Stop! Masakrimit të gjuhës shqipe

Ornela

Përmbi shqipen tonë,
Po bëhet masakër,
Ah që nuk jam Zoti,
T’i korrja me drapër!

Të korrja bastardët,
Që këtu frymojnë,
Që shqipen e shenjtë,
Po e masakrojnë!

Është gjuha shqipe,
Gjuha e perëndive,
Në shekuj e ruajtëm,
Si dritën e syve!

Një gjuhë për Zota,
Ka qenë vërtetë,
Ka, që nga Rilindja,
Dëshmorët e vetë!

Dy dëshmorë të saj,
Besoj se i dini,
Njeri Dhaskal Todri,
Tjetri Petro Nini.

Në kohë të Enverit,
Gjuha jonë amtare,
U vendos në shina,
Me normën letrare!

Kongresi i drejtshkrimit,
Këtë e ka vulosur,
Po deti i gjuhës,
Është i përsosur!

Atentat i rënd,
Mbi gjuhën e nënës,
Këtu më së pari,
Janë tekstet e këngës!

Në fund na e solli,
Made in Elvana,
Një karikaturë:
Me tana, me tana!

Fillon gegërisht,
Vijon toskërisht,
Dhe në fund produkti,
Del një mutërisht!

Halli i vetëm s’janë,
Mostrat që këndojnë,
Shumë nuk dinë të shkruajnë,
Dhe as të lexojnë!

Jo njerëzit e thjeshtë,
Që në llaç punojnë,
Po edhe pushtetarët,
Që vetëm drejtojnë!

Si çdo vlerë shqiptare,
Që për turp u zhgrye,
Dhe analfabetizmi
Sërish na u kthye!

Mbi shqipen e shenjtë,
U bë batërdi,
Dhe kjo gjëmë na ndodhi,
Në demokraci!

Arben Duka

Share This Article
12 Comments
  • Jo vetem e percudnojne tekstet e kengeve.Po kryesorja e percudnimit jane emertimet e dyqaneve,restoranteve,hoteleve etj etj.Same tu prishe mendja:Jemi ne Shqiperi a po ku dreqin jemi.

  • Se mos vetem fjalet, po melodite tallava, pale Boikeni sI dhi kenute qe hungeron dhe ec e merr vesh… Nga ky fest. duhet te behet kthesa me 180 grade.

  • Rrespekte zoti DUKA ja dhe nje poezi xhevahir tjeter nga pena jote , falimderit , gezohem kur lexoj poezi per interes te kombit tim e te gjuhes brilante te vendit tim , jeni i mrekullushem poeti numer 1 ne kte vend , do mbetesh ne histori me poezit e tua i madhi ARBEN DUKA. Rrespekte.

    • Stop masakrimit te gjuhes “Shqipe” thote Agroni.
      Per cfare gjuhe “Perendie” flet o Duka!
      Stop fjale e huaj.
      Masaker fjale e huaj.Gluha,gjuha,nga Glosa Greqisht.
      Bastard fjale e huaj
      Shenjte po ashtu nga Saint.
      Eshte nga este.
      Shekuj nga century
      Driten e syve vjen nga Dita Day.
      Mengjes nga Morning
      Darke nga dark anglisht.
      Syve nga See you.
      Zoti nga Zeusi Grek.
      Besoj nga Vasi greqisht.
      Tjeter,etjera,ecetera.
      Norme letrare Norm letter.
      Kongresi drejtshkrimit Congres Straight.
      Atentat i rende Attentati italisht.
      Tekstesh kengesh,tekts kantare italisht.
      Fund nga Fine
      Karikature nga caricatura italisht.
      Produkt nga product
      Mostrat nga mostra italisht.
      Vlere nga value
      An-Alfabetizem
      Batterdi
      Demokraci nga Dhimo-Kratia Kratos Greqisht.

  • Të falenderojë nga zëmra,për këto që shkruan.
    Të lumtë mëndja e ndritur dhe dora që ti shkruan këto vargje.
    Të adhurojë i nderuar Z.Arben Duka.

  • Shefqet Pecit

    Lis i Laberise
    Tribun i vertete
    Nga bemat e njoha
    Qe tamam termet

    Qe shqiponje e gjalle
    Me turrin rrufe
    Gjithe jeten e tij
    Shkriu per atdhe

    Ku kerciste pushka
    Ai qe ne balle
    Ne luften e madhe
    Komandant i rralle

    Dridhej tradhetia
    Hasmi nga sikleti
    Kur gjemonte thirrja
    Po sulmon termeti

    Ballin gjithmone lart
    Trim i laberise
    Shpinen kurre sia kthehu
    Plumbit as stuhise

    Ne muzgun e jetes
    Kur dielli qe shuar
    Rrahu tradhetia
    Per ta gjunjezuar

    Ku pyet termeti
    Se cka permbi shpine
    Ylli tij nuk shuhet
    Binjak me Lavdine

    Me nje krah zogu
    Kurre nuk fluturon
    Jug edhe Veri
    Nje do jene gjithmone

    Shoke te pandare
    Ne jete e lavdi
    Shefqet Peci e Haxhi Lleshi
    Qene e do te jene gjithnji

  • Me duket se demokracia nuk eshte per popujt e prapambetur si ne, apo per afrikanet e ku ta di une. Demokracia zevendesohet me ligjet e xhungles, me shkerdhatokraci, me formen me te eger dhe te pashpirt te kapitalizmit. Korrusion, banditizem, krim, vjedhje, degjenerim, pasurim i nje pakice teper te vogel dhe mizerje per shumicen e popullit, – keshtu perfundon demokracia nder vendet e prapambetura. Me nje fjale demokracia nuk ishte per shqiptaret. Demokracia para se te jete sistem eshte kulture, tradite, qyteterim. Gjera qe neve si shoqeri tribale na mungojne teresisht.

  • Ahhhhh njeriu I ri I realizmit socialist A Duka, I flaket kunder gegnishtes. Gjuha letrare ne shina?!!!!! Harro a, u dote me permed enverin se I djeg shpirti. E kalumja e ka fajin. Gjuha letrare pa asnji misherim nga gehnishtja. I flaket si Kokeministri jone.

  • Hera e pare qe po me pelqen ky poeti partiak.Vertet komunizmi e Beri kongresin e drejtshkrimeve po e Beri krejtsisht jugor ne dialekt duke ftuar edhe sherbetor te UDB si Rexhep Qosen etj.Ky poeti do kishte bere mire te kishte file edhe per ata TV qe japin filma turk tere kohen.Nje dite me u ndal energjia fillojn femrat shqiptare e shajn turqisht.Çfar nuk e been pushtuesit po e bejn vete shqiptar.Megjithse po I more pushtuesit besimin je I skllavruar.

  • Po c’ruajte ti o bejtexhi! Ti me kumandarin me shume e rruajtet (dhe e qethet) gjuhen shqipe se sa e ruajtet.
    Dhe standardizimi kur u be u bazua ne frymen partiake te perjashtimit e jo te ruajtjes. Pastaj c’ankohesh per keto gjyzelet e kriekaqolit kur vajte e votove per “drejtimin e duhur” apo “Shqiperine e rilindur”. Ja kjo qe prandaj ta gezoc!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *