Studentët në konvikte, mes papastërtisë dhe kushteve të rënduara

Dita

Në infrastrukturën e 26 godinave ku strehohen disa mijëra studentë çdo vit, koha ka ushtruar rëndesën e saj. Studentët drejtojnë ankesat e tyre jo përkudrejt kuotës së pagës mujore, por për kushtet e këqija higjienike në godinat e konvikteve.

Një sondazh i publikuar së fundmi nga qendra ‘’Qëndresa Qytetare’’ zbuloi se rreth 65% e studentëve i vlerësojnë kushtet higjienike të tualeteve të konvikteve si të këqija dhe pohojnë se uji i rrjedhshëm në to mungon. Sondazhi përfshiu mbi 300 studentë të moshave 18-27 vjeç që banojnë në Qytetin Studenti.

Ky sondazh ngriti po ashtu shqetësimin se tualeteve u mungojnë sapunët dhe letrat higjienike, ndërsa 86% e studentëve pohojnë se dyert e tualeteve nuk mbyllen.

Pagesa totale për një student është 4.500 lekë në muaj, ku përfshihen uji e dritat. Ata akomodohen kryesisht në dhoma me nga dy-tre persona, të cilët vijnë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.

s.a/dita

 

 

 

 

 

Share This Article
1 Comment
  • Bashkoheni kete shkrim me ate te mesipermin, ku Shqiperia ne fotot e 91 dilte si nje vend Afrikan, dhe na tregoni diferencen pas 27 viteve te lumtura

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *