Nuk kanë qenë të pakta rastet kur njerëzit e artit dhe kulturës kanë stonuar pasi kanë dalë jashtë fushës së tyre të talentit duke provuar zhanre të reja.
Një nga këto episode të trishta ndodhi ditët e fundit, kur striptistja e famshme Balona Kiameti u përpoq për të disatën herë të demonstrojë se mund të dalë në publik edhe e veshur. Sigurisht që rezultati ishte zhgënjyes.
Ngjarja në fjalë, siç mësojnë Gojët e Liga, ndodhi gjatë sesionit fotografik të tapetit çiklaminë, para ceremonisë së çmimeve për filmaxhinjtë më të mirë të vitit në SHB të A-së.
Papritur, para fotografëve u shfaq një femër e hijshme e veshur me një peliçe struci, që askush nuk po arrinte ta identifikonte. Rojet e sigurisë në fillim tentuan ta largonin duke mos e njohur: “Ej ti femër e veshur, ik që andej, tutje!”, I thanë ata.
Por ndërkohë shqiptarja e talentuar nisi të rrëshqasë paksa peliçen në supe, dhe atëherë të gjithë e njohën: “Oh my God, qenka Balona Kiameti e veshur! Po ky është skandal”, thanë fotografët dhe nisën të shkrepin me dhjetra foto.
Vajza e skandaleve, e cila këto dhjetë vitet e fundit ka qenë 28 vjeçe, ka provokuar edhe herë të tjera në evente të rëndësisë globale, të ngjashme me çmimet e filmaxhinjve.
Një herë ajo ishte veshur me pantallona dhe xhaketë të zakonshme, të cilat nuk i hoqi asnjë moment, duke lënë nam dhe nxirë emrin e shqiptarëve.
Një herë tjetër mbajti gjatë gjithë eventit një fustan që, edhe pse ishte gjysmë transparent, stononte totalisht me performancën e saj të mëparshme.
Sipas kritikut të njohur francez Zhan Fransua Kallamoq, megalomania dhe instikti provokues është një tipar që për fat të keq, bashkëjeton me talentet e mëdha.
“Kemi aktorë gjigandë që tentojnë më kot të këndojnë, piktorë të mëdhenj që orvaten t’i futen politikës, basketbollistë botërorë që befas i hyjnë golfit. Kështu dhe Balona kërkon të provokojë opinionin publik global, duke u shfaqur befasisht e veshur. Unë them që nuk i shkon fare dhe i bëj thirrje: Balona, zhvishu nga këto koncepte,” deklaroi Kallamoq për revistën Madamme Rukije.
“Largqoftë, do Zoti dhe nuk i mbushet mendja të provojë këngën,” shtoi kritiku i madh.
Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike që beson se “gusht e gunë” është një proverb i shpifur.

bukur ,,
I ka dal llafi kallamoqit, se kjo striptizja edhe kendon. Po shyqyr thuaj qe kendon zhveshur dhe s’e ka njeri mendjen te zeri, nuk e ka tradhtua zanatin
Kete sorre nuk e kap kush nga bishti.
Në kabare para një vajze
Kush të solli këtu, e lindura në bjeshkë,
Këtu, tek kjo kabare e Natës së Turpshme?
Në gjoksin e bukur të tunden dy pjeshkë,
Që mbajnë akoma cipën me push të dikurshme.
Kush të solli këtu, e lindura në bjeshkë?
Tani ti zhvishesh mes kabareve prore e prore;
Mes tymit të turpshëm mjegulli i bjeshkës të shfaqet,
Dhe një ortek i padukshëm dëbore,
Një lot të rrëzohet me gjëmim nëpër faqet,
Se zhvishesh mes kabareve prore e prore.
Dritëro Agolli
Vërejtje: Ndonëse situatat e kabaresë dhe të çmimeve oskar janë të ndryshme, fundamenti moral dhe psikosocial i sjelljes është i njëjtë.
eshte munduar i shkreti katunar ,
me bo poezi ,
por ka dal dicka haha e papar ,
kopjo e surratit te tij !
duhet ta misherosh erosin ta ndjesh,
qe ta shkruash si zhvishet e tunden cicat kabaresh !
————————————————–
ka shprehje qe jane me te thjeshta ,
me shpreh nji ndjenje erotike ,
qe duhet ti mesojn edhe fshataret e ardhur nga fundi botes ne qytete ,qe i thone ;
Tunde Belin ,
te hash Gjelin !