe perime te konservuara qe mund ta furnizoje Europen. Por askush nuk sheh oportunitet qe te investoje sepse rrezikohen Italia me Greqine. Prandaj qepeni qenefin se na cate trapin me keshillat tuaja sikur ne nuk e dime qe emigracioni eshte problem. Keta flasin si e ema e Zeqos maje thanes!

    • Po po ne ate krah fli ti. Sa ndihma kane dhene nga vitet 90 e ketej, te gjitha ne xhepat e pushtetareve kane shkuar. Pastaj ku te investojne ?! Vijne investoret dhe priten qe ne Rinas nga kucedrat tona. Bejne dy dite turizem, i ze barku dhe ikin te lebetitur. Shqiperine e mban gjalle vetem emigracioni dhe ato dy lek taksa qe paguajne kafenete dhe qebaptoret.

      • @ Janulles – Ku e di ti se i kane marre pushtetaret? Perse genjen? Ke fakte qe perdor kete gjuhe? Ndihmat monitorohen nga ata qe i japin dhe nuk mund te vidhen ashtu sic flet zoterote.

  • Po po ne ate krah fli ti. Sa ndihma kane dhene nga vitet 90 e ketej, te gjitha ne xhepat e pushtetareve kane shkuar. Pastaj ku te investojne ?! Vijne investoret dhe priten qe ne Rinas nga kucedrat tona. Bejne dy dite turizem, i ze barku dhe ikin te lebetitur. Shqiperine e mban gjalle vetem emigracioni dhe ato dy lek taksa qe paguajne kafenete dhe qebaptoret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *