Studentja i shkatërroi punën, ekonominë dhe martesën pedagodes

Dita

Një studente e djallëzuar ka shkatërruar jetën e pedagoges së saj dhe gjykata e dënoi me dy vite burg. Elisa Bianco nga Britania, shkatërroi karrierën, ekonominë dhe martësën e 49­vjeçares. E gjitha nisi kur Sally Retallack, nënë e katër fëmijëve, u caktua si pedagoge kujdestare në klasën e Elisës. Elisa në fillim e mashtoi atë duke i thënë që prindërit i kishte të alkolizuar dhe se nëna e dhunonte. Sally e besoi dhe nga dëshira e mirë për ta ndihmuar vendosi të kujdesej për të. Ajo e mori në shtëpinë e saj duke e trajtuar me dashuri së bashku me pjestarët e tjerë të familjes.

Pasi vajza 22­vjeçare qëndroi një javë në shtëpinë e pedagogës, u largua… por pas tre javësh ajo kthehet sërish duke sajuar një sëmundje që do t’i merte jetën për tre muaj. Ajo i tha Sallyt se kishte tumor në veshka dhe mjekët i kishin dhënë vetëm tre muaj kohë. Pas kësaj nëna e katër fëmijëve e merr në shtëpi dhe kujdeset për çdo gjë. Ato u bënë shumë të afërta me njëra­tjetrën, aq sa Elisa e thërristë atë “mami”. Ndërkohë që Elisa i thoshte që do të shkonte në spital për tu trajtuar, sërish e gënjente dhe gjatë orëve që supozohej të ishtë në spital ajo ulej në kafene.

Madje Elsia i kishte kërkuar edhe t’i plotësontë ‘dëshirat e fundit’, duke bërë një listë që përfshinte gjëra nga më të shtrenjtat madje edhe një udhëtim. “Mami” i saj i organizoj asaj një festë lamtumire duke ia plotësuar dëshirat që kishte.elisa

Por shpifjet dhe qëllimet e këqija të Elises nuk mbaruan këtu. Ajo thuri një tjetër plan për ta ndarë pedagogen e saj nga bashkëshorti duke futur xhelozi mes tyre. Ata i dhanë fund martesës së tyre, pasi në sytë e bashkëshortit të saj roli si nënë dhe si bashkëshorte ishte vënë në dyshim nga rritja e ndjeshme e nevojave fizike, financiare dhe emocionale të Elisës. Por disa javë më vonë, ndërsa vajza supozohej se ishte duke u trajtuar në spital, Sally shkon t’i bëjë një vizitë surprizë. Por e suprizuara mbeti po ajo kur mjekët i thanë që vajza nuk është trajtuar asnjëherë në këtë spital dhe as nuk vuante nga ndonjë sëmundje vdekjeprurëse.

Pasi zbuloj mashtrimet e Elisës, Sally e denoncoi në polici duke e çuar çështjen në gjykatë. Pas daljes para trupit gjykues Elisa i pranoi akuzat dhe gjykatësi tha: “Është një rast i çuditshëm dhe shumë shqetësues.Ti, në mënyrë të pashpirt, ke manipuluar emocionet më të thella të zonjës Retallack. Nuk ka dënim që e kompenson këtë”. Sipas ‘dayli Mail’, gjykata vendosi që Elisa duhej të dënohej me dy vite burg për këtë mashtrim. Ndërkohë që Sally u shpreh: “Fillimisht mendova se ishte një njeri pozitiv dhe mendjehapur. E gjithë familja ime ndjente keqardhje për të dhe e mirëpritëm. Kisha një familje të mirë dhe të lidhur ngushtë. Tani nuk kam as karrierë, as punë dhe as burrë”. Sally tani është shpërngulur në Paris për të rindërtuar edhe një herë jetën e saj nga fillimi pas kësaj goditjeje të fortë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *