Strakosha në ndihmë të Amatrices

Dita

Shkëlqen në fushë por edhe jashtë saj. Thomas Strakosha është një nga lojtarët e momentit te Lazio. Portieri i talentuar shqiptar i cili ka spikatur me paraqitjet e tij fantastike në dy sfidat e fundit të skuadrës bardhekaltër në Serinë A ndaj Milanit dhe Empolit ishte nga 4 futbollistët e përzgjedhur nga Lazio për të marrë pjesë në eventin e bamirsisë të mbajtur në qytezën e Amatrices mbrëmjen e të Mërkurës.

Strakosha në këtë event bamirësie që u organizua për ti ardhur në ndihmë qytezës së rrënuar nga tërmeti që goditi sëfundmi Italinë, u shfaq në një version ndryshe.

Në eventin ku ishte i pranishëm edhe presidenti i Lazios Claudio Lottito, portieri shqiptar sëbashku me shokët e skuadrës Parolo, Prce dhe Cataldi bëri kamarierin, një profesion të cilin për një natë Strakosha e realizoi shumë mirë. Në këtë mbrëmje Starkosha me shokë firmosën autografe ndërsa u shitën edhe shumë fanella të Lazios.

Federico Marchetti vazhdon të jetë i dëmtuar, me Strakoshën që do të aktivizohet sërish si titullar këtë fundjavë në sfidën ndaj Udineses. Nëse vazhdon me këto ritme 21-vjecari shqiptar ka shanse të mira për ta ulur përfundimisht në stol Marchettin edhe kur italiani të rikthehet nga dëmtimi.

14484795_1009938625802780_5302123024295848124_n-1 14484795_1009938625802780_5302123024295848124_n

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *