Studentët e Ekonomikut në garë për planet fituese të biznesit

anazapta

Më të mirët në hartimin e planeve të biznesit do të fitojnë grantin prej 2500 dollarësh për ta vënë në jetë projektin e ideuar. Një garë e fortë ka nisur ndërmjet studentëve të Fakultetit Ekonomik, duke përfshirë frekuentuesit e sistemit të ditës, ciklit me kohë të pjesshme, programet bachelor dhe master. Konkretisht bëhet fjalë për një konkurs që do të zhvillohet për mbledhjen e ideve më të mira në hartimin e planeve të biznesit.

Në këtë garë lejohen të marrin pjesë të gjithë studentët e këtij fakulteti, ku dhjetë më të mirët do të përfitojnë grantin prej 2 500 dollarësh secili për ta vënë në jetë idenë e paraqitur. Të gjithë pjesëmarrësit së bashku me ekipet e tyre duhet të regjistrohen nëpërmjet faqes së internetit të Konkursit, www.ss-edu.info, ku do të paraqesin idenë e tyre për projektin e planit të biznesit që duan të realizojnë.

Regjistrimi duhet të përfundojë deri në datën 8 mars 2013. Çdo aplikim do të shqyrtohet nga komisioni i vlerësimit të Planeve të Biznesit. Aplikimet e suksesshme përparojnë në raundin e dytë. Më pas komisionet do të verifikojnë projektet e paraqitura në mënyrë që të seleksionojë dhjetë idetë më të mira që fitojnë të drejtën e zbatimit në praktikë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *