Portieri i Shqipërisë U-19, Thoma Strakosha, po përjeton ditë protagonisti me skuadrën e parë të Lacios, në Auronzo di Cadore. Skuadra romane aktualisht ka vetëm dy portierë, pasi Marketi është ende me pushime pas pjesëmarrjes në Kupën e Konfederatave me Italinë, ndërsa Bizarri është i dëmtuar. Roli si protagonist i jep kënaqësi të veçantë portierit të ri, i cili edhe në sezonin e kaluar është grumbulluar disa herë me ekipin e parë, ndonësenuk ka luajtur. Kampioni i Italisë me të rinjtë tregon emocionet e tij për Radion Lazio Style. “Është një përvojë shumë e bukur dhe tepër emocionuese të luash me fituesit e Kupës së Italisë”, thotë Strakosha.
“Stërvitja në kampionat është disi më e qetë. Ka gjithmonë intensitet, por këtu ngarkesa është më e madhe. Të gjithë japin maksimumin, për të siguruar një vend titullari në sezonin e ri”. Strakosha është njëri nga disa lojtarë nga skuadra e të rinjve, e cila, muajin e kaluar, fitoi titullin kampion, pasi mundi Atalantën në finale. “Jemi integruar mirë brenda grupit. Më të mëdhenjtë na ndihmojnë, na flasin dhe na japin këshilla. Po përjetojmë momente të bukura. Të jesh kampion i Italisë është ndjesi unike, por tani po mendojmë për të ardhmen”, thotë portieri i ri, duke nënkuptuar dëshirën për të kaluar në skuadrën e parë.
Me behet qejfi qe po vjen nje tjeter talent Strakosha. Dy porosi per te:-Thjeshtesi. -Pune.