VIDEO: Studenti irriton Macroon: Mos më thirr Manu, por zoti President!

Leda Hysa

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron po takonte disa të rinj në Paris kur njëri prej tyre iu drejtua në një mënyrë që kreut të shtetit nuk i pëlqeu aspak.

Studenti u tregua më shumë miqësor seç duhej me Macronin, duke i thërritur “Manu”.

“Ç’ kemi Manu?” ishte fraza me të cilën ju drejtua adoleshenti Macronit.

Presidenti nuk e anashkaloi këtë episod, por e qortoi të riun: “Jo, jo, nuk mund të flasësh kështu. Unë jam zoti President. Këtu je në një ceremoni zyrtare dhe duhet të sillesh mirë.

“Më vjen keq zoti Presidenti”, tha i riu i hutuar. Por Mcrron nuk isht i gatshëm t’i linte gjërat me kaq duke iu kthyer: “Mund të bësh si budalla sa të duash, por sot kemi Marsejezën, Këngën e Partizanëve, kështu që më thirr “Zoti President” ose “Zotëri”. Dakord? Kështu pra. Ndiq radhën e gjërave. Nëse kërkon të nisësh një revolucion, duhet të studiosh në fillim që të marrësh diplomë dhe të jesh në gjendje të ushqehesh vetë”.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *