Kur CEO i grupit Universal “Music Jody Jody”, Gerson takohet me punonjës potencialë ajo del drejt e në temë.
“Unë dua të di se çfarë do të sjellësh për kompaninë tonë, cilat janë pasionet tuaja dhe si është jeta juaj”, tha ajo gjatë një interviste.
Gerson ka dy pyetje që e ndihmojnë atë të përcaktojë nëse kandidatët përshtaten apo jo.
E para është “Çfarë do?” Dhe e dyta është “A doni punën time?”.
Ajo tha se përgjigja shpeshherë është e gabuar për shkak se njerëzit mendojnë se do i paralizojë përgjigja por në fakt ajo kërkon njerëz ambiciozë e të motivuar.
“Unë vlerësoj nëse përgjigja ata janë të disponueshëm të më kthejnë një përgjigje të shtunën në darkë dhe më japin një përgjigje të shpejtë.
Sigurisht nuk pres që të gjithë të jenë me telefon në dorë të gatshëm për t’u përgjigjur për punë por e vlerësoj dikë I cili e vlerëson punën dh dëshiron t’i japë të gjitha për atë.
Kjo mënyrë është bërë jehonë për shumë kompani, ata I kanë shtuar këtë mënyra në strategjitë e tyre të rekrutimit.
“Nëse jeni në proces intervistimi, ne do t’ju shkruajmë rreth orës 9 të darkës apo 11 të mëngjesit për të parë se sat ë disponueshëm jeni”, tha Erika Nardini, Drejtore Ekzekutive e Barstool Sports.
“Nuk është se unë do t’ju përgjoj gjithë fundjavën nëse punoni për mua por unë dua që ju të jeni të përgjegjshëm”, thotë ajo.
“Unë mendoj për punën gjatë të gjithë kohës , nuk dua që punonjësit e mi të punojnë gjatë të gjithë kohës por të mendojnë gjatë të gjithë kohës”.

Or torollaker, njerezit kane jete edhe jashte orarit te punes. Merrni ne pune rrobote dhe verini te punojne 24 ore ne 24.