Studentët që u drejtohen për strehim godinave të qytetit “Studenti” janë përballur sivjet me një surprizë të pakëndshme: rritjen e çmimit të qirasë. Siç shkruan gazeta “Shqip”, sivjet tarifa është rritur me 3 mijë lekë më shumë, nga 42 mijë në 45 mijë.
Pavarësisht se kjo pagesë përkthehet në kushte më të mira jetese, për shkak të investimeve të bëra nga Drejtoria e Qytetit Studenti, studentët thonë se nuk kanë para për të paguar.
Shumë prej të rinjve kanë kërkuar rishikimin e kësaj tarife, pasi nuk kanë mundësi të paguajnë. “Ju them me sinqeritet që të përballosh shpenzimet që kam në 1 vit studimi është një tmerr i vërtetë. Tekstet që duhen blerë janë të kushtueshme, mjetet e tjera akademike po ashtu. Më duhet të paguaj për fotokopjet, të cilat janë pothuajse të përditshme. Më duhet të paguaj për ushqimet e përditshme, të cilat sigurisht i siguroj vetë, sepse prindërit e mi jetojnë në Sarandë dhe kanë ekonominë e tyre. Nga ana tjetër, më duhet të paguaj edhe për dhomën e konviktit, po rritja e çmimit ndikon negativisht në financat e mia, sepse i kam të përllogaritura deri në 100 lekëshin e fundit. Prandaj unë dhe studentë të tjerë i bëjmë thirrje drejtorit të Qytetit Studenti të vërë dorën në zemër dhe të mirëkuptojë këtë kërkesë tonën, që nuk vjen nga e mira por nga e keqja”, citohet në “Shqip” Amarilda, studente në vitin e dytë, dega e historisë.
Tarifa e re do të aplikohet si për ata që regjistrohen për herë të parë, edhe për ata që janë tashmë studentë të një prej fakulteteve të Universitetit të Tiranës, apo Akademisë së Arteve. Në Qytetin Studenti, ndarja e dhomave për ata që do të ulen për herë të parë në auditorë bëhet gjatë fillimit të shtatorit, ndërsa për studentët që janë tashmë të regjistruar, ndarja është bërë që në muajin gusht.

VR !!! Rriti,rriti brovina! Ata studentet genjejne por ti e ke mare vesh kete sepse shoku sali te ka thene se jane mire,se jemi pas gjermanise ne te ardhura,se prinderve u jane dyfishuar pensionet,se..se…shqiptaret kane 10000 dollare per fryme etj. Merjua frymën brovina? Merjua sa te mos dine me se te meren,me mësimet apo me kërkimin e lekeve… Jepi brovina! Perpara për ndertimin e kapitalizmit tropojan modelit me te zhvilluar te kapitalizmit…!!! Që te rjep lekuren edhe kur je student pa asnje te ardhur…jepi se paguajne prindërit jo studentet!?