Studentja irlandeze nuk njeh Kryeministrin, ja çfarë i punon në restorant

Gazeta Dita

Një studente irlandeze në Çikago ka treguar sikletin e përjetuar pasi nuk kishte njohur Kryeministrin e vendit të saj ndërsa i shërbente në restorantin ku punonte.

Emma Kelly nga Dublini, i kërkoi Leo Varadkar dhe shokut të tij të prisnin në bar për 20 minuta mbrëmjen e së dielës.

“Ata donin të uleshin jashtë kështu që u thashë se do të prisnin”.

Ajo tha se i kishte pyetur atë nëse ishin irlandezë, para se ta akomodonte në një “tryezë të vogël”.

Pasi një mike i vuri në dukje se kush ishte, Kelly njoftoi në Twitter për takimin rastësor, duke shkruar: “Sinqerisht, çfarë është e gabuar tek unë?”

20-vjeçarja, e cila është në SHBA me një vizë studimi të posaçëm për verën, tha se ndihej “shumë e zënë ngushtë” nga episodi dhe kërkoi falje përpara se ta ulte kryeministrin irlandez dhe shoqëruesin e tij në një tjetër tryezë të madhe.

“Ai ishte me të vërtetë i këndshëm dhe nuk u revoltua nga fakti se nuk e njohëm. Kështu mendoj”.

Share This Article
1 Comment
  • ““Ai ishte me të vërtetë i këndshëm dhe nuk u revoltua nga fakti se nuk e njohëm. Kështu mendoj”.
    gjithnjë kam menduar se vetëm shqiptarët kanë ndjenjën e inferioritetit ndaj politikanëve,por qënkan dhe irlandezët,në këtë rast kjo vajzë!
    titulli idiot i gazekarucit”Studentja irlandeze nuk njeh Kryeministrin, ja çfarë i punon në restorant”të bën të kujtosh se kjo i paska bërë namin,por në fakt kjo e paska trajtuar si një njeri normal,si një klient të çfardoshëm!!
    dhe në fakt kështu duhet të jetë!!kryeministri nuk ka asnjë të drejtë më shumë se çdo klient tjetër i një bari apo restoranti!!ai kur nuk është në detyrë,është një njeri i thjeshtë si të gjithë!aui duhet të mbajë rradhën si të gjithë njerzit e tjerë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *