Strazimiri pranon se kishte armë, Ristani e mohon

Elton Tafaruci

Deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri, ka pasur një pistoletë me vete gjatë protestës së sotme të zhvilluar në Parkun e Liqenit. Ashtu siç duket edhe nga foto, gjatë përplasjes me policinë atij i është shfaqur  arma e cila nuk dihet nëse është ajo që deputetët kanë të drejtë të mbajnë me leje ose jo.

Vetë deputeti demokrat  nuk mohon faktin që ishte me armë në protestë por  thotë se mazhoranca ka një deputet që vjen në kuvend dhe që është paraqitur në komisariat me armë i cili ka qëlluar me pistoletë duke lënë edhe të plagosur.  Ai tha se ky është rasti i deputetit Armando Prenga i cili as nuk u filmua me armë brenda policisë

I pyetur për qëllimin e mbajtjes së pistoletës tek protesta e liqenit, Strazimiri jep sërish të njëjtën përgjigjje: Keni rastin e Armando Prengës.

Por pavarësisht prononcimit të vetë Strazimirit, deputeti dhe kolegu i tij Arben Ristani, deklaroi se mediat janë mashtruese. “Mediat po mashtrojnë. Strazimiri është një nga deputetët më të mirë. Të mashtrosh dhe të thuash që deputetët kanë armë në brez është e padurueshme” u shpreh ai.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *