STUDENTËT “PËRFAQËSUES”, MAKE-UP-I DHE NJË REPLIKË

redaktor
Studente me veze ne duar, duke protestuar para godines se Drejtorise se Policise se Tiranes, ku kane kerkuar lirimin e studenteve te cilet jane ndaluar pasi goditen me veze kryeministrin Edi Rama ne Fakultetin e Shkencave Sociale./r/n/r/nStudents protesting with eggs in hands at the Police Directorate of Tirana, where they demanded the release of students who were detained after hit with eggs the prime minister Edi Rama.

Kohë make-up-i, kohë trukimesh. Trukime me sikur, trukime me nëse.

Nuk ka problem.

Çdo gjëje mjafton t’i veshësh një tis dramatik me copë studentore dhe fap, fiton epërsi. Askush nuk guxon të të dalë kundër, të paktën jo haptazi.

Dikur, në vitet ‘90 , të ishe student do të thoshte se kishe fituar një garë, atë të të renditurit ndër të parët e klasës, më së shumti. Atëherë emri student meritohej.

Dikur në vitet ‘90 studentët nuk ishin tallava. Nuk ngjiti tallavaja në ta.Atëherë studentët ishin rock. Të ndriçuar nga muzika e Pink Floyd, Scorpions apo Iron Maiden. Të frymëzuar nga letërsia klasike.

Atëherë, studentët në Tiranë kishin edhe atmosferën e tyre romantike në fakt. Natyrale. Sepse ishte për shkak të mimozave që në janar zverdhonin dendur Qytetin Studenti.

Por, eh, iku ajo kohë, mbeti thjesht një nostalgji e brezit të shkuar.

Tani, askush nuk e bën më një kombinim të tillë.

Tani ka shumë studentë-tallava, nga ata që Pink Floyd, Scorpions apo Iron Maiden i ngatërrojnë me emra kokteilesh. Nga ata që nëse i pyet për Tolstoin, të thonë “DJ është ky ?!”.

Nuk e di a ka mbetur më edhe ndonjë mimozë në Qytetin Studenti aty në Tiranë. Edhe nëse ka mbetur, duket që nuk e ka më njeri mendjen tek to.

Por, kjo nuk do të thotë se fjala student në ditët tona nuk ngacmon më. Veçse paksa ndryshe.

Së pari, fjala student asociohet sot me fjalën kafe, ose kapuçino, ose… ose protestë paqësore.

Asnjë lidhje p.sh qoftë edhe me fjalën “mimozë”, pale pastaj me fjalën bibliotekë, apo “peshkop”- version i kahershëm. Jooo, e ç’lidhje kanë bibliotekat me studentët? Bibliotekat janë vende demode për ca studiues pensionistë të shkoqur nga mendtë dhe nga xhepat, që mbushin zbrazëtinë e të qenurit të panevojeshëm. Nga ata që nuk janë madje as në ndonjë OJQ.

Studentët tanë janë modernë, ata, sikurse sivëllezërit e tyre nëpër botë kanë OJQ-ra, associations-a, forume, për mbrojtjen e qenve të rrugëve, për mbrojtjen e hapësirave duhanpirëse nëpër lokalet e bllokut, për korsitë e biçikletave që i kanë zënë rrugën BMV-rave të boyfriend-ëve, për….plot e plot kauza të rëndësishme ekskluzivisht për Kohën e Studentllëkut. As njëçik më para e as njëçik më pas!

Fiks për Kohën e Studentllëkut, sado të zgjasë ajo, 3-4-5-…8 vjet. Kjo nuk ka pikën e rëndësisë.

Sepse kur ke titullin “student” e sidomos “student përfaqësues” mund të bësh gjithçka e je i gjithëpranuar.

Epo, kush nuk ka nostalgjitë e veta të studentllëkut? Kush nuk ka bërë prapësira në ato vite? Të gjithë! Është kusht i nevojshëm dhe i mjaftueshëm për të qenë student.

Jo si ata, sivëllezërit e tyre përtej detit, që kujtojnë (budallenjtë) se përveç OJQ-ve duhen edhe ca orë gjumë mbi tavolinën e bibliotekës ashtu dremitshëm. Ik o vëlla fli në shtëpi. Studenti pa gjumë rri vetëm në kafene . Studenti ynë përfaqësues ama.

Studenti ynë përfaqësues është i ndërgjegjshëm që masterin nuk ia vlen ta paguash. Si ata budallenjtë përtej detit që marrin kredi për të paguar shkollën e pastaj e fillojnë jetën me borxhe.

Nëse ato pak lekë që të ka taksur babi ia paguan masterit, çfarë do konsumosh kafeneve kur as boyfriendi nuk të jep gjë? Fundja, pse të paguash kur nuk konsumon gjë?

Në master e kam fjalën, nuk konsumon asnjë pedagog, asnjë libër të bibliotekës, madje edhe bankën fare pak e konsumon. Më shumë rri tek kafja ngjitur. E kush i kërkon pedagogut të flasë tërë orën? Ato gocat e bankës së parë? Uh ! Epo, le të paguajnë vetëm ato, meqë nuk vijnë as në mbledhjen e forumit. Aty te kafja.

Studenti ynë përfaqësues, nëse i ngel gjë nga kafeneja, shkon i bën një enjtje buzëve me botox. Oh yeeaaah, është gati edhe slogani: Është zgjedhje personale, lal ;-)!

Vërtet, ashtu është në fakt, personale.

Por….tring,- bie iPhone. Ej çuna, goca, shpejt se ka ardh kryeministri n’ fakultet. Eja e gjujm me ca vez, se sikur kena ra m’gjum m’duket. Me vez? Po pse me lal ç’ka bo kët’her? Kët her nuk di gjo un, po e kena gati nga ajo hera e vjetshme….pun ligji t’masterit. E mir, po vij, ti e di.

Dhe studenti ynë përfaqësues flakërin do vezë për të drejtat e veta bash mbi kryeministrin. Se kjo e bën kryestudent. Për paret e kafeneve që duan t’ia japin masterit. Pffff.

Shoqja e bankës së parë ngre kokën e ndrojtur nga libri e i thotë: Po nëse nuk i ke 200 mijë lekë, shko puno një vit në call-centre apo gjetkë dhe kurseji të bësh masterin vitin tjetër. Kushëriri im që po bën master në Itali kështu e bën: Punon dhe paguan shkollën e vet.

Po kush të punojë? Goca që porsa ka enjtur buzët për qejf të vet? Pse prandaj ka ardhur në kryeqytet ajo? Të punojë si pabukse? Jooo, ajo është “aktiviste e shoqërisë civile”. Vërtet pak emër i gjatë, po ia del mbanë ta thotë me një frymë.

Shoqja e bankës së parë këmbëngul pak e skuqur: Meqë po i hedh vezët, hidhi të paktën për zysh Desdemoneidonën që e bën leksionin vetëm 15 minuta sa të na shesë librin, e ikën se ka punë.

Hidhi vezët të paktën pse unë vlerësohem njësoj si ti që e kopjove punimin e diplomës nga studentët e vjetshëm dhe pedagogu bëri sikur nuk e kuptoi.

Fundja, gjuaje ndonjë vezë për profesorin e ekonomisë, që i ka vënë emrin e vet përkthimit të librit që i bëra unë me shoqen time.

Ose, jo, mund t’i gjuash ndonjë vezë Agron Gjekmarkajt, ish-këshilltar i ministrave, që i bëhet zemra mal nga shënjestra e vezëve, jo nga motivi që e bën vezën t’i drejtohet shënjestrës.

E për sa kohë të ketë Gjekmarkaj me shokë që pëlqejnë në mënyrë militante të ekzaltohen me objektivin dhe jo me kauzën, të frymëzohen me titullin student dhe jo me brendinë student, të shijojnë momentin e thyerjes së një veze revanshiste paçka zverdhjes të së ardhmes së të rinjve që vetëm era studentë nuk erdhën kurrë dot, për aq kohë pra nuk do të ketë gjeneratë studentore por vetëm studentë- tek-tuk në këtë vendin tonë që po e braktisin aspiratat e vërteta.

Për aq kohë studentët do të jenë thjesht një grup të rinjsh “të prapë” që thirren për punë të vogla.

Punë make-up-i kryesisht.

Share This Article
64 Comments
  • “Tani ka shumë studentë-tallava, nga ata që Pink Floyd, Scorpions apo Iron Maiden i ngatërrojnë me emra kokteilesh. Nga ata që nëse i pyet për Tolstoin, të thonë “DJ është ky ?!”.”
    Epike :))

    • Autori Metaj, me sarkazem fine, ka vene gishtin ne plage. Dhe e pergezoj per talentin. Por ne realitetin tone, ka edhe më, po shume ama, per te qeshur e per te qare, si ne universitetet pubike dhe ne ato private. Kam pasur te bej me te tille ne auditore vite me pare, kam ende dhe sot, por tashme jo me ne auditor, por studente vijues, apo qe kane mbaruar studimet, dhe qe me vine per t’u mesuar gjera te tjera, psh sesi merret nje leje drejtimi. (ate e vleresojne me shume sesa nje diplome te vertete). Me rastis qe t’i pyes per nevoja mesimi, por shpesh u bej dhe ndonje ‘testim’ per njohurite e tyre dhe vertet me vjen cudi sesi pa pike turpi me thone se kane bere bachelor-in apo po bejne masterin, por vetem ne ate fushe qe une i pyes, paskan qene te dobet ! (sepse ne te tjerat, medemek, kane qene te shkelqyer). Dhe me besoni behet fjale per njohuri te nentevjecares. Jane me plot kuptimin e fjales injorante me diplome ose me karte studenti. Ne mesuesit e vjeter ngushellohemi me faktin se edhe pse jane te pakte ne numer, ka studente dhe studente nga ata ‘te bankave te para’, qe e nderojne emrin student dhe do te jene ata qe do nderojne si veten e familjen ashtu dhe shoqerine neser. Fundja per ata kemi nevoje. Te tjeret le te gezojne “te mirat” qe u ka siguruar koha, prindi qe beson se femija po u behet ‘inxhinier’, ‘juris’t, ‘ekonomist’, ‘informaticien’ etj, por qe do te kuptoje se u ka shkuar mundimi dem ngaqe femija e tyre nuk do jete konkurues ne tregun e punes. Ne fatin e tyre te keq sigurisht qe kane kontribuar edhe ata pedagoge qe u vene nota pa i merituar ne shkembim te parave apo favoreve te tjera. Dhe kjo eshte nje plage e madhe e shoqerise sone. Vite me pare kur kam pyetur nje danez,, personalitet ne inxhinering, se cilat jane burimet qe nje vend i vogel dhe i varfer ne pasuri natyrore si Danimarka, te kete ate standart te larte ekonomik, ai m’u pergjegj: “eksportojme tru!”. Sigurisht qe me spjegoi me imtesi sesi funksiononte sistemi arsimor aty dhe rolin e shtetit ne kete drejtim. Ketu duhet te synoje edhe sistemi yne arsimor. Te arrije te prodhoje specialiste qe te konkurojne ne tregjet boterore me tru. Shqiptaret e kane treguar jashte sesa te afte jane, por aty eshte sistemi qe i pregatit dhe i vlereson objektivisht studentet, te cilet ia kane dale me pune te jashtezakonshme, dhe me te miret sigurisht qe ” çajne’, ne te kundert me produktin tone ketu ku ‘çajne’ me “te shkathetit”, me te gjitha rruget dhe format, por vetem me aftesi jo. Ndaj edhe tek ne i fryhet kaq shume studimit formal dhe sigurimit te diplomave falso, sepse me menyren si fitohet nje vend pune tek ne, rendesi nuk ka aftesia, por diploma e’ te forteve’, me perjashtime shume te vogla te vogla. E kam fjalen per vendet e punes qe ve ne dispozicion shteti, ndaj dhe keta lloj te dipolmuarish synojne pikerisht punen ne shtet.

  • T’u lumte pena Ilir! Nje sarkazem qe godet atje ku i dhemb me shume shoqerise sot. Pa studente te mirefillte, si ajo “e banges se pare”, nuk do te kete te ardhme ky vend, do te asfiksohet dhe, dalngadale, “do vdese”. Edhe nje here t’u lumte.

  • Bravo i nderuari Artikullshkrues ! Ne ate kohen e mimozave ,kur dikush degjonte se je student,te admironte,te degjonte me vemendje ,pasi studenti dinte c’te fliste ,pasi dinte se c’lkish mesuar. Di nje rast ku studenti i mjeksise edhe pse nuk ishte dipllomuar,po shpetoi nje jete njeriu ,nje jete femije qe hengri nje molle te sperkatur . Ky ishte student. Nuk ishte student kafeneje,nuk ishte student diskoje ,pasi ishte student mimozash. Admironte bukurine e mimozave,po me shume admironte bukurine njerezore qe ishte Dija qe merte ne universitet. Nuk ishte student qe merte diplomen duke cuar dru zjarri ne universitet,apo te shperndante zarfe neper departamente…

  • Me kujtove thenien e fameshme te Ollges tek filmi “Zonja nga qyteti”:
    Shume bukur fole po asnje llaf nuk te morra vesh.
    Dhe ti more zotni po i bie rrotull e rrotull te besh te zakonshmen qe bejne prostitutat media ne sherbim te PUSHT-teteve.
    TE KEQORIENTOSH

    Ti mundohesh te cvleresosh nje proteste qe juve sherbetoreve qe shkruani me porosi ju djeg pikerishte sepse ashtu si dhe ju e dini mire , edhe opinioni pubik po e sheh qarte dhe po e kupton qe ata nuk jane as nen urdherat e saliut, as te Rames dhe te askujt. kJO I TREMB
    Pikerisht kete nuk fal as saliu dhe aq me teper Rama qe sot ka pushtetin
    Nje proteste nga tallavate e saliut nuk e tremb fare Ramen, sepse e di mire se jane po aq me dinjitet sa te tijte.
    Rama dhe Saliu( Likja si pehlivan rri prapa perdes) jane nga i njejti brume qe me shpata plastike “luftojne” dhe luajne me njeri-tjetrin, bejne teater para popullit te droguar nga hashashi i skamjes. Ata frikesohen dhe hedhin ne sulm prostituta si zoterija artikullshkrues, e te tjere, se e kuptojne qe keta te rrinj idealiste po luftojne qe ne arsimi te konkurohet pikerisht me vlera dhe jo me para te pista te fituar nga njeres te piste te lidhur me pusht-tetet e pista
    Qe ne shkolla te shkojne ata qe kane vlera dhe jo vetem pinjollet e hajduteve , cubave, Tutoreve qe kane zene per fyti Shqiperine dhe po e rrjepin deri ne kocke.
    Jane pikerisht keta PUSHT-a qe ndrojne pushtetin me njeri tjetrin qe studentet kane perfunduar ne studente tallava., dhe natyrisht me bark bosh nuk e kane mendjen tek mimozat
    Shkrimi eshte shume i peshtire, i shkruar pikerisht me porosi Pushtash per studentet tallava qe nuk eshte faji i tyre qe kane perfunduar te tille, por i PUSHTAVE qe katandisen arsimin ne kete derxhe.
    Jane keta qe i kane ndare studente ne ” te djathte te saliut” ne “te majte te Edit” ne “te florinjte” te likes” qe i drogojne dhe u premtojne karrike ministrash te se nesermes.
    Pjesa qe mbetet e papune, e pa ngrene e pa perspektive e keqorientuar jo vetem nga pushteti por edhe nga krimbat dhe vemjet qe vegjetojne ne sistemin e degjeneruar arsimor “drogohen” me nje kafe dhe shtyjne diten migjeniane.
    Pikerisht per keto po gjuajne me veze keta studente idealiste.

    KOT RREKENI TE KEQINFORMONI. KUSH KA MEND E KUPTON

  • Shkrim idioteske,qe merret kot me keta aktivista!
    Ne qofte se Jane keta studente keshtu faji i kujt eshte? I nje shkolle qe nuk i ka edukuar qe moti! Pra ma mire nje shkrim per edukaten qe jeni se sa ky shkrim per disa studente qe Kane nje mérite e nje mérite te madh:nuk pajtohen me kete lumpen- situate te studenteve qe ju-ne pergjegjesi si adultet e ketij shteti- keni krijuar!
    Kur njeri tregon nenen ,budalli sheh gishtin ,keshtu i bije ky artikul!

  • Studentet e viteve 90,permbanin romantizem dhe heroizem.
    Tek keta tani,mbisundojne ato qenie te brezit te dyte,te hordhise qe rezoi Saliu nga kullat e errta,qe me egersi dhe injorance te thekur mbajne pushtuar qytetet.
    Se pari,kjo hordhi duhej mbajtur ne kopeshtin zoolgjik,qe tu mesohesh si hidhen hapat drejt qyteterimit.
    Tani kjo duhet bere me forcen e ashper te ligjit:pasqyra para surratit,qe ta ndjejne cfare monstra jane.

  • Z,Metaj i perkas brezit te studenteve te 90,egzaktesisht kam mbaruar studimet ne 91,ke thene ca te verteta per ate brez,po cdo brez ka kontekstin e tij e krahasimi eshte i pa vend,gjithsesi nuk besoj se je i sinqerte ne ato qe gjoja perpiqesh te shkruash le shije te hidhur fakti qe do te denigrosh nje brez te tere,jo se cdo gje shkon mire po kjo vec per faj te atyre qe u qelluan me veze pra PUSHT etareve,jam nje i majte (i pa organizuar) edhe une qe po bej kete koment.respekt komentueses me emrin LIRA!

  • Qe kryeministri e donte nje veze surratit e donte,qe ta fillosh qe nga mosndeshkueshmeria SHQUP-it,Fullani,Laguna Sandrit,gjobat ndaj popullit te varfer,kamat vonesat dhe CEZ,favorizimet e SamirManeve,Beqave e Beqirave,Sandrat e Sandrinot,Crow Agents dhe Brizeidat me shale.Do gjendet nje sebep per veze do gjendet.Po nuk u zgjua nga gjumi,jane gjalle diversantet e Berishes,qe i sakatuan hunden.

  • NDALU PAK O METE ME EMER ILIR…

    E ke thjeshtuar deri ne skeletnaje figuren e brishte te qytetarit student te diteve te sotme, per te vetmen arsye, mendoj, se duke qene vete nga ata te fundit te viteve tetedhjete (dhe jo nentedhjete – apo jo ?) mbart ne brendesine e shpirtit tend te irrituar te vetmin ndryshim qe kishe me keta te sotmit: parate me pikatore te fundviteve tetedhjete.

    Pas çdo studenti qendron nje familje, nje edukate brenda dhe jashte kater mureve te shtepise, nje rruge e gjate e formimit karakterial e shoqeror. Ju ishit femijet e “boom-it” siç stereotipizohen te ardhurit ne jete te viteve tetedhjete, nentedhjete e me tej, qe ne fundin e ciklit shoqeror u gjendet duke kenduar “I love you Lucy” maje thanave te Xhevahires, me dylle vesheve e thonjte sterr te zi te prere me maje, me ate shprehjen tipike qe sot e huazojne me bollek: zgjidhjen e problemit te analizes matematike e di mami, poezine e De Rades e di te teren babi, do i kerkoj halles te me tregoje ku bie Bangladeshi, gjyshi di te luaje ping pong se e ka mesuar kur ishte student ne Kine….

    E keta te sotmit jane pjella e juaj, e ajrit te ferguar, e flluckave te sapunit me arome malve e mimozash, e çjerrjeve xham-thyerse e boshllekut te pafund, sepse ashtu i edukuat pinjollet tuaj te fis-zgjatjes, me kerkimin e deshperuar te parajses aty ku mund te gjendet vetem e tmerreshmja bote-thithese “black hole”. Jane me dhjetera mijera pinjollet tuaj qe u rreken rrugeve te perendimit per tu mireshkolluar, paçka se ata qe ja arriten numurohen me gishterinjte e duarve e mbase duke huazuar edhe ndonje te kembeve. Sepse ashtu i udhezuat, me xhepat e fryre, se duhej “me patjeter” te merrnin nje fletushke te quajtur dipllome, edhe pse asgje nuk mund ta dallonte nga nje e tille e tipit ErionVeliste , te printuar nga faqe online sipas oreksit e deshires per nje vend pune te siguaruar qe pa lindur, nen rregjine e Braçolineve mistrece te Beratit me shoke e shoqe shume.

    Ata pak studente qe shperfytyruan surratin e zverdhur te psikopatit me kartele te Surrelit, me veze e sharje nga fusha e plehrave, kishin nje te drejte qe askush nuk mund t’ja mohoje: parate e taksave te prinderve te tyre, te mos dhurohen per universitetet private te hajduteve, batakçinjve, kodosheve, te ngritura si kepurdhat pas shiut, me bekimin e Nikolles se djathit me ere sqapi, nga bashkemoshataret e brezit tend te “boom-it”, me baze mesim dhenje kuislinge nga Mitrovica, gabele Fuga-iste te vetequajtur profesore, Artan Duke asistente si llumi ne fund te kafese e Tupine, Gjekvuke, Preç Zogiste e Grida Dumiste te boshllekut moral e te sedres se avulluar.

  • Mirë aertikullshkruesit nuk i vjen turp për ato që shkruan se fundja nga ato monstra është qe paguhet dhe lyen penën me helm ,po ju të redaksisë nuk ju vjen turp që përhapni helm të tillë.Nuk është liri e shprehjes kjo ,por nje maskarallik

  • me thene te drejten alegoria me pelqeu dhe e shkruar bukur gjithashtu.Me aq sa mediat informuan behet fjale per nje grup me pikpamje te majta qe nuk ishin irrituar pse shteti s’ u ble Jaguar apo s’u jep kafene falas.Ata akuzonin k/ministrin per tradheti te se majtes, qe ndofta ashtu nuk eshte, por do degjuar se perse ishin vertet te irrituar? Se ishin majtiste apo jo, dhe pasi ti degjojme do krijojme idene se jane Studente apo Sude-nte, se pa i degjuar thjesht i paragjykojme.Sidoqofte, personalisht jam kunder vezehedhjes per kedo qofte.

    • aman mor cuni i hitlerit
      ku ishte alegoria ketu ?? aman se une nuk kuptoj asgje
      demagogjine po e kuptova ,ate e kuptoj gjithmone
      ky na i prezanton studentet e sotem duke imagjinuar Edvinin e Kristaqit
      Benin e Kiqos , Ditmirin e Sules ….se ku shkelqyen keta te para 90 vecse nga biografia ,e di ky fatkeqesia e Vlores ….
      i paraqet keta studente sikur jane bij miliarderesh ,qe nuk dine cfare te bejne
      per te kaluar kohen .Tarifat e pageses ,qe impostoi partia e te majteve …o zot qe marrte nga ditet tuaja ,se ju per te varferit punoni ,i pesefishoni
      jane praktikisht te paperballueshme .besoj jemi dakort qe 80% jane ne pamundesi per pagesen e dritave ,a e kupton sa do nje femije ne shkolle ne Shqiperi ? ne te larten ,mos e fol …vetem tarife univeristeti 2milione e 600 mij lek te vjeter me thane mua .Absurde !!! po libra qera ushqim ??!!
      nqs partia jote ka ndonje plan qe ti ktheje te gjithe koperativiste ,le ta thote
      se ky me siper e ka qare spjegimin …goca qe ka fryre buzet …
      i ngaterron me ato te bashkise ….qe e thithen Shpetimin e gjore
      lere cfare me kane pare syte kur erdhi ky rilindioti i fasadave
      i vishnin me kollare dhe i linin para dyerve …ndryshuan ,rilinden
      te punojne gocat pra …si ato te fushates ,freshit ,se pastaj partia i ben deputete
      pa arsim fare ,se po u arsimuan do kuptojne nga kush qeverisen …
      nga kryevizatimori …gjykohen nga Iliri i Mete ….
      nga fillimi ne fund ky lapslepirsja ,nuk thote nje fjale per ligjin ,nje cope arsyetimi
      jo merret vetem me ata para 90 qe pse nuk i shuajti busti qysh ne 90 se ata te shkelqyerit e 90 po na ndricojne
      dhe me keta qe guxojne ,mire apo keq guxojne
      Iliri ,e ka marre shkollen ,postin me lepirse …po s’ka gje
      Iliri eshte i shtabit tashme …nejse dhe une jam kunder vezehedhjes
      gjynah gjithe ky harxhim
      mut mendoj se eshte me mire ,pa delikatese fare …e kane shume dhe ate

      Ilir ,jeni ber si kori i mizave qe eshte i shumte aty ku ka ….ushqim
      ju rrrrrrrrrilindesat ,beni ndonje ore pune ,se paguheni me taksat e prinderve te atyre studenteve ….ju vizatimoret ,hanaliste e blushiste ???

      • Love, kur je mbi xhiro une te le korsine te lire, hahahaa.Ajo burri qe me quante cun hitleri nuk del me se i mbaruan pseudonimet.Ti e di qe mua me pelqen ironia, por e kam thene qe nuk duhen paragjykuar keta aktivistet.Nuk e di sa paguajne per studime, po 2 milione e kusur jane placke e madhe.

  • Nuk e di sa njerez e kane lexuar kete artikull. Do doja ta lexonin shume; mundesisht te gjithe shqiptaret.
    Sigurisht qe artikulli nuk mund ti permbledhe te gjitha cfare mund te thuhen per studentet e shkollat sot ne Shqiperi.
    Une jam nje ish student i inxhinierise elektrike qe kam mbaruar studimet ne vitin 1981.
    Nuk marr persiper te bej krahasimet midis dy koheve sepse nuk jam i pergatitur ne kete moment dhe besoj se nuk kam as formimin e duhur per kete.
    Ndoshta ky artikull mund te ishte shkruajtur edhe pa historine turperuese te vezeve (histori qe te pakten mua ketu larg ne USA me ka lene nje pershtypje shume te keqe/le te themi nje arsye me shume qe nuk me ben krenar per te qenit Shqiptar)
    Si pronar i nje biznesi qe operon ne fushen e elektronikes dhe qe gati te gjithe te punesuarit i kam shqiptare, me ka rene rasti qe te kem oferta per te punesuar inxhiniere shqiptare emigrante te diplomuar ne Shqiperi gjate viteve te demokracise . Dhe e dini cfare? Rezultatet e intervistave ishin katastrofike. Dijet e tyre ne fushat respektive ishin nen nivelin amator.
    Jam menduar gjate per keta aplikante.Vinin nga familje shume te mira (u rekomanduan ketu permes njohjeve familjare) dhe nuk do shume ta kuptosh qe faji qendron tek shkolla qe i diplomon
    Po keshtu pa shkuar larg kam dhe nje nip te diplomuar avokat ne vendin tone te cudirave, pra ne Shqiperi.
    I miri nipi im nuk di asgje nga avokatia sepse shkollen apo diplomen ja pagoi babai i tij (vellai im qe jeton ne Shqiperi) ndersa vete nipcja im nuk ka lexuar kurre nje liber gjithe jeten e tij.
    Dhe problemi eshte se nuk jane vetem keta pak persona qe permenda por gjithe prodhimi i shkolles shqiptare ne keto vite.
    Keshtu pra kemi ndertuar me se paku nje brez totalisht te pa afte per vehten e tyre, per familjet e tyre dhe ne fund per fatzezen Shqiperi.
    Te gjithe duhet ta dine qe investitoret e huaj qe te investojne ne Shqiperi bejne studime shume serioze paraprake.Krahas gjerave te tjera kerkohet ne menyre te patolerueshme fuqi punetore te kualifikuar dhe ky faktor ka peshe jashtezakonisht percaktuese ne vendimin final.
    Dhe te gjithe presin qe dikush te investoje dhe ti marre ne pune. Rrine gjithe diten neper kafe dhe shajne qeverite qe nuk po bijen investitore. Dakord por cfare pune dine te bejne? Me falni po as roje dhe as pastrues halesh nuk dine te bejne. Kjo eshte gjendja reale.
    Dhe nqse kryeministri apo qeveria apo forca te tjera te interesuara duan qe ta ndryshojne kete situate sigurisht qe do te kene kundra se pari palet e interesuara per ta ruajtur kete sistem te korruptuar qe prodhon para per pronaret e qenef-universiteteve shqiptare, se dyti te pa aftet enderrimtare qe ne pamundesi qe te diplomohen realisht kenaqen me fallso-diplomat e shtypura ne keta qenef-universitetet qe permenda, se treti por jo nga rendesia nje problem i madh eshte dhe ajo pjese e qelbur e politikes pushtet berese qe me dashje apo nga paaftesia ka prure gjithe kete kellire historike e te padegjuar ne ndonje vend tjeter te botes.
    Sa per ate vajzen e vezeve qe me siguri nuk di asgje nga ligji per arsimin, ne ne shqip kemi nje emertim qe nuk e di a e kane gjuhet e tjera apo jo: Ne e quajme Llacke!
    Duke ju kerkuar te falur per tonin tim ( sigurisht nuk i drejtohem Llackes &Company) dua tju lutem te mendoni qe nuk po flas per asgje personale (sepse une hallet personale i kam zgjidhur dhe ne Shqiperi kthehem thjesht si vizitor por jo per te jetuar me, bile as per tu varrosur edhe kur te vdes) por per nje ceshtje qe duhet te shqetesoje thelle cdo shqiptar qe kerkon nje emer te mire per Shqiperine.

    • DO NOT BE SILLY !

      Edhe ti i dipllomuari i Eduard Palokes, duhet te jesh i sinqerte me vehten ne radhe te pare, se ne te tjeret diçka e kemi provuar edhe para teje.

      Diplloma qe paske marre ne 81-shin nuk ka vlere edhe sikur te ishte perendimore. Ta them une ate qe nuk thua ti: sistemet e matjes jane krejtesisht te ndryshme e para, dhe per tu njohur nje dipllome jo amerikane duhet te japesh ne anglisht ne dyzet dite gjithe lendet e kater pese viteve te dipllomes origjinale. Natyrisht me sistemin amerikan….

      Nuk di se ç’prodhjon ne fushen e elektronikes, apo mbase ke ndonje laborator-dyqan riparimesh elektronike, po inxhinjer i gatuar ne Shqiperi nuk je e s’ke per te qene kurre ne ameriken ku paske vendosur te lesh eshtrat ….

    • Po mire ,po a eshte faj i studenteve apo faj i profesoreve te tyre,studentet e viteve 90¡ pra tregimi i juaj vetem sa shkoni ne favor te studenteve qe protestojne kunder universitetet bizness,qe japin diploma kur ke pare per t’i paguar e jo dije!

    • Nuk ka nevoje per shume koment. Ja ke fut vetes …
      se pari t’a ka thene edhe nje komentues, duket qe genjen 7 ore larg ti spurdhjak qe do punesosh inxhiniere.. hapu dhe dhe perpiji mashtruesit dhe genjeshtaret
      Me kryesorja, cfare mund te presesh nga nje birbo qe nuk jeton ketu dhe nuk e ka haberin e hallemedhenjve shqiptare. se sa i vlen lekura lexoni se cfare deklaron, se as i vdekur nuk do te jete ketu, ….mi gjirizesh

  • Cfare keni kunder studenteve kaq shume? Ata studente qe i hodhen vezet kryeminstrit nuk ishin aspak te rendomte apo te tallavave, i degjuat argumentet e tyre: plot strukture dhe llogjike. Juve nuk doni ti degjoni keta studente te mirefillte, por ju eshte bere mendja qe studentet sot jane ose prostitute, ose dembele ose keshtu ose ashtu.
    E gjithe bota ka studentet e mire dhe te keqij. Kjo eshte dukuri e shoqerise moderne anembane sot. Ke ne Amerika dhe ne Angli studente tallavash, porno e te cdo orgjie sa te duash, qe marrin diploma nga universitete me kile qe ka atje.

    Cfare dreqin keni qe sulmoni gjeneraten me te re te ketij vendi, dhe doni te shtypni edhe zerin e atyre qe kane te drejte? ATA QE PROTESTUAN KANE TE DREJTE.
    Ata te kafese, botoxet i bejne femijet e pushtetareve qe e kane shkollen sa per te tallur bythen, keni Laura Vorpsin dhe shoqet e saj….no comment.

    Juve, si pune e ketij gazetari, qe paska emrin e atij Like qoftelargut Mutit, jam e sigurte qe me kete standart e ke bere shkollen e tij, me tallave dhe kafe etj, dhe tani peshtyn ate qe ke bere vete dikur, prandaj e shikon studentin me kete prizem. TURP TURP!

    NJE SHKRIM I FELLIQUR, I MBUSHUR ME URRETJE, ME CINIZEM per te hedhur balte mbi kete grup te rinjsh qe kerkesat e tyre jane mese te drejta, jane kerkesa ekonomike.

    SA QELBESIRA SI PUNE E KETIJ AUTORI KA NE SHQIPERI? Shume, prandaj nuk behet ky vend. Ne qenkemi shume te percare, prandaj fiton injorance dhe e keqja, si puna e ketij autori dhe keta qe mbeshtetin kete palo gazetar.

    Turp per Gazeten Diten qe boton artikuj te tille. Nje dite i perkrah studentet, diten tjeter i poshteron duke lejuar shkrime te ketilla me demek ne emer te lirise se shtypit.

    Bashkohem me komentuesit me lart, Lili dhe Lira, ju lumte goja!

      • o Yp Xhixhi, po dukesh qe je vertet gomar si vete emri “Xhixhi”. Po c’te degji mor katran qe dole leshove gjithe kete inat?
        Jo more katran, nuk jam as Lira apo Lili, dhe uroj te kete edhe me shume si Lira dhe Lili ne kete vend, dhe me pak si ty o katran sa na qelbet vendin.

        Meso te shkruash me pare o analfabet, anadollak.

        • o Yp Xhixhi, po dukesh qe je vertet gomar si vete emri yt “Xhixhi”. Po c’te dogji mor katran qe dole leshove gjithe kete inat?
          Jo more katran, nuk jam as Lira apo Lili, dhe uroj te kete edhe me shume si Lira dhe Lili ne kete vend, dhe me pak si ty o katran sa na qelbet vendin.

          Meso te shkruash me pare o analfabet, anadollak.

  • Cfare kerkojne keta?
    Ne shkolle te vene?
    E Kush te paguaj,
    per kata legene?

    Te paguaj shtetei,
    me taksat e mija,
    qe rrugeve te argaliset,
    e gjithe rinia?

    A e dine keta,
    ketu ne perendim,
    sa dollar koston,
    nje vite arsimim???

    $15.000,
    dhe per cdo student,
    vetem per nje vit,
    E te rishe drejte….,

    Ta beshe pagesen,
    Nje muaj para fillimit,
    ndryshe humbe e drejta,
    e vite arsimimit!

    E ne se mungone,
    ne shkolle vec tere dite,
    perjashtohesh urgjente,
    vetem per nje vite!

    Ne se vitin tjeter,
    perseri mungone,
    perjashtohesh nga shkolla,
    Njehere e per gjithmone!

    E te mos shkoje mendja,
    ne rruge te rishe,
    e te gjuashe me veze,
    kunder qeverise!!!

    E s’ka rruge tjeter,
    ne gjykate do veshe,
    edhe per gjithe jeten,
    Record do ta keshe!

    Do ta mare veshe,
    pune kur te kerkoje,
    adventure e shkuar,
    gjate do ta bllokoje!

    E s’te mer ne pune,
    asnje kompani,
    mos endero kurr,
    per pune ne Qeveri!

    Ky eshte perendimi,
    dhe demokracia,
    ndaj ketu s’ka kohe,
    per veze rinia!

    Kur te veshe studente,
    te fillon tundimi,
    do paguar shkolla….
    nga do dale fitimi??

    Mesojne punojne,
    e terhiqen zvare,
    ndaje nuk ka studente,
    ne rruge e pazare!!

    E shpenzojne kohen,
    ne shkolle, bibloteke, pune,
    kthehen ne shtepi,
    ne mesnate per gjume!

    Studentet tuaj,
    sulmojne qeverine,
    ti paguaj shteti,
    te shijojne rinine!

    Kjo lloj aventure,
    eshte vetrere e rralle,
    ndaje bota ju hedhe,
    ne kandar me radhe!!!

    Pa qahen shqiptaret,
    si zogu bythe dale….
    Pse s’na do Europa,
    ne jemi te bardhe???

    Ne jemi te bardhe,
    po me shpirte te zi,
    ndaj te izoluar,
    jemi ne Shqiperi!

    Ne jemi te bardhe,
    po jemi dembele,
    intrigante te rregjur,
    hajdute me kartele!

    Ne rruge gjith andej,
    studentat jan shtruar,
    petagoget kane,
    per ti instruktuar!

    Me shume kerkojne,
    se sa kontribojne,
    “miqte” e huaj mire,
    ne po na testojene!

    Na kan vene ne prove,
    e na njohin mire,
    ne Europe te na fusin,
    Jo, nuk kan deshire!

    Edhe me te drejte,
    e me hak e kan,
    se do gjejne belane,
    me studentat

  • Une jetoj me perendim,
    ku ka shkence e zhvillim,
    ku studentet vec mesojne,
    qeverine nuk e qellojne!

    Une jetoj ne perendim,
    ku ka ligje e gjithezbatim,
    ku shqiptaret shume punojne,
    femijet mire i edukojne!

    Nje gje eshte per te kujtuar,
    lexo mire me larte c’kam shkruar,
    mundohu mire te kuptoshe,
    fillo veten ta korigjoshe!

    Ne se je nje prinde i mire,
    sigurishte ke shume deshire,
    femijet I kesh zheni….
    Eh! Kjo varet vec nga Ti!

    Po e le ne rruge te dale,
    te hiqet si trime I rralle,
    e me “veze” te qelloje,
    shpejt ne burge do perfundoje!

    E c’tna doje ne Europa?
    per ata koke sallatopa,
    qe aspake se duan punen,
    profesion kane vetem dhunen???

    • @LABI

      Ti jeton në perëndim,
      por këtej detit Adriatik,
      në Labërinë legjendare,
      që ia more erzin fare.

      Ti more @LABI i vrari,
      që s’di nga lidhet gomari,
      bejte çdo ditë për partinë shkruan,
      shqiptarëve trapin ua rruan.

      Pa shiko o derëzi,
      punët e tua në i ke në vij,
      me propagandë zorrët mos na i nxirr,
      se i dimë gjërat mirë.

      Kush nuk i di je vetëm ti,
      që ushqehesh me demagogji,
      paritë të gjitha gënjejnë,
      se ndryshe s’mund t’na e kërcejnë.

      Punën tënde kur do shohësh,
      për partinë të mos ligështohesh,
      ata për ty s’duan t’ia dinë,
      vetëm kabllon ty ta shtrijnë.

      Ti s’jeton në perëndim,
      ku ligjet gjejnë zbatim,
      je thjesht hajvan propagandist,
      ushtar i bindur i partisë!

  • Te lumte Ilir! As mos e prish terezine, se do kete edhe te tille qe nuk u pelqen realiteti I sotem I studenteve te keqmesuar e te keqperdorur, dhe do nxjerrin tharetiren qe kane ne stomakun e tyre te trazuar .. Dhe me e keqja eshte, qe nuk e shohin as keta me te vjetrit se ku eshte katandisur mendimi, etika, vullneti, sakrifica e brezit te ri, e sidomos studenteve. A thua se me veze do rregullojne gjithcka e do permbysin qeveri, apo do zgjidhin hallin qe te shkojne ne shkolle pa paguar asnje kacidhe! Vaj halli per vete mendjen e qendrimin e tyre. Njerezia , gjithsesi e dallon tashme te verteten e dhimbshme qe po kalon vendi, madje dhe vete ata. Por nga studentet nuk priten veten goditje me veze, se s’eshte ndonjw trimwri e madhe, qe mund ta beje edhe femijet me te vegjel se ata! Ajo qe pritet eshte te mesojne nga librat, nga shoqeria, dhe nga studentet edhe tej nesh! Sidoqofte, edhe nje here URIME per shkrimin!

  • @ Chronos USA

    Me qarte nuk ka ku te shkoj…. Kush deshirin le ta kuptoje, fiksoje ne mendje Dhe te reagoje per vete e par femijen. Nje te kundert le te bejne ashtu si e kan nisur….

    Ndoshta lufta e trete do te jete me veze studentesh? A te kete filluar thua, e ne ketu nje USA nuk dime gje??????

  • Skorpionsi Ilir Metaj si perfaqesues i “rilindesve”, mjeshtrat e vjedhjes se fondeve nen ombrellen e OJQ-ve, artiste te trukimeve i njeh shume mire mekanizmat ndaj i vjen keq nese dikush tjeter perdor te njejtat arme per t’i diskredituar. Tani eshte moda e studenteve alla Veliaj qe me 6 muaj frekuentim arrijne te quhen te diplomuar e studente model perendimor. Pa kemi edhe ministren e arsimit me diplome kioskash, ashtu sic kemi kiosken e Cilit qe tashme dikton axhenden e MAS. Snobet e bllokut, bijte e ish oligarkeve te birose sot i gjejme perfaqesues te organizatave per te drejtat e njeriut apo veprimtare qe te japin leksione demokracie. Kjo po qe e meriton te quhet “Rilindje” e kush e qellon me veze duhet denigruar me cdo kusht se ashtu na ka mesuar qemoti partia te luftojme armiqte. Apo jo Ilir Metaj?

  • Po ku ishit ju o studente te vezeve kür u shit deti greqise, kür u vrane protestuesit e janarit, kür shpertheu gerdeci, apo ju ne ate kohe po mesonit iternacionalen , dhe po prisnit qe zoqkat te beheshin pula e te pillnin veze,,, ikni e futni noj cigare hashishi dhe shkerdhehuni ne plazh se per gje tjeter nuk jeni.

    • Tani, te gjitha keto qe permende ti karafili nuk do i benin keta studente se para 7 vjetesh kur shpertheu gerdeci keta ishin ne 9 vjecare ore idiot me gjithe lecka dhe opinga.Apo duhet te merrnin me vehte dhe ata te kopshtit dhe te cerdhes dhe te protestonin.

      Per gerdecin pyet Ramen se ai premtoi se do e zgjidhte punen e mafias qe vriste femije
      Edhe per 21 janarin Rama shkoi ne shtepine e Aleksit dhe u premtoi familjareve se sa te vinte ne pushtet do conte vrasesit para drejtesise.

      Tani para drejtesise dhe ne burg con ata fshatare te varfer qe as asistence nuk marrin, nuk kane mundesi as per mbijetese, dhe Fullanet, hajdutet e kriminelet gjesdisin me jaguare

      Ja beri shume mire Muç Nano ne Top lesh story ketij fare kryeministri qe u trondit shume nga fjalori i studenteve( per dijeni te lexuesve i thane —plehre-kaq) ndersa ministri tij ne parlament i drejtohet deputetes duke i thene kafshe.
      Keta thone beni si them une po mos beni si bej une
      A ka njeri me mend ne koke qe te besoje kete mashtrues te kalibrit te rende kur thote se studentet i ka degjuar dhe ata jane dakord me reformen.?
      Studentet qenkan dakord qe te paguajne nga 2 miljon e me shume leke per shkollen??!! e meriton fjalen plehre, mashtrues, genjeshtar ?!

    • ishin në të satëme or debil!!
      ishin fëmijë!!deti është shitur në ’08ën!!
      or debil ishin ndryshe nga ku je ti tashti!!
      po ti ku ishe mor qën qeverie??
      mos ishe ti ai që denoncoi shitjen e detit??mos ishte pallosh rama??
      jo mor qënje të ndyra zvaranike!
      ishte një njeri i vetëm!
      ishte myslym pashai!!
      pallosh rama e mori në dorë vetëm për të përfituar politikisht!!në dhejtor të ’12ës ishte po rama që i kërkonte salitut të rifillonte bisedimet për detin!!saliu nuk e hëngri dhe ja la pataten e nxehtë ramës në dorë!!
      a e pe se çfar bisedoi me ministrin e jashtëm gërk??
      asgjë nuk tha në publik!!na u desh ti mësojmë nga gazetat gërke!!
      kështu mor kanan k…!!
      hale qeveritare!!

  • O ti mor zotëri me një emër të gjithënjohur, por pa germën “j”, ke thënë atë që duhet thënë për brezin e viteve 80-të të shekullit të kaluar (80-të, se ata të 90-ës, veçanërisht ata më afër Jubileut ishin gjeneza e këtyre që janë sot): një brez i kulturuar dhe që e donte dijen e kulturën. Mirëpo nuk e kuptoj përse e krahason brezin e sotëm me të, kur midis dy breznive ndodhet në mes një brez njerëzor i plotë! 25 vjet mor zotëri!
    Çdo brez ka vepruar dhe vepron me ato që i ofron koha, ndaj nuk e kuptoj se ku është thelbi jopolitik i shkrimit tënd, ku je shqetësuar që në një mënyrë krejt pa vend të na kujtosh edhe tringëllimën e iPhone-it.
    Në pamje të parë, ajo çka ke shkruar duket një përçartje që është rrjedhojë errësimit të syve të tua nga dëshira e studentëve të sotëm për të protestuar. Rrekesh që t’i paraqesësh studentët si njerëz që nuk lexojnë, por që e shtyjnë kohën kafeneve. Për më tepër, ashtu si shkaras, përmes stigmatizimit të metodave që mund të përdorë në mësimdhënie ndonjë pedagog i pandërgjegjshëm (Edhe mund të ketë. S’e vësh kush dorën në zjarr për të gjithë), stigmatizon një situatë me gjasë joreale në arsimin publik, që e kemi dëgjuar të shprehur si me breshëri mitralozi nga deputetët e pozitës, kur mbronin projektligjin e arsimit të lartë në kuvend, por pa na dhënë asokohe asnjë rast konkret, për romuzet e tyre pa kripë, mu ashtu siç ndodh edhe me tregimet e përditshme që na ofron kryeministri me djem, pleq, gra e kalamaj. Pyetja që më lind duke të lexuar mor zoti Ilir Meta me “j” është se në ç’arsim është e angazhuar kjo Desdemoneidona jote, në atë publik, që na ka edukuar të gjithë ne të diplomuarit e këtij vendi (për çka jam shumë krenar dhe nuk ka shkarravitës që mund të më bëjë të ndërroj mendje), apo në atë jopublik, të cilit ligji i miratuar së fundi i dha mundësinë të bëhet si publiku, pra, – duke ndenjur brenda logjikës tënde, – të desdemoneidonizohet edhe ai, nëse sipas tej Desdemoneidona i përket arsimit publik.
    Me thënë të vërtetën more Ilir, nuk kuptohet nëse e ke më studentët që i harxhuan vezët për kryeministrin, apo me institucionet e arsimit publik. Sipas frymës me të cilën ke shkruar; pra një “tregim” mbi “qejflinjtë e kafeneve, që janë studentë të Desdemoneidonës”, nuk duket se e ke vetëm me studentët, por me sistemin arsimor (mendoj atë publik) në përgjithësi dhe nuk arrij të kuptoj përse nuk ke dalë në përfundimin se arsimin publik duhet ta mbyllim, ashtu siç duhet të kishin dalë në të njëjtin përfundim edhe të gjithë deputetët e pozitës, kur, përmes shembujsh qesharakë që jepnin kur mbronin projektligjin e arsimit, duke stigmatizuar skajshëm jo vetëm arsimin privat “që na kishte lënë peshqesh makutëria e Berishës”, por edhe atë publik, vepronin sikur po kërkonin të miratonin një ligj që i mbyllte institucionet e arsimit të lartë njëherë e mirë dhe jo t’i jepte kioskave private të arsimit të drejtën të barazoheshin me arsimin publik.
    Nga ana tjetër mor zotëri, ç’të keqe ka që të mos paguash për arsimimin në një shkollë publike? Është çështje tjetër sesi do të gjykohet kjo gjë nga opinioni, por nuk më duket se ka vend për të harxhuar kohën tënde (nëse ke ç’bën) e të shkruash budallallëqe. Apo mos vallë more zoti Meta-j e ke lidhur edhe ti gomarin tek kioskat e arsimit privat dhe lodhesh e shkruan gjoja kundër studentëve “vezëhedhës” “që rrinë kafeneve? Në fakt ky shkrim absurd është një apologji e pastër e atij ligji skandaloz që barazon Arsimin Publik, me ato kioska klientliste, ku shiten e diplomave si të ishin prasë, që ne e quajmë me emrin e bukur Arsimi Privat, pikërisht një apologji e atij ligji ndaj të cilit “buzëbotokset” e stigmatizuara prej teje kanë ngritur zërin që u del fuqishëm nga goja me të cilën gjerbin kafenë.

    • Ja ke qendisur pellazg, te lumte per komentin !

      nje komentues e ka quajtur mize nga ato qe rine ne prapanicen e kalit, por eshte me sakte qe ka gomarin te lidhur ne kioskat pivate

  • Nje analize argumentuese mjaft e arrire nga Iliri. Doza e tij e ironise e humorit e nxjerr akoma me ne pah kontrastin e asaj cfare studentet e vertete duhet te bejne dhe asj cfare pseudo studente parazite tentojne te pengojne. Pseudo studentet dhe pseudo pedagoget qe se bashku jane arsyet pse ky sistem arsimor eshte kalbur, tentojne te ruajne statu-quon e praazitizmit te tyre. Ne nje sistem arsimor europian ata ngordhin. Ke bere nje shkrim te shkelqyer Ilir Metaj dhe mendoj se ky shkrim duhet vene ne kornize dhe duhet cuar ne cdo shkolle e auditor. Disa persona qe mundohen te kundershtojne me nje gjuhe bajate dhe injoraante tregojne qe arsimi I kalbur ka bere vertete deme. Poshte sistemi ekzistues I paraziteve! Rrofte ligji I ri I arsimit eurpian!

    • @Frosin

      Kur ligjit i dalin krah analfabetët si puna jote, që ende nuk di të shkruash shqip, atij i vihet një pikëpyetje e madhe. Ka edhe presje gjuha shqipe, për të mos folur për gabimet ortografike. Po të kishe pasur fatin të kishe qenë student, do të kishe mësuar ta shkruaje si duhet shqipen.
      Çuditërisht, të gjithë analfabetët janë pro ligjit shkatërrues të arsimit të lartë publik, në të mirë kioskave të arsimit privat. Ju analfabetët jeni bërë si kontrollet punëtore të kohës së Enverit, kur njerëz që nuk dinin të shkruanin as emrin e tyre, shkonin për të kontrolluar intelektualët, të cilët me përbuzje quheshin burokratë.

  • Ne Shqiperi fajin e ka sistemi.Studentet shqiptare auditoret e te cileve Jane kafenete e bllokut dhe klubet e nates,Kane vetem emrin studente sepse nuk studiojne fare.E sa per Keta te Amerikes: 6-8 ore ne fakultete,6 ore ne pune ( e vetmja menyre e sigurimit te te ardhurave per studim),4-6 ore studim ,beni llogarite se sa kohe u ngelet per gjume.

    Une nuk e di se ku I gjejne parate femijet ,Studentet ne Shqiperi qe Berne ate jete te shthurur dhe me Kosto te larte!!!
    Dhe perfundimi? Ngaterrojne Tolstoin me DJ!!!Lume atdheu per te ardhmen qe e pret!

  • @Pellazgu!

    Pellazg I pa evoluar,
    ne ket jete gje s’ke kuptuar,
    ndoshta dhe ne abetare,
    do kesh qene I fundit fare!

    Shiko veten o mjerane,
    hallin tim, dot nuk e qane,
    dhe pse jam ne perendim,
    ndihem keq per vendin tim!

    Me vjene keq per Laberine,
    qe ja humbet krenarine,
    jeni bere si kembet e dhise,
    ortakeri e ligesise!

    Mos u fiqiros per mua,
    se jetoj ashtu si dua,
    studente femijet I kam, per bese,
    por askush nuk gjuan me veze!

    • @LABI

      O @Labi, o trap arapi,
      mëso drejtshkrimin më parë,
      pastaj shkruaj bejte leshi,
      se të kap edukatorja nga veshi.

      S’mund të hahesh me Pellazgun,
      ti more derdimen,
      kur nuk ke as 4 gram,
      që të të quajmë ty burrë tamam.

      Në moshë je i rritur vërtet ,
      por nga trutë aguridh,
      për partinë ti po shkrin jetën,
      edhe pse ta than kuletën.

      Këto bejte shumë bajate,
      mos vazhdo t’i shkruash më,
      dashuria për partinë,
      ta ka zëvendësuar trurin me munë.

  • dy vezë dhe gjithë ky llum mediatik për këta të rinj!!
    askush nuk kritikon,maksimumi bën sikur kritikon qeverinë thjesht për të bërë më të besueshme kritikën ndaj të rinjve,qeverinë!!askush nuk thot një gjë kundër saj!!sikur kjo të ishte qeveria e zvicrës,suedisë apo e finlandës(që do tu japë 600 € gjithkujt)!!
    sikur kjo qeveri të mos kishte çuar borxhin në stratosferë!sikur kjo qeveri të ecte e gjitha në këmbë dhe jo me makina të shtrenta!sikur kjo qeveri të kishte vjelur të gjitha taksat tek të pasurit dhe tu kishte dhënë mbështetje shitësave të vegjël,a bujqëve që punojnë tokën akoma si në mesjetë!!
    në vnd që të kritikojnë këtë qeveri që i ngjan asaj të sherifit të notingamit,sulmojnë këta robin hudë të vezëve!!
    ku kemi mbrritur!?ku e çuam shqipërinë!?ndryshimi i vetëm është ndryshimi i mbrojtësve të qeverisë!sulmojnë ata që sulmoheshin dje!!
    tërë ky përparim teknollogjik dhe tërë kjo prapambetje mendore!
    njerëz të shitshëm!
    njerëz të shitur për asgjë!!

  • Probleme te renda sociale te nje sistemi me organizator kryesor “mbretin” , qe i faturohen ca viktimave rinore , pikerisht qe gjuajten me veze vete “mbretin” !!!!!?????

    Kjo eshte me shume se hipokrizi , pasi ka edhe genjeshter brenda , shpifje dhe shtremberim te se vertetes tragjike te rinise shqiptare ! Kjo eshte bashkepunim ne krimin tragjik kunder vete te ardhmes se Shqiperise !

  • Gjuatja me veze simbolike kishin target Ramen, sepse eshte e pamundur te qellohet e gjithe shpurra e gazetareve qe vetofrohen per te lepire prapanica pushtetesh. Sa per komentues te se njejtes kategori nuk ja vlejne te harxhohen vezet se jane mjerane te shkretet. (Me kujtohet nje shprehje ( kohet e fundit shpesh here)

    “Nuk të vë faj, që je pa tru.
    Truri është si një lule, nuk rritet në cdo lloj ambienti…”

    • @LABI

      Po përse more enverist vazhdon me thënien “o me ne o me ata, rrugë të mesme s’ka”? As jeta jashtë Shqipërie nuk mundet t’jua ndërrojë mendjen juve kuqalashëve? Përse duhet të vijë përsëri Sali komunisti, nëse largohet Saliu i vogë “antikomunist”? Askush nuk thotë të ikë shoku Rama e të vijë shoku Berisha, por të ikë Rama që po e çon çdo ditë për dreq edhe më keq këtë vend, me politikat e tija.
      Ka sa të duash në PS që mund ta bëjnë shumë më mirë se Rama dhe shpura e tij e kalamajve këtë punë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *