Studimi i Forumit Ekonomik Botëror dhe shkollës Oxford Martin: “Nuk ka të bëjë me heqjen plotësisht të biftekëve apo hamburgerëve, alternativat ekzistojnë”
Konsumi i mishit të kuq mund të zvogëlojë me 5% vdekshmërinë e parandalueshme, e cila lidhet me ushqimin në vendet më të pasura, duke zbritur me 2.4% në pjesën tjetër të botës. Kjo sipas studimit të realizuar nga Forumi Ekonomik Botëror dhe shkolla Oxford Martin. “Nuk bëhet fjalë për braktisjen tërësisht të biftekëve apo hamburgerëve të viçit – nënvizon studimi. – Industritë që përpunojnë mishin e viçit dhe prodhimet e qumështit janë jashtëzakonisht të rëndësishme për zinxhirin e furnizimit dhe për mbarështimin e kafshëve. Vlerësohet se ato ofrojnë punë dhe mjete jetese për miliarda njerëz në botë”.
Dhe akoma: “Sfidë është ndërhyrja mbi shtimin e konsumit të mishit të kuq, i cili është duke u rritur në fakt pa nevojën reale ndaj kujt i përgjigjet, dhe kjo nuk është e mirë për shëndetin dhe mjedisin“.
Alternativat e mishit të kuq, sipas ekspertëve, ekzistojnë. Dhe kjo sfidë do të jetë një nga temat në qendër të Forumit Ekonomik Botëror, i planifikuar mes datave 22 dhe 25 janar në Davos. Sipas Forumit Ekonomik Botëror, “mishi i derrit dhe pulat janë burime të shkëlqyera alternative të proteinave, të cilat prodhojnë më pak emetime të gazrave serrë në mjedis, por që do të reduktonin vdekshmërinë vetëm me 0.5-1%. Frutat me lëkurë, insektet dhe soja mund të zvogëlojë vdekjen mes 1% dhe 2.5%” – thekson studimi.
Alternativat më të mira për shëndetin në tryezë janë fasulet, bizelet dhe mikoproteinat (ushqyes që derivojnë nga kërpudhat), të cilat mund të reduktojnë vdekshmërinë e sëmundjeve të parashikueshme me 5-7%. Kjo për shkak se ato kanë një përmbajtje të lartë të fibrave, si dhe shumë proteina: “në këtë mënyrë ato sigurojnë ushqimin e nevojshëm për trupin dhe kompensojnë disa regjime dietike në të cilat ky lloj ushqimi është i pakët“.
Objektivi i Forumit Ekonomik Botëror është të tregojë se është mundësia të prodhohet ushqim i mjaftueshëm për dhjetë miliardë njerëz në mbarë botën dhe të përmirësohet shëndeti edhe pa eliminimin total të mishit, por vetëm nëse përdorim produkte inovative dhe të balancuara.
burimi: http://www.today.it
Përgatiri L.Veizi/ DITA

Keto te dhenat e Forumit ekonomik boteror jane pordhe me rigon. Behet fjale per mishin e kuq te lopeve te mbajtura ne stalla pa levizur dhe te ushqyera me hormone. Ai eshte mish I demshem dhe I keshilluar te hahet sa me pak. Mishi I lopes apo I vicit I rritur ne natyre dhe I ushqyer me bar eshte I pazevendesueshem. Pordhet e lopeve nuk e mbysin atmosferen e tokes, por industrializimi, si qymyri, Bankers Petroleum dhe ,.,plerat e Ramutit
Te mendosh cfare prodhojne shtetet industriale, ndotjen, armatimet, lufterat, dhe tja vesh fajin pordhes se lopeve kjo kerkon vetem naïve. Problemi eshte vrasja e fermave te vogla, si kjo qe po ndodh ne Shqiperi ku dhe mandarinat, dhe domatet, dhe mishi I kuq vijne nga Maqedonia dhe po vrasin prodhimet e fshatareve. Ketu hyn roli I politikes se shtetit qe I hap kufirn Maqedonise per te vrare prodhimin vendas.
Kete favor jetegjatesie e gezojne vetem fukarenjet te cilet nuk mbushin asnji dite barkun me buke pa le me mish te kuq.
Do te vije dita evolucionite qe fukarenjet te mbijetojne ndersa barkderret te “ngordhin” nga mishi i kuq.Ndaj kujtoni te siguronin kumonen e vajtimit nen tingujt dritheruese me tang…. Tang ne percjelljen e tyre ne boten tjeter.Nji mrekulli kjo si falli me pasula.