Studim/ Truri ndizet kur kupton fjalët

Dita

Sipas një vëzhgimi të përshkruar nga revista shkencore “Current Biology”, truri ndizet në momentin e parë që arrin të kuptojë një frazë.

Ky studim ka mundësuar për herë të parë vëzhgimin e sinjalit cerebral që lidhet me të kuptuarin. Sinjali mund të ndihmojë në kuptimin e zhvillimit të gjuhës si dhe të individualizojë sinjale të hershme të demencës.

Studiuesit e shkollës “Trinity College” në Dublin dhe të Universitetit amerikan të “Rochester”, kanë konstatuar se sinjali nuk shfaqet kur një individ nuk e kupton një frazë, ose kur nuk është i vëmendshëm ndaj folësit.

Gjatë një dite çdo njeri shkëmben mesatarisht  120-200 fjalë në minutë, dhe truri jonë evolon në atë mënyrë që të kuptojë përmbajtjen e çdo fjale brenda një konteksti të caktuar.

Autorët e kërkimit regjistruan aktivitetin cerebral të vullnetarëve ndërkohë që dëgjonin libra audio, me një elektroencefalogramë. Në këtë mënyrë u hasën me sinjalin që lidhet me kuptimin e një fraze.

Ed Lalor, autori kryesor i këtij studimi, thotë se: “Ky vëzhgim ka shumë aplikime. Nga studimet mbi zhvillimin e gjuhës tek fëmijët deri tek kërkimet mbi personat në gjendje pavetëdije,si dhe tek të moshuarit të prekur nga demenca. Megjithatë do të duhen studime të tjera për të kuptuar në thellësi se si truri e përpunon kuptimin e një fraze, dhe sa shumë ndryshon ky proces më mënyrën se si operon një kompjuter”, përfundoi ai.

s.a/dita

 

Share This Article
2 Comments
  • Artikull shikencor i bukur.
    E ka fjalen per njerez te civilizuar,te edukuar dhe me kulture te gjere.
    Por tek shqipot truni ndezet ma shume kur nuk e kupton se cfare thote dhe i ktheht.Me mu e ke zotrrote.A din se cfare te baj.Te ngrije buzeqeshjen ne buze.Ja’u baj ftyren ma te zeze se shtroja e kepuces.
    E gjeni dot se kush asht.Ndaj jemi me dritevitelarg pranimit ne BE.E si puna e keti zotrrotes ka me shumice ne vend qe te marrin gjak ne vetull vetem e vetem.Pse me shikon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *