Jo vetëm që nuk përmbush nevojat e studentëve, por favorizon strukturat private, e si i tillë duhet të shfuqizohet. Kjo është përgjigja e studentëve të Universitetit të Tiranës ndaj propozimeve të bëra në draftin e arsimit të lartë. Sikundër ishte paralajmëruar, studentët kanë protestuar gjatë ditës së djeshme duke kërkuar për të disatën herë nga strukturat qeveritare, që të pezullojnë draftin për reformimin e arsimit të lartë duke shpërbërë njëherësh edhe komisionin hartues. Kjo pasi propozimet e bëra cenojnë autonominë universitare, eliminojnë të drejtat e studentëve, çojnë në rritje të tarifave studimore, si dhe favorizojnë me fonde publike strukturat private të arsimit të lartë në vend. Duke iu referuar vendosjes në një garë të pabarabartë të strukturave universitare private dhe publike, studentët gjatë protestës së djeshme kanë kërkuar që të mos vijohet me përgatitjen e një raporti të dytë nga komisioni, pasi më parë duhet të studiohet situate reale në të cilën ndodhen fakultetet publike, të diskutohet me studentët dhe pedagogët mbi mundësitë e përmirësimit të tyre, e më pas të formulohet drafti me propozimet konkrete. Studentët u nisën nga Rektorati, dhe më pas marshuan para kryeministrisë, duke kërkuar që ky draft të pezullohet, pasi favorizon universitet private duke lënë në plan të dytë fakultetet publike. Protestuesit argumentuan se studentët dhe pedagogët nuk janë pyetur për realizimin e këtij drafti, i cili përshkohet nga një mendësi e cunguar.
…Drafti nuk do të pranohej as si detyrë kursi në Universitet (edhe pse pretendon të jetë raport shkencor) pasi ka mungesë totale referencash dhe bibliografie, ka formulime të paqarta dhe fakte komplet të pavërteta si: “6.3.1.5. Pagesat e studenteve. Deri tani këto pagesa kanë qenë minimale dhe si të tilla nuk janë bërë një përqindje e konsiderueshme e të ardhurave të universiteteve publike. Në të ardhmen komisioni vlerëson si të pashmangshme rritjen e kontributit të këtyre tarifave në buxhetin e Instutucioneve të arsimit të Lartë.
…“Për ne, një draft amatoresh duhet të vlerësohet për atë që është dhe të anulohet. Ky komision, i paqartë dhe i dyshimtë, duhet të vlerësohet për atë që është dhe të shpërbëhet. Ndaj i kërkojmë kryeministrit të Republikës që të anulojë draftin për reformimin e arsimit të lartë si dokumentin bazë për reformimin e sistemit. I kërkojmë po ashtu të shpërbëjë me urdhër (ashtu siç e krijoi) komisionin për hartimin e draftit. E drejta e vendimmarrjes mbi universitetin nuk është as e kryeministrit, as e një komisioni të dyshimtë dhe as e një strukture të lodhur burokratike si ajo aktuale e universiteteve publike. E drejta e vendimmarrjes i përket vetëm universitarëve (pra studentëve dhe pedagogëve).
Lajmin e plotë e lexoni sot në “DITA”, print
Leave a Comment
