Në përfundim të miqësore kundër Top 11 Radio Club, ishte portieri i Lazios, njëherësh edhe guardian i portës së përfaqësueses së Shqipërisë, Thomas Strakosha, ai që doli në konferencë për shtyp.
Në këtë vit të fundit të ka ndryshuar jeta…
“Po, absolutisht, kjo falë klubit dhe shokëve të skuadrës. Për mua ka qenë një vit shumë i rëndësishëm”.
Je gati për të qënë titullar në këtë Lazio?
“Stërvitem i lumtur dhe i qetë çdo ditë për të realizuar këtë objektiv”.
Ku mendon se mund të përmirësohesh falë edhe përgatitësit Grigioni?
“Në gjithçka. Dua të mbetem gjithmonë i përqëndruar dhe të bëj të pamundurën për tu bërë më i fortë”.
Çfarë pret nga sezoni i ardhshëm?
“Nuk di, padyshim do të doja të bëja më mirë se viti i kaluar”.
Këtë vit në portë dukesh një veteran këtu në Auronzo…
“Më pëlqen të ndihmoj kolegët më të rinj. Kam një marrëdhënie të mirë me Guerrieri e Adamonis”.
A do të shërbente një portier më ekspert për ta patur si shpatull, mbase një portier i dytë?
“Sinqerisht jo, jam mirë kështu”.
I lumtur për rinovimin?
“Po, këtu jam vërtetë shumë mirë. Jam i lumtur te Lazio”.
Trashëgimia e babait tënd, ish-portier, a të peshon?
“Jo, për mua është një motiv krenarie, për të bërë gjithmonë më mirë dhe për tu përmirësuar”.
