Strategjia Brexit, Theresa May shembull nga “Alibaba” dhe “Amazon”

DITA Online

 

Forumi ekonomik i Davos në Zvicër duket se ka shërbyer si burim frymëzimi për kryeministren britanike, Theresa May.

Kjo e fundit u takua gjatë punimeve të forumit me themeluesin e Alibaba, Jack Ma, dhe duket se që prej atëherë ka lindur një miqësie re, bazuar kryesisht në respektin e kryeministres ndaj miliarderit.

Theresa May është e impresionuar nga shembulli i tij dhe Alibaba për mënyrën sesi trajtojnë rregullat e tregtisë ndërkombëtare për të çuar përpara biznesin e tyre, deklarojnë burime pranë qeverisë britanike.

May mendon se ky shembull dhe ai i Amazon duhet të ndiqen nga Britania për të përfituar sa më shumë nga Brexit, e pse jo për të nxjerrë fitime nga ndarja me Bashkimin Europian.

Qeveria britanike po i studion të dyja kompanitë, për të arritur të gjejë një strategji të vetën për Brexit.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *