30 muxhahedinë të tjerë kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në aeroportin e Rinasit. Ata janë pjesë e grupit prej 210 personash, që janë pranuar nga qeveria shqiptare për t’u strehuar në Shqipëri.
Me ardhjen e grupit të dytë, numri total i muxhahedinëve në vendin tonë shkon në 44-të, pasi dy javë më parë mbërritën edhe 14 personat e parë.
Pak ditë më parë, Teherani ka paralajmëruar Tiranën zyrtare se pranimi i i 14 prej 210 anëtarëve të organizatës Mojahedin-e-Khalq, ose siç njihen ndryshe me emrin muxhahedinët e popullit iranian, do të kërcënojë sigurinë kombëtare të vendit.
Sipas agjencisë së lajmeve iraniane “Fars News”, anëtari i Bordit Kryesues i Parlamentit iranian, Baqer Hosseini Seyed, paralajmëroi Tiranën për prezencë të anëtarëve MKO.
“Qeveria e Shqipërisë duhet të shmangë përsëritjen e të njëjtit gabim që kanë bërë vendet e tjera në lidhje me pritjen e anëtarëve të MKO, sepse këta njerëz janë të rrezikshme edhe për sigurinë kombëtare të atij vendi dhe gjithë rajonit,” paralajmëroi Hosseini.
Në 18 maj, në Shqipëri mbërriti grupi i parë i 14 prej 210 anëtarëve të organizatës Organizata Mojahedin-e-Khalq, e cila konsiderohet si opozita politike e regjimit të Ahmadinexhadit në Iran.

Per ne ardhja e muxhahedineve nuk perben asnje rrezik per sigurine kombetare, se ne nuk kemi nje te tille. Si popull kemi menduar qe prezenca e diplomateve te larte te USA ne vendin tone, kishte te bente per demokracine e munguar dhe per te zhvilluar zgjedhje te lira dhe te ndershme. Na doli qe lepuri paska fjetur ne vend tjeter.
Mendoj se Shqiperia duhet te ndermarre hapa shume te matur ne lidhje me keto veprime.
dikur sekretari i PPSH Sali B. me partine e tij te <> i priste muxhahidinet me dashuri, kurse tani i pret nga halli se e urdherojne ti mbaje ne internim d.m.th. gjysem burgimi. Urdheri eshte urdher ZBATOHET por NUK DISKUTOHET!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Sapo iku Hillari,erdhen muxhahidinet e pare.!
Sapo iku Moor-i erdhen 30-muxhahidinet e nderreses se dyte.
Vetem qorrave dhe antikapateve u lejohet te gabojne.