Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Stramaçoni: Nuk po i bëjmë presion Shnajderit
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Sport > Stramaçoni: Nuk po i bëjmë presion Shnajderit
Sport

Stramaçoni: Nuk po i bëjmë presion Shnajderit

anazapta
Published December 7, 2012
Share
SHARE

Trajneri i Interit shprehet se lënia jashtë loje e mesfushorit holandez nuk ka lidhje me presionin për rinovimin e kontratës

Trajneri i Interit Andrea Stramaçoni këmbëngul se Uesli Shnajder, i cili pritet që në janar të kalojë tek Mançester Junaited, nuk po lihet jashtë loje për t’i bërë presion për rinovimin e kontratës.

Interi, i cili duket se është gati ta shesë kapitenin holandez në vit të ri, ditët e fundit është akuzuar se ka kërcënuar mesfushorin pasi drejtori Marko Branka i tha se nuk mund të luante përsëri me klubin derisa të merrej një vendim për zgjatjen e kontratës.

Interi do që Shnajderi të nënshkruajë një marrëveshje të re me një pagë më të ulët, diçka që lojtari nuk dëshiron ta bëjë, aq më tepër që tashmë është lënë pas dore.

Presidenti i Interit, Masimo Morati, u shpreh këtë javë se në janar mund të ketë lëvizje, por Stramaçoni deklaroi se 28-vjeçari është lënë jashtë skuadrës javët e fundit për arsye taktike.

Ish-mesfushori i Real Madridit nuk ka luajtur që nga shtatori.

“Të gjitha vendimet e marra për lojtarëve të mi janë bërë vetëm nisur nga vlerësimet e mia”, u tha Stramaçoni gazetarëve. “Nëse holandezi luan apo caktohet në skuadër, është vendimi im dhe i askujt tjetër. Unë mbaj përgjegjësi.

Ai po stërvitet me lojtarët e tjerë të skuadrës. Po punon mirë dhe shpresoj të mos kem arsye për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve sërish. Besoj se kam folur shumë lidhur me këtë argument”.

 

 

Dioni, në anën e Ueslit

 

Holandezja 21-vjeçare Dioni Tabers konsiderohet tashmë Sofia Loren e re. Ajo ka pozuar për disa prej revistave më të njohura të modës duke zënë gjithnjë kopertinat.

Dhe siç shkruajnë mediat italiane, Dioni ka një pasion shumë të madh për futbollin, si dhe për holandezin më të diskutuar të momentit: Uesli Shnajderin, duke u konsideruar kështu një rivale shumë e rrezikshme për gruan e tij të bukur, Jolanda.

anazapta December 7, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?