Strasburgu, 4 pyetje për vrasjet e 21 Janarit

Elton Tafaruci

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut u drejton katër pyetje autoriteteve shqiptare, ndërsa kërkon dokumentacionin për hetimet dhe gjykimin, në të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar.

Kështu, saga gjyqësore për përgjegjësit e vrasjeve të 21 Janarit, shkeljen e procedurave të gjykimit, zhdukjen dhe manipulimin e provave, rrëzimin e fakteve dhe devijimin e ekspertizave, më në fund, ka mbërritur dhe ka vënë në lëvizje Gjykatën Evropiane, raporton Shqiptarja.com.

Katër vjet pas padisë së familjarëve të viktimave, Gjykata e Strasburgut ka hapur çështjen më të nxehtë dhe sensitive të viteve të fundit.

21 Janari është konsideruar si një ndër krimet më të rënda shtetërore, në trajektoren e historisë së pluralizmit shqiptar, ku u ekzekutuan katër qytetarë të pafajshëm, ndërsa u plagosën edhe gjashtë të tjerë.

Drejtësia shqiptare nuk gjeti asnjë fajtor për ekzekutimet dhe plagosjet e qytetarëve para zyrës së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Por, teksa Gjykata e Lartë vijon të mbajë peng prej tre vitesh dosjen, për shkak të pafuqisë së saj përballë politikës, tashmë fjalën e fundit për zbatimin e procedurave gjyqësore për 21 Janarin, do ta thotë Gjykata e Strasburgut.

Shqiptarja.com ka zbuluar dokumentin e parë zyrtar të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, të datës 23 Mars 2016, për çështjen “Ana Veizi dhe të tjerët kundër Shqipërisë”, për 21 Janarin, ku kërkohet rihapja e kësaj çështje.

Share This Article
6 Comments
  • Me se fundi po i vjen fundi funderrinave te politikes dhe drejtesise shqiptare.Me se fundi do dali ne shesh everteta e madhe per vrasjet makabre.Ky veprim do vej ne vend dhe pafuqine e Rames per te denuar Berishen.

  • I shkreti edi rama… do ja fusin miqte e tij ne burg. Ai eshte munduar pa pushim ti ruaje salinjte dhe lulushet por me duket se po vjen ora.

    Eh more edudush sa shpejt ikin muajt dhe vitet! Duket si sot dita kuru bbetove se do beje drejtesi per 21 janarin tendd dhe gjithe kjo kohe qe ti ke qendruar ne vend numero duket sikur nuk qe fare.

    Ndoshta keta evrot do thone fjalen e vertete.

  • Nuk ka dhe faj Rama per kultivimin e drejtesise ne padrejtesi nga pinjolli i Vicidolit Berisha.
    Strasburgu nuk asht i korruptuar.Drejtesia aty asht komplet drejtesi dhe nuk i tutte as kujte ne bote e jo ma handrakut te Vicidolit Berisha.Ndaj Straburgu do shpalosin vertetesin e ngajrjes duke ekzekutuar me burg kriminelet e krimit te 21 janarit 2011.

  • Kjo eshte nje akuze e RENDE europiane qe i behet sistemit te drejtesise shqiptare.
    Por ajo eshte edhe turp per vete shtetin e sotem shqiptar, qe krimet e brendshme te Shqiperise dhe autoret e krimeve ne Shqiperi duhet ti zgjidhe e t’i gjeje Gjykata e Strassburgut.

    A ka turp me te madh per kete pseudoshtet qe kemi?

  • Ju pershendes te gjitheve! Shqiptare, perse nuk i hapni syte per te kuptuar vertet se cfar loje luhet ne Shqiperi? Perse Rama eshte totalisht i pafuqishem ndaj klanit Berisha? Kush e ka ne dore drejtesine shqiptare?
    Pergjigje: Berisha gezon mbrojtjen totale te ShBA-se per arsye qe tashme i dime te gjithe: trafiku i armeve me te birin e Berishes per interes te ShBA, dhe disa favore te tjera ne luften e Kosoves. Sa here qe Rama nuk bie dakort per ndonje “kerkese” te amerikaneve, Donald Lu del ne media dhe i ferkon krahet S. Berishes, per ti bere te ditur Rames se ShBA mund ta permbyse kete qeveri kur ti doje qejfi dhe te ngre ne pushtet perseri Berishen. Rruga e Rames per te bere sadopak te mundur zbatimin e drejtesise per ceshtjet e bujshme ne Shqiperi eshte Strasburgu, pra jashte Shqiperise dhe larg kontrollit total te berisho-amerikaneve!!!

  • Shikoni kur te shkrijne gjykaten e Strasburgut Sala me “miqte” qe urdherdhenesin e etiketuan “burre shteti” e urdherzbatuesin “yll ne ngjitje”!Me i dyshuari per te treguar urdherdhenesin eshte Ndre Prendi i cili ne cilesin e deshimtarit dhe te ekzekutorit me siguri qe perpara ketij proçesi do ti ndodhe ndonje “aksident automobilistik” me qe tashme gjykata e liroi nga akuza per shperdorim detyre e nuk e ruan me njeri perveç gjurmimit qe i bene banda e shokut Sali!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *