Strakosha në formacionin e talenteve, lë jashtë Donnarummën

DITA Online

 

Sezoni fantastik dhe pritjet e shkëlqyera gjatë kampionatit që u mbyll e konfirmuan Thomas Strakoshën si portierin titullar te Lazio.

Pas mbylljes së edicionit është koha e bilanceve, me yllin shqiptar që me të drejtë është përfshirë në formacionin më të mirë të talenteve të Serisë A.

Faqja e specializuar për statistikat, “Opta” publikoi 11 lojtarët më të mirë të moshës deri në 23 vjeç, bazuar në vlerësimet e tyre për ndeshjet e luajtura në elitën e futbollit italian.

Në formacionin ideal, ku ndodhen dy yje të Lazios, të zbuluar nga drejtori sportiv, Igli Tare, Strakosha është portieri titullar.

Mbrojtja përbëhet nga Milenkoviç i Fiorentinës, Skriniar i Interit dhe dyshja e Milanit, Romagnoli dhe Calabria.

Në treshen e mesfushës janë rreshtuar Milinkoviç-Saviç i Lazios, Torreira i Sampdorias dhe Pellegrini i Romës.

Në sulm, Knownacki i Sampdorias dhe Under i Romës janë në mbështetje të Cutrones së Milanit.

Me përfshirjen në formacionin ideal për lojtarët deri në 23 vjeç, Thomas Strakosha la jashtë talentin e Milanit dhe përfaqësueses italiane, Gianluigi Donnarumma.

Statistikat ishin të gjitha në favor të gardianit kuqezi, që në këtë sezon ka qenë titullar në të 38 javët e Serisë A, duke pësuar vetëm 49 gola, ndërsa me pritjet e tij ka qenë vendimtar në ecurinë e shkëlqyer të Lazios.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *