Studentët mbledhin dhe blejnë libra për fëmijët jetimë

anazapta

Kanë arritur të mbledhin për një kohë të shkurtër 30 tituj të librave për fëmijë me qëllim dhurimin e tyre për fëmijët e një jetimoreje në qytetin e Elbasanit. Studentët blenë një numër të konsiderueshëm të këtyre librave bazuar në një listë të miratuar nga Ministria e Arsimit për shkollat e nivelit 9-vjeçare. Sipas Klaudja Ferhatit, udhëheqëse e kësaj nisme, ky lloj kontributi do të ndikojë ndjeshëm në edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve jetimë në këtë qendër. Sipas Ferhatit, pjesën më të madhe të librave të dhuruar për këta fëmijë e zënë librat shkollorë si dhe ata me karakter edukues.

Ndërsa punonjësja sociale pranë qendrës “Shtëpia e Shpresës” Elbasan, Arjana Verushi, gjatë fjalës së saj falënderoi  studentët e Universitetit të Elbasanit për këtë nismë domethënëse pasi, sipas saj,  një ndër atriubutet që ka punonjësi social është edukimi i fëmijëve. Më tej Verushi se kjo nismë do t’i ndihmojë fëmijët jetimë të kësaj qendre jo vetëm ta duan librin, por edhe të edukohen në bazë të tij. Nisma e studentëve të mbështetur edhe nga pedagogia e tyre ka vazhduar për disa kohë dhe pasi kanë mbledhur këtë sasi kanë vendosur ta dhurojnë. Në qendrën jetimore ” Shtëpia e Shprësës” Elbasan janë të akomoduar 15 fëmijë që marrin përkujdesje sociale në këtë qendër deri në moshën 16-vjeçare. Fëmijët që  janë strehuar pranë kësaj qendre, vijnë nga zonat urbane si dhe rurale të Elbasanit. Gjithashtu, studentët e Fakultetit të Edukimit kanë si qëllim edhe grumbullimin e librave për sistemin e paraburgimit në Elbasan.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *