Stres-TV!

editor

Panelet e dy ekraneve kombëtare, i kanë dhuruar së fundi një goxha hapësirë Stres-it, një, siç thonë këngëtari të ri, që pritet nga çasti në çast (ç’pritet vallë se jemi në ankth!), të nxjerrë një hit të ri, në duet me një, siç thonë, këngëtare tjetër bashkëmoshatare me të.

Nuk paragjykojmë djalin e vajzën, artistë siç i quajnë, por që dy TV Kombëtare t’i servirin publikut lojra adoleshentësh që luajnë muzikash, duke i promovuar si ngjarje kulturore, kjo është fyese jo thjesht për publikun, por për vetë televizionet në fjalë. Por ndoshta dhe këta të fundit, nganjëherë luajnë vetë televizionash!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *