Studentët vendosin sot për vazhdimin dhe formën e bojkotit

Leda Hysa

Rreth 50 studentë të fakultetit Ekonomik dhe Juridik kanë sfiduar të ftohtin dhe  e kanë gdhir në brenda auditoreve të Universitetit. Gjithsesi, vetëm studentët e Ekonomikut të cilët prej pak ditësh janë ngujuar brenda fakultetit kanë bërë sot një komunikim për mediat. Studentët e kanë gdhirë tërë natën dhe se e kanë pasur të vështirë për shkak të temperaturave të ulëta. Gjatë natës kanë qëndruar 50 studentë brenda fakultetit.

“Një herë të vetme mos përbaltni dëshirat tona për këtë vend. Nëse mendoni se jemi partiakë, në djall shkofshi dhe ju me to. Gjithmonë kemi besuar se arsimi është thelbi i lirisë së mendimit. Tani janari duhet të na gjente më me dinjitet, e prapë nuk jemi të përfaqësuar. Sot jemi në shkollë, në ambjente të ftohta të dimër e të ngrohta në verë. As kushtet minimale nuk kemi. Qëllimi ynë nuk ishte ndërrimi i partive, por plotësimi i të drejtave legjitime. Ne u themi këtë: në shkollë jemi 100 vetë, por mbi kokë kemi si aureolë shumicën që duan të studiojnë. Të gjithë duam mësim,” thuhej në deklaratën që lexoi një prej studenteve dhe u citua nga News24.

Lidhur me vendimin se çfarë do të bëjnë më vonë, studentët thanë që do bëjnë një mbledhje në orën 18:00 për të vendosur se me mënyrën si do të vijohet, por kjo mbetet per tu parë.

l.h/ dita

Share This Article
8 Comments
  • Ne pidhin e satuamave vafshi.Ju nuk jini student qe bllokoni mesimin,por nje grusht rruaçesh qe jini te shitur te Monika dhe Basha per nje grusht lekesh.Kush jua la universitetin juve qe beni si u doje qejfi.Universiteti eshte i te gjitheve,dhe nuk kini te drejte ti pengoni te tjeret perparimtar qe duan te mesojne.Ato kerkesa qe donin studentet,i plotesoi qeveria dhe e mori vesh i madh e i vogel,vetem ju rrugeçer nuk i pranoni.Ne djall vafshi.Ju duhet te perjashtoheni nga universiteti.Ne te gjithe vendin vazhdon mesimi rregullisht,kurse ju maskarenj te shitur kerkoni qiqra ne hell.Turp t’ju vij.Kini urrejtjen e popullit,se ai nuk ju do keshtu.T’u rrojn partite qe ju financojne.

  • ‘Deklarate zyrtare’???… Po cila zyre more jeni ju??????
    Ta dime jo per gje.

    Nuk do t’ia dije njeri per mallkimet tuaja, te dashur ‘studente’, po kujdes se nuk jua ka borxh njeri ti rrembeni kohen, mesimin dhe qetesine.

  • Kuptohet qe jane studente shqiptare,
    dine vetem te kundershtojne pa asnje ide apo ideal.
    Te kundershtosh nenkupton te shkaterrosh nje gje qe nuk
    funksionon per te ndertuar dicka tjeter thelbesisht edhe
    qe funksionon.
    Ka ndonje neri te besoje qe keta jane ne gjendje
    te ndertojne diçka positive ?
    Une jo.

  • Shoke i lexoni keta militantet e thekur! Vereni cfare elegance gjuhesore, cfare edukate e cfare leksiku te zgjedhur qe perdorin. Nuk ke ci thua tamam perfaqesues te denje te “njeriut te ri” enverist. Keta po qe i kuptojne arsyet se perse po protestohet e perse kriekaqoli po perdor cdo mjet deri edhe dhunen policore nga frika e studenteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *