Gojëra shumë të liga raportojnë se shtatlartësia e tij kryeministri, i rënë në limonti nga mungesa e ngjarjeve interesante, vendosi të vërë rregull në Kosovë e Serbi, duke e udhëzuar të parën t’i japë llokma trojesh të dytës që të mbyllen sherret e vjetra.
“Shikoni, nuk është ndonjë problem i madh. Në fillim të duket pak si siklet, por mësohesh,” i tha ai homologut të Kosovës.
Duke qenë se ai quhej Ramë dhe tjetri Ramush, prapashtesa përkëdhelore i krijoi idenë se kosovari do shtrohej kollaj. Dhe i dha një shembull:
“Ja, unë ua kam dhënë gjithë bregun e detit, përfshirë dhe Jalën, investitorëve strategjikë. Ti do thuash, ku e gjete që ua dhe, mos ta ka lënë jot ëmë? Mund ta kenë pasur pronë të tjerë, por ata nuk janë strategjikë mor zotëri. Janë rastësorë, janë pocaqi, ca të mbaruar që s’dinë as nga bie Rembrandti. Ndaj dëgjo mua, se unë shoh larg. Ngaqë jam dhe i gjatë, kupton?”
Faktikisht, thonë se Ramushi iu përgjigj hidhur.
I tha, “meqë je i gjatë, hyp këtu dhe shiko Stambollin,” megjithëse gojëdhënat janë të paqarta se ku duhej të hypte Shtatlartësia e tij.
Mirëpo, do ti që ai e pa realisht Stambollin? Jo vetëm kaq, por madje kreu dhe nja dy vizita.
Shkoi dhe iu ankua Xhepit:
“Avropi ma ka me hile, Taip efendi. Fjalë të mira dhe gurë në trastë. Dhe kujt, mua që jam njeri i produktit konkret, që nuk dua shfaqje dhe llogje, nuk dua lustër dhe ambalazh, nuk dua batuta dhe grimaca, po punë reale,” u qa Shtatlartësia.
“Mo e çaj kokën,” i tha Xhepi, “sa të më kesh mua, nuk e lëmë Shqipërinë pa xhami. Nga tre në çdo qytet do ndërtoj, për inat të Avropit”.
Të entuziazmuar nga ky haber, nja 400 mijë arnautë ja mbathën drejt Allemanjës dhe Groenlandës për të shpërndarë lajmin e mirë.
*****
Gojët e Liga është rubrikë grindavece jostrategjike që dikur kruhej me Doktorin tani i bie në qafë kot më kot Piktorit

Unë nuk e di çfar i tha Edi Rama në vesh Ramushit apo Tamushit. Di vetëm që Ramushi dhe Tamushi i vijnë Edi Ramës deri tek kokushi . Gojët e liga.
Eh, ti po ke folur drejt
Ashtu eshte o profesor ashtu
Sic e shef ti
Ne te tjeret shofim qe Ramushi i ve takse Serbise, Rama i ve takse Rruges se Kombit
Mire andej nga Labova mo? Apo ju ne emigrim e shifni Shqiperine nga ER TV?
Koston e mirembajtjes se “Rruges se Kombit” a eshte me mire ta paguajne gjithe shqiptaret, apo vetem ata qe e perdorin? Ne bote perdoren te dyja format. Vendimi eshte politik. Qeveria tjeter qe do dale nga zgjedhjet e reja, le ta rishikoje.
Taksa e rruges se kombit eshte paguar tre here.
njehere nga taksa majko
njehere nga buxheti
njehere tani me koncesion
ku shkuan parate?
apo popujt e paditur skllever kaq meritojne?
@kurizo…
I ngaterron gjerat: pasi ndertohet nje rruge (me taksen Majko, buxheti, etj) ajo duhet mirembajtur se perndryshe behet e paperdorshme. Mirembajtja ka nje kosto. Kush do e paguaje?
Qeveria e tanishme ka vendosur politikisht qe kete mirembajtje do e beje nje firme private duke u marre nje pagese atyre qe kalojne aty.
Ndonje qeveri tjeter mbase e ben ndryshe. Bota i ka te gjitha variantet. Ne po e bejme per here te pare kete gje dhe na duket cudi.
Gazeta DITA:
Gojet e Liga thone edhe dicka tjeter:
Duke qenë se ai quhej Ramë dhe tjetri Ramush,prapashtesa përkëdhelore i krijoi idenë se kosovari do shtrohej kollaj. Dhe i dha një shembull me konkret dhe gjitheperfshires si besimtare te devotshem te Kuranit dhe Allahut ne nje deklarate exkluzive per shtyp ne ERTV:
“Do ta zgjerojme bashkepunimin, nga Mini-Shengen me ca palo sllave debile kokeforte, do te kalojme ne Mega-Shengenin islamik, i kam thene Mikut tim Taip Xhepit qe te hape kufinjte me talebanet e Islamit qe mban mbyllur ne Siri, e ne vende te tjera ne shkretetire, per te filluar Mega-Levizja e lire e njerezve, mallrave dhe sherbesave te Allahut” sepse vetem keshtu o Miku im Xhepi do te vershojne miliardat e Trumpit dhe Merkelit nga SHBA dhe Evropa, qe o Taipi im nuk i ke pare as ne gjumin e nates, sepse une do t’i lutem nate e dite Kuranit qe kjo mrekulli e Allahut te behet realitet, madje do te mar ca talebane te tjere nga Irani dhe do t’i vendos ne Valias per te zevendesuar keta pushtat e mi albaneze kokpalare qe largohen papushim me valixhe ne dore nga vendi, sidomos pas termetit kur mbeten ne qiell te hapur nga makuteria e ca palo-ndertuesave te poshter dhe kurrnace te ndyre qe edhe lejet e ndertimit i mernin nga une pothuajse fare badiava, duke i paguar vetem me 20 % leprit tim.
SI MENDON TI O MIKU IM PER MEGA-SHENGENIN ISLAMIK?
sepse:
Presidenti qe anatemova une nga CNN Don Trupi dhe SHBA do te jene plotesisht dakord, mjafton te mos t’i dergojme talebanet si karte postale te mbyllur ne maune matane oqeanit, pse te jene kunder per nje Mega-Bashkepunim te Botes Islamik, qe ka per qellim levizjen e lire te myslimaneve ne Boten e Kuranit nga Adriatiku e deri ne Gjirin Persik e pse jo deri ne Afganistan, pastaj helbete, kismet Zotit SHBA mund te leshoje ndonje lek per te depozituar Armet Kimike te Asadit ne Shqypni, Merkeli eshte gadi te leshoje disa miliarda qe t’i mbajme talebanet nen kontroll brenda Mega-Shengenit tone, pastaj e kam qepur kete pune me Sorosin e Lindes, qe me ka sqaruar se Don Trupi i SHBA po ben cmos te largoje Britanine e Madhe nga Shengeni dhe ja ka arritur, tani mbetet ne te dy t’i tregojme gishtin e mesit pushtit Pasta Makaron te Frances qe i ka shume zet islamiket e Kuranit dhe sa degjon emerin e Allahut i duket sikur po i vijne terroristet myslimane per ta vrare dhe per te bere zullume ne France, pervec miliardave qe do te vershojne nga SHBA dhe BE o Miku im:
LE T’I TREGOJME BOTES SE LEVIZJA E LIRE E NJEREZVE, E DROGES DHE E MALLRAVE TE TJERA ESHTE NE DOBI TE BASHKESISE RAJONALE DHE SJELL ZHVILLIM EKONOMIK,
sepse:
Ne, Rilindja Urbane Shqyptare e provuam kete zhvillim te papare ekonomik kur lejuam levizjen e lire te kanabisit dhe e mbuluam me droge gjithe Shqypnine, ngritem traun e doganes se kokaines ne Durres dhe portet e tjera shqyptare me bekimin e ambasadorit amerikan Donald Lu dhe ambasadores se BE-se Romana Vllahutin qe na dhuruan ne fund per kete Zhvillim te papare Ekonomik edhe Reformen e papare ne Drejtesi.”
Nuk kam dëshir të komentoj komentusin por e vërteta duhet të thuhet . Përsëri Ramushi deri tek kokushi i vjen Edi Ramës.
Ëhë
Ti po qe paske mendime të pjekura
Dhe e di ti pse?
Pse dhe niveli i inteligjences arin deri te kokushi
Hahahahahahaaaaaa pse ka kokush EDWINI hahahahahahaaaa,ja nxori bojen Matilda Winit me komentin e saj se,, Edhe nje 13 vjecar e ka me te madh se edwini ,e si prapanice e ka shume te zhvilluar qe kur erdhi nga Franca ,,hahahahahahahahahahaaaaaaaaaaaaaaa
@kurizo…
I ngaterron gjerat: pasi ndertohet nje rruge (me taksen Majko, buxheti, etj) ajo duhet mirembajtur se perndryshe behet e paperdorshme. Mirembajtja ka nje kosto. Kush do e paguaje?
Qeveria e tanishme ka vendosur politikisht qe kete mirembajtje do e beje nje firme private duke u marre nje pagese atyre qe kalojne aty.
Ndonje qeveri tjeter mbase e ben ndryshe. Bota i ka te gjitha variantet. Ne po e bejme per here te pare kete gje dhe na duket cudi.
Eee, po ku kishim rruge ne para Rruges se Kombit.
Sipas jush qiptaret kane ecur me qerre e gomere derisa u shpik rruga e Kombit me mirembajtes private.
E keni per here te pare mbase, qe te vidhni me te dyja duart.
Nejse..
Si puna e fshatarit nga Rexhepaj qe mesoi cfare eshte sterilizmi dhe e aplikoi me gjobe te rende.
I duket cudi dhiarit te Ramutit autoklava. Ku kish pare ndonjehere, dhe i tha ne vesh Ramutit, ore do u bie ca autoklava se njerezit shkojne ne operacion me hanxhare, thika e gershere nga shtepia.
Ndaj dhe Ramuti, per here te pare, futi koncesionin e sterilizimit, dhe jua hoqi njerezve nga dora thika, hanxhare, e geshere, me te cilet doktoret operonin njerezimin shqiptar.
Se nuk kishin pare me pare as bisturi dhe as mjete sterilizuese. Rrnofte ay fshatari i Rexhepajt, qe na solli sterilizimin, dhe diturine..
Kryeministri teper karagjoz.Shifni foton qe i permbledhe te gjithe hipokrizin e tije.
Nji hipokrizi servile dhe mjaft e flliqur e ngulitun ne kete foto per tu bind se kush asht sharlatani mavi.
Mirë që kryeministri supozojmë-*ështe KARAGJOZ*- po botuesit me keto FOTO *karagjoze*si i lejon.
Me dashamirësi..
Dhimbia e madhe POPULL!