Studentët ulen këmbëkryq para policisë

Dita

Pas incidentit me vezë ndaj kryeministrit, studentët nuk ndalen. Ata janë ulur këmbëkryq përballë Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe kërkojnë lirimin e shokëve dhe shoqeve të tyre.

“Kërkojmë nga policia, lirimin e tyre”, janë shprehur studentët.

Tetë studentët e shoqëruar në polici ndodhen në ambientet e Drejtorisë Vendore ku po merren në pyetje për rrethanat e ngjarjes.

Policia e Shtetit sqaroi publikun se nuk është keqtrajtuar askush prej tyre, si dhe përgënjeshtroi çdo pretendim të cilësdo partie politike që akuzon Policinë për ushtrim dhune ndaj protestuesve.

Share This Article
1 Comment
  • Asht e drejt e policise qe te arrestojne studente e ulur para policise ne shkelje te mos paraqitje dhe mos marrjen e lejes per proteste.Lirimi i dy palve studenteve qe mbeshtesin njera tjetren te perfundoj me gjobe qe ti dhembin kurrizi.Te zejne mend dhe tu drejtohen institucioneve konform ligjit per te marre te drejten e ushtrimit te protestes.Nese Policia nuk e kryen kete sa pretendoj ne koment.Do te thote se ne shqiperi vlon anarshia dhe askund shtet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *