Strategjia e shumëdiskutuar e Komisionit Europian për kthimin e besimit tek procesi i zgjerimit ndaj Ballkanit Perëndimor miratohet të martën në takimin e kolegjit të komisionerëve në Strasburg.
Pas kësaj, kryetari i komisionit, Jean Claude Juncker, do ta paraqesë atë personalisht para deputetëve të Parlamentit Europian, ndërsa shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federika Mogherini, dhe komisioneri i zgjerimit, Johanes Hahn, kanë detyrën t’ia prezantojnë para gazetareve.
Fakti që paraqitja e strategjisë i është besuar zyrtarëve më të lartë të bllokut dëshmon rëndësinë që ka ajo për Komisionin Europian. Deklaratat e para të Junckerit pas marrjes se detyrës i prenë rrugën optimizmit mbi perspektiven e zgjerimit.
Përmbajtja e pjesës e të madhe të draftit dihet tashmë. Ka mbetur të saktësohen afatet kohore se kur mund të hyjnë në BE shtetet më të avancuara.
Sido që të realizohet formulimi, në fund do të jetë e qartë ideja e paralajmëruar tashmë se Serbinë dhe Malin e Zi do të mund t’i bashkohen bllokut deri në 2025-sën, ndërsa të tjerët deri atëherë do të duhet të kenë të avancuar në “rrugën e tyre europiane”.
o.j/dita

Bobobooo,te marten…edhe ne shkurt…
Booo.. dy here mbrapsht