Strakosha triumfon në finale, Lacio thyen Atalantën dhe fiton Kupën e Italisë (video)

DITA Online

Në një finale edhe mes shqiptarësh, ku Gjimshiti e nisi si titullar përballë Strakoshës. Ndeshja nisi e luftuar nga të dyja ekipet, por rastin e parë më të mirë e kishte Atalanta, me De Run në minutën e 26-të që goditi shtyllën e Strakoshës, ndërsa në vijimin e po të njëjtit aksion, Gjimshiti u ndal nga një mbrojtës duke mos gjetur dot rrjetën për pak.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërkohë që rast për Atalantën pati Hatebur në fillimin e së dytës. Me kalimin e lojës, Lacio e mori veten dhe kërkoi të rrezikonte më shumë, me Korrean.

Gjithsesi, goli i zhbllokimit erdhi vetëm në minutën e 82-të, ku në një goditje këndi, ishte serbi Milinkoviç-Saviç, që i mori kohën Gjimshitit në zonë, dhe goditi për të gjetur rrjetën.

 

v.l/ Dita

gol lacio on Vidnews.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *