Strategjia e re financave, borxhi publik zbret në 65.5% më 2017

Bledar Lumani

Niveli i borxhit publik pritet të arrijë në 65.5 % në vitin 2017 dhe 56.7 për qind në vitin 2020.

Kjo është strategjia e re e Ministrisë së Financave për Menaxhimin e Financave deri në vitin 2020, e cila është hartuar me asistencën e Bankës Botërore, raporton Monitor.

Ky planifikim merr në konsideratë devijimin ndërmjet parashikimit fillestar dhe vlerësimit përfundimtar të rritjes së PBB-së nga 1 – 1.6%.

Ulja e borxhit në këto nivele do të arrihet duke marrë në konsideratë një nivel të ardhurash 27.7% – 27.8% të PBB deri në fund të vitit 2020.

Strategjia për uljen e borxhit është bazuar edhe në devijim ndërmjet borxhit faktik dhe raportit të planifikuar me  0.5 – 1%.

Të dhënat e krahasuara të publikuara nga BERZH dhe Komisioni Europian tregojnë se vendet e Ballkanit e kanë këtë tregues më të ulët se ne.

Hungaria është shteti i vetëm në Europën Qendrore e Lindore, që ka një nivel prej gati 80% të PBB-së.

Serbia pritet që të ketë një rritje të lartë të borxhit publik, e parashikuara në 68.8% në 2014-n dhe 71.1% në 2015.

Për Maqedoninë borxhi pritet të rritet në mënyrë të moderuar në 39% në 2015-n, nga 36.1% në fund të 2013-s.

Për Malin e Zi, ky tregues do të shkojë në rreth 60% të PBB-së në 2015, nga 56.5% që është pritshmëria për 2013-n.

Share This Article
10 Comments
  • cfare individi eshte ai qe ka borxhe? cfare shtepie eshte ajo qe ka borxhe? cfare shteti eshte ai qe eshte i krimbur ne borxhe? kjo eshte demokracia ne te cilen po jetojme dhe ku fondi mbytes nderkombetar i detyron shtetet te marin borxhe per interesa te atyre qe e kontrollojne kete fond. me pak fjale kjo eshte skllaveri dhe jo demokraci

  • SHQIPERIA PAGUAN NJE BORXH 200 MILION EURO QE MORI PER NDERTIMIN E TEC-IT TE VLORES I CILI KA 5 VITE QE ESHTE MBARUAR DHE NUK ESHTE NDEZUR ASNJE DITE.

    NGA ANA TJETER, XHEPISTI AHMETAJ SAPO LIDHI NJE KONTRATE 1 MILIARD DOLLAR PER BLERJE ENERGJI ELEKTRIKE NGA RUMANIA.

    PO PERSE, NUK I PRODHONTE DOT TECI I VLORES APO EDHE AI I FIERIT KETE ENERGJI E TE PUNESOHESHIN 5,000 FAMILJE E TE MOS BRIDHNIN TE RINJTE RRUGEVE TE BOTES E TI SHTYPI GREKU ME KEMBE?????!!!!!!

    PROBLEMIN NUK E KEMI NGA BORXHET, POR NGA POLITIKANET HAJDUTE.

    SA ME SHPEJT TE ZGJOHEMI NGA GJUMI AQ ME MIRE PER NE SEPSE PO SHTYPEMI ME KEMBE NGA HAJDUTET.

  • Mendoj se ekonomia ka filluar te levize.
    Sidoqofte Qeveria e ka per detyre t’ja beje publikut zyrtarisht me dije (deri tani ka dhene vetem copeza informacionesh) gropen financiare qe gjeti,nga qeverisja kusaro-kriminale e dr.dhjeramanit.Ky detyrim eshte ekskluzivisht i Qeverise,ta beje e shumta deri ne qershor;sepse ajo e mori verdiktin e shqiptareve,,,jo FMN-ja.

  • akoma nuk ja kemi pare hajrin takses famoze PROGRESIVE te Edi Rames qe do te shpetonte ekonomine e falimentuar te Saliut si nje ILAC CUDIBERES, por qe perfundoi si “Kokoshi ne Nje Thele” ne kerkim te fitimit te biznesit barkderr albanez qe te zbatohej ndershmerisht formula socialiste:

    KUSH FITON ME SHUME DUHET TE PAGUAJE ME SHUME

    te cilen e ka harruar me kohe edhe vete Edi Rama.

    Shqypnise i duhen urgjent ne vitet e ardhme 1-2 miliard USD per te rregulluar bilancet e pagesave qe Saliu i la si nje thes i cpuar nga te gjitha anet nga mungesa e pergjegjesise ne drejtimin e shtetit, prandaj edhe 330 milione eur, si LOT shpetimtar nga FMN-ja jane nje ndihme e pacmuar ne kete drejtim. Por kjo ndihme nga ana tjeter nuk duhet tí leshohet qeverise Rama pa asnje kontroll, sepse ka shume gjasa qe ky LOT te ike per “Djame Qeni” sic kane ikur LOT-e te tjera para tij pa sjelle me vete rrezultaet e kerkuara. Mjafton te permendim ketu per aferen mafioze ne rrugen Durres-Kukes apo ate te Gerdecit qe te bindemi se ne Shqypni shpesh ndihmat bujare dhe qellimet e mira te Botes mund te transformohen ne AFERA korruptive me pasoja tragjike. Ketu me vend eshte te pyesim:

    CFARE PROSPERITETI EKONOMIK I KANE SJELLE EKONOMISE SHQYPTARE:

    – afera ne rrugen Durres-Kukes me mbi 1 miliard EUR investim pa piken e llogjikes ekonomike?
    – afera ne Gerdec me 300 milione USD ndihme nga Pentagoni i Bushit me pasoje tragjedine ne kete fshat famekeq?

    Prandaj edhe apeli i nastradinit eshte qe FMN-ja te dale nga korniza e burokracise me formula fiskale dhe te shikoje realisht si te ndihmoje ekonomine shqyptare me keshilla per rimekembjen e prodhimit elitar shqyptar MADE IN ALBANIA me TVSH te larte qe te ffilloje te levize perpjete kurba thelbesore e GDP-se per fryme e Shqypnise e cila eshte ne nivele afrikano-qendrore aktualisht sic duket edhe nga te dhenat e Bankes Boterore ne faqen me poshte:

    http://data.worldbank.org/indicator/NY.GDP.PCAP.CD/countries/AL-US-EU?display=graph

    qe jane hartuar me ndihmen e FMN-se per Shqypnine dhe zoti Ilahi e di mire mesiguri. Ndryshe po nuk i konkretizoi keshillat FMN-ja dhe i leshon ndihmat per Shqypnine pa frena ka shume gjasa qe te perfundojne si ne rrugen Durres-Kukes apo si ne Gerdec, sepse LSI-ja e Ilir Metes, Mbretit te Ryshfetit ne vendin tone po ferkon duart dhe ka vene tiganin e peshkut ne zjarr. Por matane kufirit Mbreti tjeter i Korrupsionit Nderkombetar, Damir Fazlic po ferkon edhe ai duart me firmen e tij ne Sarajeve, Envergoinvest qe te kafshoje ndonje pjese te majme nga LOT-et e Shqypnise e varfer dhe te telendisur nen petkun patriotik te linjes se interkonjeksionit me Kosoven.

      • O lali po pergatitu pak para se te hysh me replika te specializuara ne kete forum te nderuar te gaztes DIA o lali, sepse na plaset shpirtin me spjegime dhe leksione ekonomike ne media. Por mos u merzit se edhe BOSAT e shtetit dhe te politikes nuk marrin vesh me shume se ty. Prandaj degjoje nastradinin dhe mba vesh qe te mesosh:

        Bota dhe ekonomia sot nuk eshte sic ishte shekuj me pare:

        ME JEP NJE VEZE PULE TE JAP NJE VEZE PATE!

        por ka hyre ne nje bashkepunim tejet agresiv te papare ne kembimin e mallrave dhe sherbimeve reciproke saqe ne ekonomi popujt nuk ndahen me kufinj shteterore imagjinare, por nga mekanizma te sofistikuara shkembimi mall-para dhe e kunderta. Kush kupton realitetet bashkekohore dhe integrohet me mire dhe me shpejte ne vorbullen e ekonimise globale thjesht jeton me mire dhe me nje cilesi jete me te larte. Ku eshte Shqypnia jone ne kete vorbull globale? Atje ku ishte ne Kohen e Qepes te Enver Hoxhes! Per fat te keq! Ky shkembim i jashtezakonshem i mallrave dhe sherbimeve kryhet me ndihmen e bankave si garante te pagesave, prandaj edhe autoriteti i tyre sot eshte i padiskutueshem. Kaq si teori. Qe te dalim ne teme:

        Po e filloj nga KRIZA greke dhe Greqia se po me “hane duart” per te mbyllur kete MIT qe e ka per qef ta perhape Sali Berisha ne deklaratat e tij ne media dhe Kuvend si nje perralle propagandistike dhe demagogji e vjeteruar enveriste. Greqia ne dallim nga vendi yne ka nje prodhim te konsoliduar mallrash dhe sherbimesh me TVSH te larte qe me fjale me te thjeshta do te thote me teknollogji te larte. Shiko ne faqen me poshte grafiket e Bankes Boterore se ku qendron GDP-ja per fryme e Greqise ne krahasim me ate te Shqypnise qe te mos vajtosh per fatin e keq te grekeve mjerane qe i kane pensionet nga 1000 eur e larte:

        http://data.worldbank.org/indicator/NY.GDP.PCAP.CD/countries/AL-GR?display=graph

        Nga ana tjeter FMN dhe BB jane banka qe financohen kryesisht nga SHBA ne nje kohe qe vete amerikanet jane me nje borxh te jashtem 170 % te GDP-se. Dhe nuk jane vetem ata, por pas u vjen Japonia, vendi i teknollogjise dhe Cudirave. C’do te thote kjo? Kjo do te thote se SHBA japin LEKA, por edhe marrin borxhe dhe sic tregojne te dhenat nga Kina e varfer dhe komuniste, me dallimin se amerikanet hane tre here ne dite berxolla me birre me krikell, nderkohe qe kinezet hane nje tas me oriz ne dite dhe punojne si kafshe pune. Ky eshte ndryshimi. Por pse nuk kane vene kujen amerikanet dhe japonezet per borxhin e tyre si kulceder.dhe pse qajne shqyptaret si kukumjacka per borxhin e tyre PALO GJE ne krahasim me keto vende? Pergjigja eshte fare e theshte:

        SEPSE SHQYPNIA NUK PRODHON ASGJE TE HAJRIT QE MUND TE TREGETOHET DHE TE SHITET ME TVSH TE LARTE NE BOTE!

        dhe borxhi i Vatnit konsiderohet nga soecialistet ne Bote me rrezik te larte, sepse nuk ka gjasa per kete situate ekonomike qe te kthehet me gjithe interesat nga pas. Ky eshte ndryshimi.

        Prandaj edhe Shqypnise i duhen urgjentisht kredite e BUTA te FMN-se per te rimekembur urgjentisht prodhimin MADE IN ALBANIA me TVSH te larte, jo si ajo e fasoneve te Ilir Metes qe s’paguajne kurgje ne shtet dhe prandaj nastradini i drejtohet me apel te posacem shefit te FMN-se per Shqypnine Komuniste qe te zbatoje parrullen e Stalinit:

        BESO DHE KONTROLLO!

        per pushtetaret shqyptare lakmitare te Kohes se Qepes, se nuk do te beje keq.

    • nastradin,
      I levova me shume vemendje dy shkrimet e tua dhe kisha keto mendime :
      – Mik i dashur, poshte ke taksat progresive qe perdor sot Amerika dhe Gjermania :
      Amerika :
      Taksa e te ardhurave personale eshte :
      Per nje Person me te ardhura vjetore prej Zero deri 8.925 $ eshte vetem 10%
      Per nje Person me te ardhura vjetore prej 8.926 deri 36.250 $ eshte 15%
      Per nje Person me te ardhura vjetere prej 36.251 deri 87.850 $ eshte 25%

      Taksat per bisneset fitimprurese eshte :
      Per te ardhura vjetore nga Zero deri 50.000 $ eshte 15%
      Per te ardhura vjeteor nga 50.001 deri 75.000 $ eshte 25%
      Per te ardhura vjetore mbi 100.000 $ eshte 35%

      Gjermania :
      Gjysma e reth 47miljon e familjeve nuk paguan taksa mbi te ardhurat. Kjo per faktin se ka shume pensjoniste dhe njerez qe fitojne pak.
      10% e njerezve paguajne 53% te taksave te te ardhurave.
      Nje cift pa femije paguan taksa mbi te ardhurat duke filluar nga te ardhura vjetore prej 20.210 Euro. Ne se kane dy femije, taksimi behet kur te ardhurat jane mbi 42.500Euro.
      50% e pjeses se poshteme te taksapaguesve paguajne vetem 8 % te shumes se taksave.
      Mos valle qeverite gjermane dhe amerikane jand budallaqe ?
      – Kush ti jep keto nje ose dy miljarde dollare ? Hej mik, tregu nuk eshte Jesus Krishti.
      – Pervec FMN ( qe nuk eshte banke por nje fond monetar ) ne kemi marre me Daten 31.maj 2014 edhe dy hua ne shumen prej 220miljon Dollar edhe nga Banka boterore,ku te dyja (FMN dhe BB ) te kane dhene kredi te buta dhe me kushtin qe bilanci i shtetit shqiptar te monitorohet nga te dyja. FMN hiku nga Shqiperia sepse Sala nuk e desh kete monitorim.
      – Sa per dijeni eksporti grek ze vetem 22% te PBB greke. Ti thua me pensione mbi 1000 Euro ne Greqi,kur Cipras dje tha se do te vendosin rogen minimale prej 750 Euro ( e ke sot ne Dita ). Si ka mundesi qe pensioni te jete me i larte se sa rroga?
      – Je shume i lezetshem. Ti thua borxhi publik amerikan eshte 170%GDP ndersa ne linkun :
      http://en.wikipedia.org/wiki/Debt-to-GDP_ratio
      per vitin 2013 ai ishte vetem 71,8 % GDP, Japonia 243,2% GDP. Behu me serjoz te lutem dhe mos ja fut kot.
      – Sa per dijenine tende : Borxhi publik amerikan ne vitin 2013 ishte 17mije miljarde dollare dhe ne vitin 2018 pritet te shkoje 23mije miljarde dollare dhe Amerika i ka Kines aktualisht nje borxh prej 1.277 miljarde dollare dhe Kina vete pervec kesaj ka nje rezerve devize ne mbi 2.300miljarde Euro.
      – Me vjen keq qe duhet te te them perseri se je nje Magazine pa Inventar dhe shkruan shume gjera roma per toma.

      Pershendetje

  • Shtypi ekonomik duhet te jete me selektiv ne analiza.
    Kjo teme duhet bere popullore qe te mesohen njerzit mos komentojn vetem lajmet me vrau preu
    Borxhi ka kaluar tavanin e 70% te PBB-se ne Shqiperi.
    Dikush duhet te debatoje: te ngrihen taksat, apo te ulen shpenzimet, apo te shvleresohet leku qe borxhi (te pakten ai ne monedhe vendase) te shfryhet si flluske sapuni fale nje inflacioni galopant.
    Hiç me.
    Rrine burrat e Shqiperise veshin kostume nga 10 mije euro dhe dalin bejne muhabet darkave ne studiot televizive per ato qe kane thene ne mengjes me njeri tjetrin me SMS. Turp katundi

  • Ne ’97 la Shqiperine e djegur.
    Ne 2013 me arken bosh dhe borxhe deri ne fyt.
    Ky eshte Bisha i pandeshkuar qe vazhdon te sundoje familjarisht megjith voten e 23 qershorit qe nuk ka burra ta kthejne ne veprim

  • SHQYPNIA KA MBETUR NE VEND NUMERO QE NGA KOHA E QEPES E ENVER HOXHES PER NGA TREGUESI GDP

    Si do te mund te paguaje Shqypnia borxhin e saj llahtar kur nuk prodhon pothuaj asgje te hajrit qe mund te shitet dhe te tregetohet ne Bote me perjashtim te pasurive natyrore qe ja ka falur Zoti me kaq bujari? Po kjo eshte njesoj si burri i nje familjeve qe ka mbetur pa pune dhe pa rroge dhe qe merr borxhe dhe premton qe do t’i shlyeje ato ne vitin 2017 sic mundohet edhe qeveria me kete shkrim allogjik ne DITA duke luajtur me % dhe shifra si xhonglere apo prestigjoze cirku te vertete. Si mund te shlyhet borxhi pa patur prodhim kombetar me nje rritje ekonomike qesharake 1 % kur Afganistani e ka 8 %? Permasa e borxhit ne % ndaj GDP-se nuk tregon asgje per krahasim me vendet e tjera, sepse SHBA e ka borxhin e jashtem qe matet me trilion USD, por ka nje prodhim kombetar qe siguron kreditoret se ky borxh mund te paguhet ne afate te shkurtera. Si mund te paguaje dhe te ule Shqypnia borxhin e saj te akumuluar nder vite kur shifrat tregoje te kunderten dhe deshmojne vetem per zmadhimin e saj. Mos eshte ky shkrim mashtrimi i madh i radhes per PARAJSA ekonomike qe e rendisin vendin tone per nga prodhimi pas Gjermanise? Per te ulur entusiazmin e deklaratave delire ne kete shkrim po japim disa grafike te treguesit GDP per fryme te popullates per dhjetevjecarin e fundit:

    http://data.worldbank.org/indicator/NY.GDP.PCAP.CD/countries/AL-HU-RS-ME-MK?display=graph

    Sic duket edhe nga keta grafike Shqypnia jone qendron ne vendin e fundit me shtetet e rajonit qe permenden ne kete shkrim me nje GDP per fryme le te themi afro 5000 USD/fryme ne vit qe do te thote afro 13 USD/fryme ne dite. Me keto 13 USD ne dite qe prodhon cdo shqyptar duhet te mbahet shteti: Paga dhe sherbime per administraten, per policine dhe ushtrine, per mjeksine dhe arsimin falas dhe karburant per ngrohjen e cerdheve dhe shkollave, ndihma sociale per familjet ne nevoje dhe pensioniste, per te kselhasur politikanet dhe deputetet jo vetem me rroga te majme, por edhe per ndonje udhetim te tyre jashte shtetit dhe per vetura lluksoze per Qeverine, Kuvendin dhe Presidencen, por edhe peremergjenca te ndryshme qofte keto nga fatkeqesi natyrore apo per te festuar 29 nentorin e ZI qe mbolli MURTAJEN bolshevike ne trojet tona dhe qe po i le spitalet e Beqes ne pike te hallit. Cfare te mbeten nga keto 13 USD te mjera nje pjese ndahet per asfalt, rruge dhe investime dhe akoma me ne fund per t’i sherbyer borxhit te jashtem se ndryshe duhet te paguash interesat e tij bankare qe rriten nga viti ne vit. Parafytyroni o milet 13 USD ose 13 mije LEKA te vjetra te qelbura te Kohes se Qepes te Enver Hoxhes per te kryer gjithe keto pagesa cdo dite te vitit dhe cdo vit rregullisht dhe deyrimisht. Ne kete situate perseri pyesim perseri serish gazeten DITA qe ka publikuar pa autor kete shkrim inkurajues shpresedhenes per ekonomine tone kombetare, por pa spjeguar:

    QYSH DO TE NDODHE KJO MREKULLI?

    sepse sic ka thene edhe Saliu Yne:

    THIS IS A MIRACLE!

    qe nastradini don t’i shtoje nje pjesen: “This is a miracle when you believe!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *