Punësimi dhe shërbimet publike. Rama rendit sfidat për 2019-n

Leda Hysa

Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje nga mbledhja e qeverisë në Elbasan. Përmes një statusi në twitter, Rama shkruan se në fokus të diskutimeve ka qenë rritja e punësimit dhe sipërmarrjes vendase për vitin 2019.

Masat e reja antikorrupsion dhe rekrutimi në administratë i studentëve me mesatare 9-10, ishin disa nga pikat e diskutuara.

“Ditë diskutimi për sfidat e 2019 sektor për sektor. Në fokus rritja e punësimit dhe sipërmarrjes vendase; përmirësimi i mëtejshëm i infrastrukturës së shërbimeve publike; masat e reja Antikorrupsion dhe rekrutimi në administratë i të rinjve me 9-10”, shkruan Rama.

Kryeministri mblodhi sot në Elbasan ministrat e shkarkuar dhe ministrat e sapoemëruar.

Në takim ishin të pranishëm edhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

l.h/ dita

Share This Article
9 Comments
  • Kryeministri ka probleme me te kuptuarin.
    Supozoj qe ne dy vitet e fundit jane diplomuar 4000 studente ekselente.
    I ka qeveria 4000 vende te lira per keta studente apo keta jane prapa liste?
    Po nese jane 4000 ekselente dhe vende pune jane te themi 3000, keta 1000 qe jane teper si do seleksionohen?
    Tesera ?
    Po nese nje ekselent qe banon ne Devoll nuk gjen vend pune atje si i behet ?
    Mashtrim diletanti, si Vito Napoletani , ai shoku i Nikos qe mashtronte me rritjen e kermillit dhe te buallicave. U thoshte qe po te investoni ne rritjen e buallicave do keni sukses te madh se qumeshti i tyre eshte shume i ushqyeshem. U mori pate beratasve e kavajsve dhe cau ferren.

  • Nuk te vjen zeri o Rama. E ka fain sistemi neokomunist qe keni ngritur. ,keto 27 vite . Mos u lodh kot . , jashte deshires tende ,kujton korrupsionin e propogandon
    si hurjaip kur je ne siklet . Nuk zhduket korrupsioni me llafe o ??????..Korrupsioni zhduket kur ti hapni rruge tregut te lire ,te shkrish monopolet ,si nga opozita ashtu dhe nga ju maxhoranca., qe po i zene frymen shqiptareve te mjere ,si ne cmim te kripur ashtu edhe ne cilesi te dobet ..Cdo tregtar qe importon duhet ti japi ministrave te tu 35 % te fitimit ,.Interesant si nuk e ditke ,po na habit o urjaip…
    Je ne embargo nga BE ,prej kohesh ,thuai popullit te verteten ,e mer persiper te tregosh si KRYEM , kush eshte fajtori i vetem i kesaj katrahure . Skeni bere as edhe nje detyre shtepie , sidomos per ceshtjen e pronave , qe shkelni kushtetuten sot e 27 vite ,ju neokomunistet ,te ndare ne tre pjese ,si kor bretkocash LSI,PS dhe PD ,e ke kusht nr 1 nga BE.Nuk ka BE ,po nuk zgjidhet ceshtjen e pronave , thuaju ,tregoi shqiptareve te verteten . Nuk te ka ardhur as edhe nje firme serioze nga BE , per keto 5 vite qe je ne pushtet , ,per te investuar ne shqiperi ,pse me finte Enveriste ,do kesh rritje punesimi .. Apo me emra te trete ,si Zamir Mane me shoke ,do te rritesh punesimin ,qe i ke vene nofken miliardier ?? Eshte turp per ju o Rame ,mos i kujtoni shqiptaret budallenj e dele qorre .
    Prandaj o Rame, e ka fain sistemi .Kur ta lexosh, mos me mer inat ,sinqerisht dua te ndihmoj . .Te ka plasur muti ciper themeleve te shtetit ,nuk ka perendi o zot nene ta mbuloj ,,ne qofte se nuk e kupton ,je vetfajtor.

  • xLezoni cfare thote ky kryeminister:
    1-Rritja e punesimit dhe e sipermarrjes!
    2-Masa antikorrupsion dhe rekrutimi ne administrate i studenteve me mesatare 9-10!
    3-Permiresimi i metejshem i infrastruktures se sherbimeve publike!
    Te gjitha tema utopike,te pa mateshme,te pa kontrolluara,te pa sanksionuara ligjerisht!
    Te gjitha jane derdellitje te nje njeriu qe nuk ia ka haberin e menaxhimit te shtetit,por mbi te gjitha te nje njeriu qe jeton jashte realitetit te sotem ne Shqiperi dhe qe eshte totalisht i pa afte te zgjidhe qofte edhe nje nga keto derdellitjet e tij mashtruese!
    Ky megalloman flet i pari dhe i fundit!
    Diktator e quan ky sharlatan Enver Hoxhen,por ai per hartimin e planeve 5 vjecare,qe ndertoheshin me vepra konkrete si hidrocentrale,uzina,fabrika,kombinate,hekurudha etj,etj e jo pedonale e kende lojrash sic ben ky tani,atehere benin studime shkencore institutet e Akademise se Shkencave,Komisioni i Planit te Shtetit qe ia dergonin qeverise dhge pastaj i diskutonin nje per nje ne Byrone Politike e ne fund ne Kuvend!
    Pra nje shtet diktatorial bente keto pune te studiuara me njerez kompetente,ndersa keta kellirat sot cfare sheh ne enderr kryeministri duhet te behet vitin e ardheshem!
    Dhe sot jemi me keq se para 70 vjetesh,pervec reklames mashtruese ne qender te Tiranes!
    Do permiresojme me tej infrastrukturen e sherbimeve publike!
    Mortja qe s;te ha o mashtrues i pa pare!
    Cfare do te thote fjala “metejshem”?
    Me cfare do ta matesh kete te “metejshem” ti?
    Po pse nuk thua kryesoren ti,qe sherbimet publike ndaj popullit deri me sot jane ZERO,po ZERO me 1 milion ZERO nga prapa,se as qeveria dhe as bashkite nuk bejne pritje populli qe te degjojne dhe zgjidhin ankesat e tyre!
    Kur nuk me pret,te me degjosh cfare halli kam,kur nuk ballafaqon qytetarin me shkelesin e ligjeve dhe te korruptuarin dhe te gjithe keta duke i perballur me ligjet,atehere kujt i duhen keto mbrockullat e tua?
    Leri more i pa afte teorite me mbrockulla,por jep doreheqjen dhe shporru nga qeveria se nuk je fare,po fare ama per kryeminister!
    Te ishte ne doren time nuk te vija ty as pergjegjes te pastruesve te rrugeve e jo kryeminister!
    Shteti ka rene ne dore te nje karagjozi delirant dhe llafollog,qe mori me qafe nje popull te tere!
    Te besuam jeten e femijve tanbe more lugat dhe na bere te marrim rruget jo nga deshira,por se na e ke nxire jeten ketu ne Shqiperi!

  • Pse e beri mbledhjen ne Elbasan?
    Cfare anesh pozitive psati atje kjo mbledhje,qe as Mao Ce Duni nuk bente keshtu?
    Po shpenzimet me miliona kush i perballoi?
    Se ky thote qe nuk ka leke per te rritur pensionet,por leke per t’i bere rrush e kumbulla paska ky harbut?
    Ja ky eshte ai antikomunisti,i biri i i ish komunistit,qe pasi shan Enverin per diktator,i shperdoron milionat si sulltan diktator!
    Vetem NJERI nuk eshte ky mavri!
    E ka vdekur PS-ne prandaj asnje nga kryesia apo Asamblea nuk thote asnje fjale kunder tij!

  • Edi Rama,ke nje menyre shume te thjesht me rrit mireqenjen e familjeve shqiptare : nje per familje te punesohet ne shtet,le te zgedhin vete familjet kush ka rroge ma te nalte e te mbaje punen,te tjeret le te gjene pune ne privat. Kush ka te ardhura dytesore nga qiraja, nga bizness tjeter nuk ka perparsi per pune ne shtet ,ne cfaredo niveli..jo me 4 fullana ne pune te paguar nga taxat tona e asnje ngastudentet excellence pa te ardhura familjare..
    Jo me gjithe fare e fisi i pushtetareve me fituar poste e te tjeret pa pune.
    Ndalimi i pjesemarrjes ne ma shume se dy boarde.
    Qe edhe te tjeret te kene mundesi punesimi.
    Shtrengoj pak burrmat,o edi Rama,se kur vetem nje grusht njerezve perfiton, ti je i dobesuar…se shume kollaj populli t’i heq.

  • Me sa di une kjo inisiative e qeverise te punesoje studentet 9-10 ne administrate eshte dicka qe behet per here te pare…….por ne vend te pershendetjes “protestuesit pofesioniste” thone ..po pse se bere me pare. Uroj qe skema te punoje pa probleme e studentet e 9-10 te ndjejne qe ja vlen te sakrifikosh. Po keshtu qeveria mund te ngreje nje tjeter skeme mbeshtetje per kete kontingjent studentesh duke favorizuar bisnese qe punesojne keta studente

    • Po c”here e pare se e ka thebe qekur u ul ne kolltukun e krieministrit. Madje i beri thirrje dhe re diplomuarve jashte. Nje vrime ne uje beri se i ka vec llafe.

  • Kris,
    Kjo perzgedhje me nota nuk eshte aq e bukur sa e mendon ,eshte sikur puna e anglishtes,apo dikur e masterit jashte…vetem si te perzgedhim njerezet nga radhet tona . Se bezbelli nje student qe kryen edhe nje pune plus studimeve ,nje student qe nuk i kalon pushimet n’angli nuk ka rezultatet me 9 sikur ai qe nuk eshte i detyruar te p7noje,ka kushtet e dhomes per pune te rahatshme, ka babin e mami qe i paguajne kurse anglishte apo kurse shtese cdo here qe eshte nevoja…
    Karshi notave,duhet edhe nje koeficient social,qe tregon se shteti nuk kujdeset vetem per riprodhim te Nomenklatures,po edhe per promocionin e femijeve nga shtresat tjera..
    Pra ka fushe per reflektime e permiresime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *