Strasburgu nis “gjyqin” për vettingun, pranon padinë e Xhoxhajt

J L

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ka pranuar padinë e ish-anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj. Ajo në padinë kundër Shqipërisë, pretendon se gjatë procesit të vettingut i janë shkelur disa të drejta të parashikuara nga Konventa e të Drejtave të Njeriut, ku Shqipëria bën pjesë.

Altina Xhoxhaj ishte mes emrave të parë që ngeli në vetting. Sipas vendimit të arsyetuar fillimisht të Komisionit të Pavarur të Kualifkimit, të lënë në fuqi më pas edhe nga Kolegji i Apelimit, ish-gjyqtarja plotësonte kriterin e profesionalizimit dhe atë të integritetit, por ngeli në kriterin e pasurisë.

Dy trupave të vettingut nuk u dolën llogaritë në kriterin e pasurisë. Në shtatë raste KPK ka gjetur në shumicë votash 2 me 1 se Xhoxhaj nuk justifikonte me dokumente ligjore pasurinë e vënë. KPK thotë se në tre raste ajo ka kryer “deklarim të rremë”, në një rast “deklarim të pasaktë”, ka fshehur pasurinë, nuk ka të ardhura të mjaftueshme për të justifikuar atë dhe në një rast se ka “përfituar sipërfaqe të tepërt trualli, veprim i cili rëndon pozitën e subjektit të rivlerësimit dhe cenon besueshmërinë e publikut.

Avokatja e Xhoxhajt u mbrojt duke deklaruar se një pjesë të këtyre pasurive buronin nga të ardhurat e partnerit të saj. Konkretisht, për një apartament 100 m2, për të cilin KPK thotë se nuk justifikohet, avokatja deklaroi se është pronë e shlyer plotësisht nga bashkëjetuesi i klientes së saj, i cili është subjekt i ligjit për deklarimin e pasurive dhe se Xhoxhaj ka përfituar bashkëpronësinë e dhuruar nga bashkëjetuesi i saj, kur kjo pronë është regjistruar në vitin 2011.

Interesant është fakti që padia e Xhoxhajt ka vënë në lëvizje Strasburgun, që i ka nisur shtetit shqiptar disa pyetje, mbi përgjigjet e të cilave do të japë një vlerësim, jo vetëm për ish-gjyqtaren e Kushtetueses, por mbi gjithë procesin e vettingut.

Pra, e thënë më thjeshtë, Gjykata e Strasburgut po skanon vettingun, kriteret që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit aplikojnë në vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, respektimin e standardeve të njëjta, paanësinë në vendimmarrje, garantimi i një procesi të drejtë dhe të rregullit ligjor.

j.l./ dita

Share This Article
5 Comments
  • Ore shtet leshi, nxirrni nje ligj qe kush rrezohet nga vetingu, nuk ka te drejte per asnje post, edhe po e dergoj ceshtjen ne gjykatat nderkombetare, sic eshte kjo ortakja e erinda ballances
    Shikoni sa shume kane vjedhur keta, sa qe i cojne ceshtjet ne gjykata nderkombetare

  • NUK PO MARRIM VESH VENDIM DHENESI ESHTE SISTEMI SHQIPTAR I DREJTESISE SE RE, PRA Komisioni I Pavarur I Kualifkimit dhe Kolegji i Apelimit, APO STRASBURGU?

    PYES SEPSE KETA QE PO I NXJERRIN NGA SISTEMI I DREJTESISE SE KORRUPTUAR, KU HYN DHE KJO MENDER GJYQTARJA E KUSHTETUSES ALTINA XHOXHAJ, KANE GRABITUR PASURI QE NUK I JUSTIFIKOJNE DHE PER KETE JO VETEM DUHEN ZHDUKUR NGA DREJTESIA POR DUHEN KONFISKUAR DHE BURGOSUR PER KONSUMIM TE VEPRES PENALE KORUPSION DHE PERFITIME TE PALIGJESHME NGA SHFRYTEZIMI I POSTIT ZYRTAR.

    KURSE KJO XHOXHAJ DHE DISA TOCA TE TJERE SI PUNA E SAJ, GUXOJNE TE ANKIMOHEN NE STRASBURG, A THUA JANE PRONARE TE LIGJSHEM TE PASURIVE QE UA KA MOHUAR SHTETI SHQIPTAR.

    KJO ESHTE E PASENS DHE NESE STASBURGU I MERR SERIOZISHT ANKIMIMET E TYRE TREGON QE EDHE KJO GJYKATE S’ESHTE AJO QE NJEREZIA DI, PRA QE VENDOS NE VEND DREJTESINE. SA PER SHKELJE TE TE DREJTAVE TE NJERIUT KETU SHYN KURKUND, PERKUNDRAZI ESHTE TE VESH NE VEND TE DREJTAT PRONESORE TE NJEREZVE HALLEXHINJ ET PERVETESUARA JO LIGJERISHT NGA DELENXHINJTE E MENDER-DREJTESISE SE STERKORUPTUAR SHQIPTARE.

  • NUK PO MARRIM VESH VENDIM-DHENESI ESHTE SISTEMI SHQIPTAR I DREJTESISE SE RE, PRA Komisioni I Pavarur I Kualifkimit dhe Kolegji i Apelimit, APO STRASBURGU?

    PYES SEPSE KETA QE PO I NXJERRIN NGA SISTEMI I DREJTESISE SE KORRUPTUAR, KU HYN DHE KJO MENDER GJYQTARJA E KUSHTETUSES ALTINA XHOXHAJ, KANE GRABITUR PASURI QE NUK I JUSTIFIKOJNE DHE PER KETE JO VETEM DUHEN ZHDUKUR NGA DREJTESIA POR DUHEN KONFISKUAR DHE BURGOSUR PER KONSUMIM TE VEPRES PENALE USHTRIM KORRUPSIONI DHE PERFITIME TE PALIGJESHME NGA SHFRYTEZIMI I POSTIT ZYRTAR.

    KURSE KJO XHOXHAJ DHE DISA TOÇA TE TJERE SI PUNA E SAJ, GUXOJNE TE ANKIMOHEN NE STRASBURG, A THUA JANE PRONARE TE LIGJSHEM TE PASURIVE QE UA KA MOHUAR SHTETI SHQIPTAR???!!!!.

    KJO ESHTE E PASENS DHE NESE STASBURGU I MERR SERIOZISHT ANKIMIMET E TYRE TREGON QE EDHE KJO GJYKATE S’ESHTE AJO QE NJEREZIA DI, PRA QE VENDOS NE VEND DREJTESINE.

    SA PER SHKELJEN E TE DREJTAVE TE NJERIUT, SIÇ PRETENDON KJO ZONJEZA XHOXHAJ, KETU S’HYN KURKUND, PERKUNDRAZI TE QEROSH NGA SISTEMI KETE DHE GJITHE TE NGJASHMIT E SAJ DO TE THOTE TE VESH NE VEND TE DREJTAT PRONESORE TE NJEREZVE HALLEXHINJ TE PERVETESUARA JO LIGJERISHT NGA DELENXHINJTE E MENDER-DREJTESISE SE STERKORRUPTUAR SHQIPTARE.

  • Problemi eshte qe Reforma si kjo e Vettingut i kalon Ramuti per populizem. Bota njeh ligjin dhe sistemin ligjor e ka mbi cdo lloj Vettingu.
    Ajo qe me intereson mua ne kete histori eshte se ata do ta gjykojne Reformen jo si veper Kushtetuese me akte ligjore te sakta, sic i ka Kushtetuta, por si ndermarje politike te administrates shteterore, pra ekzekutivit, dhe mund te gjejne kontradite te nderhyrjes se shtetit ne sistemin gjyqesor.
    Kjo eshte nje nga argumentet.
    Tjetra duhet te kete te beje me informacionet qe ka derguar “varfanjakja” Goxhaj. Mund te kete derguar detaje per gjyqtare qe e kane “kaluar” Vettingun, dhe kane vjedhur me shume se ajo.
    Keshtu peshohet drejtesia ne Shqiperi, cili hajdut vjedh me shume apo me pak. Si puna e Ramutit, e kemi me pak te keq nga Berisha. Dhe hajdutet pak me te vegjel te gjyqesorit mendojne se kane te drejte ta quajne veten te ndershem..

  • strazburgu vleroson proceduren ligjore qe eshte ndjekur dhe jo faktet ne per te shkarkuarin.
    Kur shkelet procedura, jane te gjithe te humbur
    kur shkelet fakti mund te jete vetem i shkarkuari si viktime.
    kur shkelet procedura konsolidohet kushtetuta si leter bakalli, o njerezzzzzzzzzz.
    Qe eshte vsistem i korruptuar as qe nuk diskutohet.
    Por jo keshtu, me kete propogande.
    Po kalojne vite o njerez dhe spo e kuptoni qebeshte ombrekla me e mire per keta qe qeverisin dhe dine te thone se ata te tjeret se duan reformen se kane frike nga drejtesia. Llogjika me thjeshte thote qe friken me te madhe e ka ai qe eshte ne pushtet ,sepse ai firmos ketu e 6 vjet , ai ka mundesi qe te bej korrupsion dhe jo ai qe eshte ne opozite.
    Zgjohuni, lufte per kontroll!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *