Deputeti socialist, anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Arben Çuko, në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” i kërkon prokurorisë të zbardhë motivet se pse demokrati, Genti Strazimiri, ishte dje me armë në protestën tek liqeni në kryeqytet.
Ai thotë se organi i akuzës duhet t’i japë përgjigje pyetjes nëse deputeti demokrat kishte parashikuar të kryente vrasje në mes të protestuesve për t’ia faturuar atë më pas policisë.
Çuko shprehet se nuk është i habitur nga fakti që deputeti demokrat mban armë, madje shkon edhe më tej, duke e cilësuar si një kamikaz që mund të kishte edhe tritol në trup gjatë protestës.
Sa i takon veprimit të policisë, deputeti socialist, Arben Çuko thotë se në momentin që deputeti u shfaq me armë, ai duhet të ishte ndaluar, pasi arma e tij tashmë konsiderohet pa leje, që prej 17 marsit, kur ka marrë njoftim nga Komisariati i Policisë së Shtetit. /shqiptarja.com/

Ende merni seriozisht kete Deputet qe nuk di se cfare flete, po ky ka ikur per “lesh rrude” qe kur ja futi vetes me “pistolete” me 1997 dhe mendon se dhe te tjeter do ndermarrin veprime ekstreme. Paligjshmerine le ta vendosin arganet kompetente, lereni drejtesine te flase. Cukua (kerici -ne gjuhen italiane) gjithmon budalleqe ka deklaruar dhe mos e merrni shume seriozisht. Pse nuk ka shkuar tek Mimi te kontrollloje ato dosjet e Imamit, deren hapur e ka patur tash 3 vjete. E dini pse nuk shkon?. Sepse po te njejten rruge po ndjek dhe Mimi dhe ka zgjedhur personin e Cukos per te bere kontrabanden e armeve dhe fishekeve, bile Mimi ka urdheruar qe te gjitha pagesat e Forcave te behen vetem nga besniku, shku i Cukos – Kolonel Fatmis Lokaj. Uroj qe Mimi te kishte pyetur pak ish. Ministrin Pandeli Majko mbi historite e tij te “bakshishit” te ushtarakeve per te ikur ne mision ne Irak dhe per ato punet apo aferat dashnore (Zhulali po te ishte gjalle do ta kishte derguar te punonte tek firma e tij private). Mjer kjo shqiperi ku ka rene dhe keta Mimet dhe Cukalet cfare po thone. Mjer parlamenti ku ka denigruar!. Te fala Cukos