Strakosha: Bëmë baba të të ngjaj

anazapta

Thoma Strakosha ka mbyllur një sezon të shkëlqyer me Lacion, teksa ka fituar titullin kampion si titullar i skuadrës të të rinjve dhe Kupën e Italisë me skuadrën e parë, duke qenë portier i tretë. Një vit plot emocione, të cilat ai i ka përshkruar për Lazio Style Radio, ku shprehet ndër të tjera se si idhull ka Foto Strakoshën, babanë e tij dhe ish-portier i kombëtares shqiptare. “Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur për mua dhe për skuadrën. Për një të ri nuk ka asgjë më të madhe sesa fitimi i titullit kampion”, thotë portieri i kombëtares shqiptare U-19. “Gjatë vitit kemi kërkuar të punojmë dhe të qëndrojmë gjithmonë e më të bashkuar. Kjo gjë, së bashku me fitoren në derbin e fazës së dytë, ka qenë sekreti që na ka dhënë mundësi të fitojmë”. Nuk ka luajtur vetëm me të rinjtë Strakosha që ka arritur të konfirmohet “edhe me të mëdhenjtë” duke përfituar shumë nga kolegët e tij me më tepër eksperiencë, si Federiko Marketi dhe Albano Bizarri. “Kam mësuar shumë të reja me Marketin dhe Bizarrin, në skuadrën e parë gjithçka është në një tjetër nivel, ndryshon ritmi, shpejtësia, përqendrimi i kërkuar, është krejtësisht ndryshe në krahasim me skuadrën e të rinjve”. Më tej, shton se do të donte të kishte personalitetin e të atit, ndonëse si portierin më të mirë që ka parë vlerëson juventinin Xhixhi Bufon. “Idhulli im është babai im. Do doja të kisha personalitetin e tij. Për sa i përket portierëve modernë, më i miri është Bufon, por edhe Marketi më pëlqen shumë”, thotë portieri i ri i Lacios e i Shqipërisë.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *