Strasburgu rrëzon pronarët, mbetet në fuqi skema e qeverisë për kompensimin e pronave

Ornela

Gjykata e Strasburgut ka rrëzuar kërkesën e pronarëve për të cilësuar si papranueshëm skemën e re të kompensimit të pronave të sekuestruara gjatë komunizmit që u miratua në vitin 2015.

Në vendimin e saj të publikuar sot, Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg arriti në përfundimin se skema e ofruar me Ligjin për Trajtimin e Pronës ishte një mjet ligjor.

Gjykata i ka cilësuar kërkesët e pronarëvce si të papranueshme për tre arsye të cilat lidhen: Me mosshterimin e procedurave ligjore brenda vendit; si të parakohshme ose sepse kërkuesit nuk gëzonin më cilësinë e viktimës për shkelje të të drejtave të tyre.

Kështu, kompensimi i pronave tani do të bëhet sipas skemës së re të miratuar nga qeveria në vitin 2015, e cila u kundështuar shumë nga pronarët.

Skema e kompensimit

Sipas kësaj skeme, toka sot do të kompensohet duke marrë në konsideratë gjendjen e saj në momentin e sekuestrimit nga regjimi komunist dhe jo sipas zërit kadastral që është sot. Skema parashikon që një pronë që ka qenë arë për shembull kur u sekuestrua të kompensohet e si e tillë sot edhe nëse tashmë ajo është truall dhe me vlerë shumë më të lartë tregu.

Megjithatë, për të shmangur një barrë të rëndë ndaj pronarëve, gjykata ka vendosur që në rastet kur kemi të bëjmë me devijime të mëdha, toka të mos kompensohet me më pak se 10% të vlerës së tregut që ka sot.

Rrjedhimisht, nëse një pronari i është sekuestruar toka arë në periudhën e komunizmit dhe sot është truall shumë i vlefshëm, sipas gjykatës, ajo nuk do të kompensohet si arë, por me minimumi 10% të çmimit të tregut në ditët e sotme si truall.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Po na shkateroni xhepat , ju te gjykates se te drejtave te njeriut ne STRASBOURG .Arsyeja eshte me se e thjeshte .

    1. Simbas te dhenave qe keni vendosur ju , jane miliarda ne EURO per te shpronesuar pronaret .Apo keto para do lundrojne ciper komitetit qendror te PPSH .

    2 .A e dini zoterinj , qe duhen per shume breza ,niper e sterniper te pagojme ne te pa fajshmit , popull me taksat tona .A e dini zoteri te gjyk Strasbourgut ,qe pensioni kap vleren e 100 eurove ne muaj per nje pensionist ne shqiperi ,qe nuk i dalin as per ilace e ujeper te pire ,akoma do pagojme ne fukarenjte prap me taksat tona ,ku eshte llogjika e juaj ketu .Dhe me e bukura eshte , ne qe nuk kemi mare truall dhe kemi zaptuar ligjin ,te ndeshkohemi ,pse te paguajme ,nga taksat tona ne shekuj nga ju, Bravo STRASBOURGUT .

    3.. Te pakten mblidhjani ketyre banditeve tane , se jane edhe shume pronare ,qe po vonohen me shekuj neper gjykatat te korruptuara shqiptare ,qe shkelin kushtetuten nenin 181 te saj .Jepini urdher te zbatohen afatet kohore ,dhe pse duhet te shkoje ne gjygj nje pronar me letra te rregullta ??Shteti te veproje .

    4.. A e dini se per problemin e pronave ,nga statistikat e shtetit anti prone hajdut shqiptar ,jane mbi 8700 viktima deri me sot ,per keto ceshtje dhe ja kane kaluar diktatures komuniste .

    5. . Ne trojet e pa zena ,pse shteti nuk ja kthen truallin pronarit ,?

    6 . Dihet vetem per vepra publike ,duhet te kete shpronesim per ndertim spitalesh ,rruge ,reparte ushtarake e shkolla .Pse anashkalohet ligji ?

    7.. A e dini ju z te Strasbourgut ,qe ne trojet ne bregdet keta mafjozet tane i kane perlare per vehten e tyre .Keni pronare te vrare me dinamit diten per diell , bile te zanatit tuaj juriste e gjygjtare ne kulmin e rinise ?Mafjozet politikane majtas e djathtas e kacurrel kane ndertuar rezorte e vila me pishina ne tokat e viktimave ??? Bravo Strasbourgut pergedhelini ??

    8. Ju permendni te paguhet sot , jo me pak se 10 % te tregut te sotem ,e jo te periudhes se para ardhjes se koleres komuniste , por vlera e munguar,shfrytezimi , qe nga 45 e deri me sot ,qe jane rreth 75 vite .??Pse nuk e shpjogoni .Ju e kini ne ligj ndeshkimin ,ku jane te drejtat e njeriut per pronen .

    8 .E shketeruat ekonomine e privatit ,pronare e jo pronare ,jane miliarda EURO per tu shlyer .Sa vjet do rrojne pronaret .A e dini qe duhen miliarda vite per tu kompesuar keto shuma ,apo kini vendosur ,qe tokat e pa zena ,ti jepen e ti kalojne direkt pronarit , apo do ja lini hajduteve bandite te tallen si deri me sot .

    Ka ngelur vetem te shkruajme ne gazetat me shikueshmeri me te medha neper boten gjithe perendimore ,cfare ben Strasbourgu ,si zbatohet ligji ,apo eshte dhjere fare bota sot ??

    Ju faleminderit per mirkuptimin .

  • Kur te kthehem ne pushtet do denoj Nexhmije Hoxhen me burgim te perjetshem!
    Do denoj me burgim te perjetshem Muslim Murrizin i cili zbatoi 7501!
    Token do jua kthej pronareve!
    Do hapim piramidat financiare!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *