Stotlenberg: Putin nuk e ka ndryshuar ambicien për pushtim, duhen sanksione shtesë

Ornela

Sekretari i NATO-s Jens Stotlenberg, po mban fjalën e tij në Bruksel ku janë të mbledhur pasditën e sotme të gjithë ministrat e jashtëm të aleancës.

“Ne nuk kemi parë asnjë tregues se presidenti Putin ka ndryshuar ambicien e tij për të kontrolluar të gjithë Ukrainën dhe për të rishkruar rendin ndërkombëtar”, thotë ai.

Stotlenberg tha se të gjitha vendet e NATO-s duhet ta mbështesin Ukrainën duke i vendosur Rusisë sanksione shtesë në mënyrë që të forcojnë më shumë mbrojtjen ndaj saj.

Ai shtoi se kjo luftë mund të zgjasë shumë dhe se NATO dhe e gjithë bota duhet të përgatitet për këtë gjë.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *