Strugë, përleshje mes grupeve të BDI-së, nëndrejtori përfundon në spital

redaktor

Zv/drejtori i Drejtorisë për të Ardhura Publike Argëtim Hasani ka përfunduar në spital, pas përleshjes së mbrëmshme të klaneve brenda BDI-së së Strugës.

Sherri ka plasur gjatë mbledhjes së Këshillit Vendor 1 të Degës partiake mes dy grupeve që synojnë të marrin udhëheqjen e Degës, njëri i udhëhequr nga Arben Llabënishti e tjetri nga Ramiz Merko.

Gjatë përleshjes janë shkëmbyer grushte dhe goditje me telefona celularë, ndërsa më keq e ka pësuar zv/drejtori Hasani, i afërt me deputetin Ramiz Merko.

Pas fillimit të përleshjeve, mbledhja është ndërprerë nga kryetari i Gostivarit Nevzat Bejta, i cili mbikëqyrte procesin zgjedhor në cilësinë e koordinatorit të BDI-së për njësinë e pestë zgjedhore.

Vetë Bejta me një deklaratë për Alsat M konfirmoi incidentin e mbrëmshëm, por pa hyrë në detaje.

Share This Article
2 Comments
  • le ta han koken e njeri tjetrit kriminelat.Nevzat bejten o njohin krejt gostivari,por ja qe prap eshte si ne ish jugosllavi,nevzati i ka danuar demostratat e vitit 1981.ne kosove,dhe njihet si sllavifil,po mjerimi i popullit te pa shkoll kjo eshte taxhia,e ati populli,han cfar ti dale para,udbash e spiun,krejt ky popull i perkrah,vetem jo atdhetaret,ja gjella e ali ametit kjo eshte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *