Studenti transgjenik britanik Kaira Kelly (që më parë mbante emrin Tyler), 15 vjeç, ka vendosur të kryejë një transformim radikal për të lënë pas pamjen e tij si mashkull dhe të duket identik si modelja e tij e preferuar, amerikania Kim Kardashian, raporton e përditshmja “Mirror”.
Kelly përfitoi nga pushimet verore për të ndryshuar pamjen, rriti flokët dhe rimodeloi vetullat. Kur shkoi në shkollë nuk e njohu askush. “Isha shumë nervoz kur shkova në ditën e parë, por duhet ta bëja. Të gjithë më mbështetën dhe kjo më lumturoi”, thotë i riu.
Studenti rrëfen se ka luftuar me identitetin e tij gjatë pjesës më të madhe të jetës, duke e imagjinuar veten me funde dhe fustan që kur ishte 8 vjeç.
Kelly u deklaruara gay 13 vjeç por pohon se nuk e dinte nëse ishte pikërisht kjo ajo që ndjente. Sipas të riut, ishte një video e një gruaje transgjenike që tregonte historinë e saj, që e ndihmoi të kuptonte. “Studenti ka admiruar prej vitesh motrat Kardashian, prandaj vendosi të bëhej identik si ato. Tani ndjehet i lumtur me identitetin e ri dhe pozon me krenari në rrjetet sociale.


