Letër e nënshkruar në DITA
Morali i politikës shqiptare ka qenë dhe është “përça e sundo”, ndërsa kundërpërgjigja e qytetarëve “një sy qorr e një vesh shurdh”! Binom i shkëlqyer për një vend “qerrata”. Strumbullari i të gjitha mynxyrave mbi këtë popull ka emra konkretë. Në rastin në fjalë është Sali Berisha, përgjegjësi kryesor i situatave të krijuara dhe sajuara në këtë vend dhe mbi këtë popull pas viteve ‘90.
Përse e tjerrim akoma fillin? Nuk ka ligje për përgjegjësit? Nuk paska nene për fajtorët? Nuk paska faje për politikanët? Çfarë pret akoma drejtësia? Ah harrova, drejtësia drejtohet nga vetë kapoja i bandës së djeshme. Duro o popull, duro akoma, sa të kthehet drejtësia nga pushimet e vapës… se ku i dihet, mbase kthehet me mend të tjera e merr mundimin të kapë të gjithë qerratenjtë që u zgërdhinë mbi kurriz të popullit, që bënte sehir se si vidhnin e vjedhin akoma zyrtarë, fis e far e fis politikanësh, që nuk ngopen kurrë duke vjedhur e përvetësuar.
Te me falin miqt e mij te dashtur Pellumb Kulla dhe Luftar Paja ,qe po ua perdor nje nga kryeveprat e tyre pa u kerkuar “te drejten e autorit”. E gjithe kjo historia me “fajesine” e popullit tone qe ben “nje sy qorr dhe nje vesh shurdh” me kujton te varfrin Lipe qe qante se i kishin vjedhe lopen dhe i hoqen nga goja ushqimin femijeve dhe i thone se ka faj ai vete qe edhe kur flen nuk e mban nje sy hapur.Po Lipja v ete,i demtuari,a nuk ka te drejte te therrase:”Po ai qe me vodhi lopen nuk paska faj ay?”
Nuk ka drejtesi per politikanet se nuk i mbajne te gjitha mbi kurriz.Mjaft kane korrupsioni,vjedhjet,vrasjet ,rrogat e majme dhe nuk e di se si ia dalin me gjithe keto halle.