Operacionet e fundit kundër prostitucionit në vend, kanë nxjerrë në pah edhe një fenomen të ri. Se disa prej vajzave kanë qenë edhe studente në universitete të ndryshme, por që për të mbijetuar për shkak të kushteve të vështira ekonomike dhe për të përballuar shkollën, shkonin me lekë në hotele, duke pasur edhe tutorë.
Katër ditë më parë ishte Policia e Elbasanit që finalizoi operacionin “Parku 2”, ku arrestoi 4 të dyshuar, mes tyre edhe studenten 22-vjeçare nga Kuçova, që ndiqte universitetin në Tiranë, por aktivitetin e ushtronte në qytetin fqinj. Dhe Policia e Shtetit ka hartuar një raport për këtë aktivitet të paligjshëm, ku thekson se “studentet bëjnë prostitutat e luksit në lokalet e natës”.
Në shkresën e shpërndarë për të gjitha komisariatet thuhet gjithashtu se se aktiviteti është i maskuar në lokale nate, gjoja me balerina, apo kliente të rastësishme, por që në fakt është prostitucion i pastër.
Studentja e Fakultetit të Tiranës, e cila shfrytëzohej si prostitutë në Elbasan, u arrestua në një nga lokalet e natës, së bashku me 35-vjeçarin Leonard Balia dhe Muhamet Kovaçin, 17 vjeç, të cilët ishin dhe tutorët e 22-vjeçares nga Kuçova.
Ky ishte rasti i dytë brenda pak kohe që arrestohen të rinj për shfrytëzim prostitucioni në qytetin e Elbasanit, ndërkohë që në Tiranë një tjetër rast, babë e bir, shfrytëzonin një 16-vjeçare.
Nga të dhënat e policisë pothuajse në të gjitha rastet veprimtaria e prostitucionit fillon në lokalet e natës dhe më pas shtrihet në hotele, me të cilat të dyshuarit mbajnë lidhje.
Në një shkresë të publikuar, policia thuhet se është në dijeni të kësaj veprimtarie të gjerë, kryesisht në fushën e prostitucionit, duke hedhur dyshime për fshehje të krimeve, bashkëpunim, por dhe dekonspirim të aksioneve policore nga ana e uniformave blu.
Sipas shkresës, në lokale nate dhe bare me muzikë live 24 orëshe, rekrutohen femra të cilat duke u maskuar si këngëtare, valltare, kameriere, a banakiere, ofrojnë shërbime seksuale në këmbim të parave. Sipas policisë, informacionet flasin se një pjesë e tyre mbrohen nga efektivë të policisë, madje edhe njoftohen kur ka kontrolle.
Në shkresën drejtuar të gjitha komisariateve shprehet dhe shqetësimi për të ashtuquajturat prostituta të luksit, për të cilat nuk ka të dhëna në sistemin “Memex”. Këtu policia i referohet dhe medias, e cila ka transmetuar lajme mbi vajza të reja të cilat vihen në dispozicion për shërbime seksi kundrejt pagesës.

e di qe do ha te shara, po mua nuk me duket kushedi cfare skandali.
Ky eshte zanati me i vjeter ne bote.
te pakten keto studentet jane te “sinqerta”: pallohen-paguhen.
Prostitutat me te medha ne Tirane jane politikanet, biznesmenet, mediat
ulerasin gjithe diten per nder e moral dhe ne fakt vetem pallohen 24 ore ne dite per para
Saaaakte!
Pa dyshim, keto kurvat cdo gje e kan me trupin e vet ,,,jo me xhepin e taksapaguesve
mos jane kto grate e PS qe kan ngel pa pune 🙂
idiot!
Cfare tersi.Ne hotelet ku shkoj une s’ka nga ky lloj sherbimi.
Përshëndetje DITA. Dua të tërheq vëmendjen mbi një fenomen që është dhe nuk është politik por që si qytetar më shqetëson. Shoh që rrugët e Tiranës, sidomos Blloku janë mbushur me 50-60 vjeçarë italianë, kryesisht italianë të jugut të Italisë.
Dje mu desh për një problem me telefonin tim celular të qëndroja në radhë relativisht gjatë në një dyqan të operatorit tim celular në zonën e Bllokut.
Një nga këta tipat për të cilët po flas, ishte ulur përballë njërës prej vajzave që shërbenin aty dhe flisnin gjasme për një problem numri.
Them gjasme sepse ndërkohë që ne prisnim radhën, biseda e tyre e mbushur me të qeshura dhe batuta kalonte nga “bizneset me të cilat merrej” ky italiani, te oraret e gjata të punës së kësaj fyçkës tonë, etj etj.
Pra shumë pak po flitej për ndonjë problem real me rrjetin celular, megjithëse tema e përballjes klient-vajzë shërbimi teorikisht kjo duhej të ishte. Ishim në një dyqan telefonash celular apo jo?
Subjekt i kësaj letre nuk është pritja jonë e gjatë e kondicionuar nga flirti mes italianit nja 55 vjeç, me vetulla të hequra dhe me xhinse adoleshentësh, dhe vajzës shqiptare që dukej që atje tej, që kishte mend sa një laraskë.
Subjekti është shqetësimi im për rritjen e numrit të këtyre 50-60 vjeçarëve të çuditshëm nga jugu i Italisë që kanë mbushur Tiranën. Zakonisht kanë një prerje: Të shkurtër, flokëbardhë, xhinse teenager për të sfiduar moshën, këmisha lino të lëshuara mbi pantallona dhe pamje prej qejflinjsh plak që bëjnë rolin e “biznesmenit”.
Shumë italianë vijnë këtu realisht për punë dhe unë nuk i gjykoj ata. Por shumë prej këtyre që po përshkruaj, më duket se nuk vijnë për punë. Me siguri kanë dëgjuar që këtu nëse nuk flet shqip dhe ke ca para në xhep, të gjithëve u dukesh si njeri i rëndësishëm. Përfitojnë nga ky naiviteti ynë përballë të huajve, por edhe nga gjendja social-ekonomike e vajzave shqiptare.
Këtyre vajzave si kjo punonjësja e këtij dyqanit celular që pashë vetë apo dhe të tjera në pozicione të tjera, është e qartë që nuk u pëlqen për partner një 55-vjeçar që pi Viagra dhe vjen këtu të karikojë femra të reja në moshë, me pretekstin se po bën biznes. Sigurisht që nuk janë të verbra dhe e shikojnë kë kanë përballë. Por interesi i tyre për këta palaço që tjetër janë e tjetër hiqen, ka të bëjë me paratë. Dhe jo vetëm me këto. Është edhe edukimi dhe konteksti social në Shqipëri që i ndikon ato. Këtu të gjithë duan të kenë më shumë para nga sa u takojnë. Dhe shkojnë drejt prostitucionit kryesisht moral, pra bëjnë kompromise me veten dhe aspiratat e tyre për hir të ca parave më shumë.
Nuk është kjo që u duhet. Madje dikur do ndihen shumë keq por do jetë vonë. Ajo që u duhet është të kuptojnë çfarë janë dhe çfarë kërkojnë në jetë. Gara për të patur para me çdo kusht, e injektuar nga klasa jonë e ndyrë politike, nuk të çon askund. Njeriu sado të ketë nuk ka kurrë aq sa do.
Ajo që shqiptarët dhe këto vajzat veçanërisht kanë nevojë është të kuptojnë që lumturia e vërtetë nuk ekziston. Ekziston jeta me momentet e saj të lumtura dhe jeta për të gjithë është e vështirë. Por perëndi dhe udhërrëfyes nuk mund të jetë paraja. Është besimi tek vetja, gjetja e kënaqësisë tek ajo që ke, dashuria për familjen dhe miqtë, vlera sociale që nuk maten me para por me mendjen dhe zemrën e secilit prej nesh.
Nuk di nëse isha i qartë, por di që varfëri ka gjithandej. Edhe në Portugali ka varfëri për shembull. Edhe në vende të tjerë, mos mendoni se të rinjtë notojnë në para. Por ata nuk kurvërojnë, as me trupin, as me shpirtin. Përkundrazi, e sfidojnë jeton dhe fitojnë. Fitore do të thotë të mbetesh vetja, pa shitur trupin, pa vënë maska të cilat nuk i heq dot më nga vetja për gjithë jetën. Ndjej shumë dhembshuri për vajzat shqiptare të Bllokut që mendojnë se mund t’ia dalin në jetë kështu. Ashtu siç ndjej edhe keqardhje që Shqipëria ime të jetë në mendjen e këtyre pensionistëve të neveritshëm të jugut të Italisë siç është Tajlanda, apo republika të tjera të seksit, ku venë pallohen në prag të pleqërisë së vonë tipa si ky që përshkrova më sipër. Është turp për ne.
Ti ke shume te drejte po nuk eshte fillimi, ne kohen e xhaxhit shkonin per nje divan, lavatrice apo vend pune etj, para 10 viteve degjonim qe iknin per nje hamburger.
Nuk e shpikem ne dhe nuk do jemi te fundit,
Ajo eshte zgjedhja e femrave dhe meshkujve te dobet dhe qe sdine te thine Jo po I bien shkurt.
Ke te drejte zoteri, por ky eshte realiteti shqiptare, me mire thone vajzat me nje italian se ka para pamvaresisht moshes se me nje shqiptare me xhepa te shpuar.
ky fenomen s’e ka origjinen vetem nga kushtet ekonomike, por mbase ka te beje me persona me dinjitet te ulet personal. Per far te keq ky fenomen nuk njeh dhe kufij, si ne Shqiperi ashtu dhe jashte saj. Me vien t’ju kujtoj shume te rinj te cilet kane lidhur kuror martesore me nje diference te madhe moshe me partnerin. Mund te jesh i varfer dhe kjo mbase shpesh nuk vsret gkithmone nga vete personi,por te behesh lolo dhe pa dinjitet kjo varet vetem nga personi. Mos u fshihni pas ” dashurise” per nje grusht parash apo cdo lloj interesi tjeter.
sh dakord me ty.
BRAVO.
Lexojeni te gjithe kete komentin e studentes
Kjo eshte Shqiperia e 2015 me keq se e 1600
Bravo policia.Me qe vrasesit,trafikantet, shitesit e droges dhe hajdutet nuk i kapni dot merruni me keto “hallexhijet” se mund t’ua japin falas edhe juve po mbyllet nje sy.
Nje miku im kur erdha ne Tirane me tha qe po te pyesja taksistin e Rinasit me gjente studente qe punonin si prostiper 200 apo 300 euro.
Sigurisht qe nuk pyeta, por ama nese eshte e vertete, kjo nuk ka te beje me me “halle nga varferia”.
300 eurot i merke per dy minuta qejf , kur shqiptaret e ndershem ne perendim punojne nga 8-10 ore ne ndertim e gjetke per 50-100 euro ,
ju te pacipa qe poshteruat dinjitetin e nje kombi do merrni shperblimin perfundimtar qe i keni percaktuar vehtes turp dhe vdekje nga kriminelet qe bashkepunojne me ju
o edi kjo esht një fatkeqesi e sistemit politik dhe ekonomik që kemi ndërtuar!
Dukuritë negative i pjell dhe i zhvillon sistemi jo keto vajza që duhen mëshiruar e ndihmuar për te dalë nga ajo jete qe ne fund i vret (jo fizikisht)
he me ju lumte patatja o “studente”.
copa katundaresh qe kujtoni se cdo gje ne jete e zgjidh paraja
tregojne se ne nje stevitje ushterake nje ushtar I tha Mrikes
Oj Mrik me ta lyp a po me ben gje me ate pushke?
Mrika ju pergjigj
Pushken e kam me mbrojt atdheun dhe jo me mbrojt p…
nji kshu puna e ktyne gocave mender studente
Dua te them dy fjale ty me emrin “mialeksi”qe do te thote vetem nje fjale ne greqisht,jam shume darkord ne shume nga ato qe shkruan per italianet qe vijne ketu ne tirane me shume per sex sesa per biznes,por me beri cudi nje gje qe quan plak nje burre 55-60 vjecar.Dua te them qe kane ndryshuar shume kohrat nuk quhet me plak nje 55-60 vjecar te thyen “brinjet” ne kohen e sotme nenkuptoj sexin,nuk jemi ne 1930 qe mosha mesatare ishte 40 vjec,kur te behesh 55 vjec do ta shikosh qe nuk je plak qe ke edhe shume fuqi prandaj mos i paragjyko nga kjo ane njerzit e kesaj moshe,mos fol me percmim per ta se nuk eshte mire se shume shpejt do te vish vete ne kete moshe dhe do te pelqej qe te dukesh i ri me ndonje vajze te re…vetem nese nuk te pelqejne me vajzat dhe ke kaluar ylberin.ok
lin dhe ligjin e ka,dhe ai,klasen pita kai qe kaohoho,ahaa,ngadal beg se ka hendek,i themi ne,nga sharri.Po,ju orjahu dashtete me u bere si amerika,avrupa,apo evropa.po ju e dashtet prostitucionin,dhe tani mundohene ta luftoni?Ore po ju nuk dini cka kerkoni,ju jene bere si mizat e mutit,fluturoin mby mut dhe kur bian ne mut,jesinaty!Ju,e dashtet lirin dhe demokracin tani e keni,dhe ne demokracin e kapitalizmiz kto gjera jen,kurvnia,prostuticioni,lavirlleku,mashtrimi,se perndryshe nuk gjalllon,nuk marish frym,se kapitali borgjez sndon paraja i ka gherat ne dor.Dhe kapitalistet e bejn rendin dhe ligjin,me klasen borgjeze,ju e keni dijt,ju i keni msue ne shkolla krejt kto gjera,se cfar bene kapitali.Ju,e dinit se,ai qe ka paren ka dhe ligjin,e ligji i kapitalit,shkerdhen fukaran,shkerdhen,ata qe duan me studjue por nuk kan lekun,dhe per lekun coini kembet perpjet neper motele,neper makina,neper parke,dhe ne fund dhe tek profesori e bene nji gojore dhe mer provimin,dhe nga studente,prostitut,nga prostitut,behet mjeke,avokate apo nupunse shtetrore,keshtu eshte krejt prostitutat behen mandej vipa.Po,pse i luftoni ju vetem ata klient meshkuj,kur ata pagujn kta prostituta?Ju,duhet me i denue prostitutat se ata dalin gjysem lakuriqe,ne barat e nates dhe neper qoshe te rugve,ata i thirin klientet,pra ata duhet me i denue,por me te drejt nuk duhet te beni nji gje te till.se ne evrop nuk eshte e ndaluar,ju jua shkelni te drejtat prostitutave dhe klientve a e kuptoni?Ma,ne fund e rzut ate sistem qe nuk ju lejonte prostucion me lek,ju e benit pa lek ne ate koh te xhaxhit,tani e beni me lek,dhe si ne kit evropen,pse nuk e lejoni te jet legal,me shpi apo bordelle qe dihen,ju evropen e dashtet,ju thirshi dhe u cirshi,e duam shqiprin si gjith evropa,pra tani dhe evropa,dhe nderi nuk shkon or shqiptar,jeni bere me i ardhe keq,gurit dhe drurit,leni ata te reja,te familjeve fukara,le te cajn ne bot perpara si sala,por me by…n-dhe pi…n,se perndryshe ata nuk mujn me krye studime e fakultete,jan fukara,fukaraja shkerdhehet i pasuri i shkerdhen,kshtu eshte kapitalizmi.E’dashtet e keni,ja pavshi hajrin,por une ju beje thirje atyre vajzave qe e kan kete zanat ma te vjeter,ne kohe dhe bote,le te ankohen ne gjikaten e strazburgut per te drejtat e tyre,dhe te klientve,se shqipria i shkel te drejtat e tyre.
Një ministreshe gjermane, në qeverin e kancelarit Shrëder të SPD-së, ia publikuan fotot se gjatë kohës së studimeve kishte punuar gjatë fundjavëve në në striptiz bar. Debati publik përfundoi në favor të ministreshës, se ajo kishte punuar në një lokal legal, se kishte punuar për të përballuar shpënzimet e studimeve (tepër e suksesshme në studime), se kishte qenë zgjedhje personale e saj.
Në Shqipëri burra të pamoralshëm përflasin e kritikojnë „prostitucionin“ e femrave. Po të mos ishin ata si konsumatorë (kurvarë), nuk do të kishte as femra prostituta (ofertuese).
Propozoj që prostitucioni të legalizohet me ligj, si në të gjitha shtetët europiane. Ashtu edhe prostitutat do të jenë më të mbrojtura, por edhe shteti do të kishte përfitim nga tatimi i tij.
Shumë interesante, sapo vinin për vizitë burra shqiptarë, një nga kërkesat e tyre ka qenë të dërgohen të „dritat e kuqe“ (në shtëpitë e skesit komercial).
Uroj që ato studentesha të paktën të mos jenë keqtrajtuar dhe të kenë mbaruar studimet.
Një shoqëri që nuk është në gjendje të organizohet për të reduktuar varfërinë dhe papaunësinë, nuk ka të drejtë morale të kritikojë prostitucionin komercial dhe as emigrimin.
Thirrje POLICISE,te shkoje ne qendren e PROSTITUCIONIT,ne PARLAMENTIN,Shqiptar,Kosovar,Maqedonas………se kane dale hapur dhe po pallohen Internacionalisht.!!!!