Të paktën 5 persona nga personeli mjekësorë i spitalit të qytetit të Strugës janë prekur nga fruthi. Fruthi preku edhe një infermiere dhe një mjek emergjence.
Ndërsa sipas informacioneve të para nga spitali, të gjithë janë dërguar për trajtim, dhe janë marrë të gjitha masat për të parandaluar përhapjen e mëtejshme në mesin e personelit mjekësor.
Në të gjitha departamentet në spital ka hyrë në fuqi ndalesa për vizituesit dhe janë marrë masa për dezinfektimin e të gjitha ambienteve.
l.h/ dita
