Studentët e Juridikut rikuperojnë orët e humbura, në mësim edhe të dielën

Leda Hysa

Studentët e Juridikut edhe sot janë në mësim për të rikuperuar orët e humbura për shkak të grevës dhe protestës, por edhe ngujimit të një grupi studentësh në Fakultetin Juridik.

Dyert e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” janë të hapura edhe këtë të dielë ku po zhvillohet normalisht procesi mësimor. Senati Akademik ka marrë vendim që orët e humbura të zëvendësohen gjatë fundjavës.

Një studente në vitin e dytë thotë: “Është e lodhshme pasi janë ngjeshur leksionet, por besoj se gjithçka do të shkojë mirë. Mësimi sot do të zgjasë deri në orën 15:00. Pedagogët dhe studentët janë paraqitur normalisht”.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Kushedi sa do jetë merzitur strateg’ja ndërkombëtare, nderplanetare, kozmike e reformave në arsim të leshitdhise Kejdi dhembcakallja për këtë mësim që po bëjnë studentë normalë dhe jo si ngelsat e Baxhelles janë lristat e haremit veror të Jales që janë ngujuar se janë të infektuar me virusin e hardallosjes dhe delirit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *